LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshillat dhe trendet e këtij viti

6 Janar 2017, 15:40, Lifestyle CNA

Konsideroni këtë listë me trendet e bukurisë për vitin e ardhshëm?

Pinterest është një burim që na rikthen në frymëzim të stilit, receta të shëndetshme, stërvitje për trup të ëprsosur etj. Këtë vit kemi parë shumë gjëra të reja të ofruara nga Pinterest, por tashmë ky është në kërkim të të rejave më të fundit për vitin 2017. Konkretisht, do të përshkruhen trendet që janë në rritje për vitin e ardhshëm.

Pra, çfarë do të jetë më e njohur për vitin 2017? E pra, sigurisht vetullat janë në krye të listës. Por, në vend të tutorialeve që tregojnë si të mbushni harqet me grim, femrat do të jenë në gjendje të shpëtojnë përmes zgjidhjes gjysmë të përhershme të vetullave përmes teknikës ?mikroblading?. Dhe, balajazhi ende do të jetë një term i shumë kërkuar në Pinterest, por që vitin e ardhshëm do të vjen me një ton apo nuancë gri dhe kombinim i hirit dhe bezhë. Shihni më poshtë tendencat e fundit të bukurisë në listën e Pinterest.

Trajtimi i vetullave me teknikën ?microblading?

Nëse keni menduar se trendi i vetullave do të zhduket në vitin e ardhshëm, atëherë mendoni sërish. Kjo foto tregon rezultatet e teknikës ?microblading?, që paraqet një trajtim gjysmë të përhershëm për plotësimin dhe formësimin e vetullave me pamje sa më natyrale.

Shall për flokë

Nëse flokët tuaja thjeshtë nuk mund t?i rregulloni, lidhni me ndonjë shall për flokë. Pinterest parashikon se ky stilim flokësh do të jetë shumë i popullarizuar gjatë vitit 2017.

Ngjyrues për buzë dhe faqe

Ngjyrat për buzë janë në rritje si një trend bukurie, por femrat janë gjtihashtu të interesuara për produkte të bëra në kushte shtëpiake. Sipas Pinterest, mbi 2 milion përdorues kanë ruajtur fotografi me produkte të përfituara në shtëpi për ngjyrosje të buzëve dhe faqeve.

Koloreflokësh  ngjyrë gri dhe bezhë

Viti 2016 kishte të bëjë me nuancat metalike të majave të flokëve dhe koloret, ndërsa për vitin e ardhshëm, Pinterest parashikon se do të vijë një kombinim apo verzion i dy përzierjeve në një nuancë gri dhe bezhë, një trend klasik i ngjyrosjes së flokëve.

Thonj kromi

Fotot e paraqitura në Pinterest tregojnë se sa të mrekullueshëm mund të duken thonjtë tuaj në ngjyrë kromi. Ky lloj manikyri me reflektim do të zëvendësojë trendin në vitin 2017, në bazë të Pinterest.

Maskë fytyre prej qymyr druri

Në Pinterest gjërat që bëhen në kushte shtëpiake kanë prioritet të madh. Pavarsisht nëse është maskë fytyre apo jo, përdoruesit pëlqejnë të kursejnë kohë për receta bukurie. Qymyr druri është një përbërës në trendin e bukurisë dhe vitin e ardhshëm do të jetë shumë i popullarizuar. Pluhuri i tij është shumë i mirë në thithjen e yndyrës së tepërt në llojin e lëkurës që është e prirur për akne. Fotoja në vazhdim përmban një përzierje prej baltës bentonite, qymyr druri dhe çaj jeshil Matcha.

Grimi i syve ?Cut-crease?

Ky lloj grimi ka filluar të bëjë bujë në Instagram. Dhe, tani ka shumë tutoriale që janë të paraqitura në Pinterest. Ky lloj grimi nënkupton konturim të kapakëve të syrit dhe definim të plotë të tij./femra.net/

Lajmet e fundit nga