LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kaba dhe Dylgjeri sulmojnë Ngjelën me porosi të Ilir Metës ?

6 Janar 2017, 13:06, Aktualitet CNA

Këshilltari i Ilir Metës, Dritan Kaba dhe publicisti Ylli Dylgjeri, i cili njihet si njeri pranë LSI-së, kanë sulmuar dje përmes postimeve në rrjetet sociale avokatin Spartak Ngjela.

Ky i fundit, në artikulimet e tij të shpeshta kërkon arrestimin e disa politikanëve të korruptuar, por në veçanti kërkon prangosjen e Ilir Metës. Kaba dhe Dylgjeri kanë reaguar thuajse në të njëjtën kohë dhe reagimi i tyre është gati i njëjtë.

Kaba tregohet i ashpër me Ngjelën, ndërsa Dylgjeri ironik.

Duket se Meta nuk po duron më lajmet për arrestimin e tij dhe përdor në rrjetet sociale miqtë dhe punëtorët e tij.

Kreu i Kuvendit nuk ka profil zyrtar në rrjetet sociale, ndoshta i vetmi nga politikanët me peshë ne Botë. Kjo sepse ka frikë nga reagimi popullor dhe zgjedh të teknika të krijuar një ekuilibër në rrjetet sociale.

Më poshtë qëndrimet e Dritan Kabës dhe Ylli Dylgjerit

KABA- KORRI I SORRAVE TE SOROSIT KERKON ARRESTIME
Avokati qesharakt Ngjela, ky megafon i ndryshkur i reformes sorosiane ne drejtesi, e cila u permbyt nga ujerat e Venecias kerkon publikisht arrestimin e politikaneve.kaba-tahiri
Ate qe nuk e arriten dot nepermjet manovrave te turpshme per kapjen e sistemit te drejtesise, korri i sorrave, e kerkon me deklarata boshe te interpretuara nga ky bufon
Avokati sorosian,, kerkon arrestimin e poltikaneve qe nuk e kane honepsur asnjehere Sorosin dhe as i jane lepire duke bere, here kodoshin, here sherbetorin, here kurven me pagese, here kllounin e oborrit te tij.
Te trembur deri ne fobi te frikshme nga ardhja e Presidentit Trump ne krye te SHBA, kane lajthitur deri ne ate derexhe sa te nxjerrin mallin e kohes se prinderve te tyre kriminele duke kerkuar arrestime publike.
Kjo furtune sorosiane, ne gote, do vazhdoje edhe pak dite.
Sakte edhe 15 dite, epoka e tyre perfundon.
Ne 20 janar nuk do kene me gjoja shoqeri civile te paguara nga parate qe Sorosi i vjedh Shqiperise nga borxhi i saj i jashtem.
Ne 20 janar nuk do te kete me financime te grupeve sorosiane nga USAID, qe me ato para bejne orgjite e tyre poltike, jo vetem, dhe paguajne keta mendjepjerdhur.
Sondazhet e paguara nuk ju bejne me pune.
Kjo amalgame parazitesh, te paaftesh, hajdutesh dhe laviresh do marre fund me 20 janar.
Dielli i tyre ka filluar te perendoje.
SUKSESE NE JETE!

Dylgjeri- Thirrje Zyrës Operacionale
-Avokat Ngjelës duhet ti vini zinxhirë!

dylgjeri-meta-kabaPo rrëshket çdo ditë Avokati, O Zyra e emergjencave!!! Koha shkon drejt zeros, e Taku shkon drejt minusit.
Sot rrëshkitja ishte e madhe:
Të arrestohet Sali Berisha e Ilir Meta me gjithë tabor- na thotë sot!!! E shikoni sa rëndë është? S’kam dëgjuar avokat profesionist që të kërkojë arrestime! Vetëm Taku kërkon pranga. Vdes për arrestime. E ka marre malli.
Ish kryetari i Kavajës Rroshi akuzohet për përdhunime në grup, Avokat Ngjela kërkon arrestime në grup!
E shikoni ç’thotë anglosaksoni mo? S’pyet saksoni për zyra e Vettingje. Po s’të arrestoi SPAKU, të arreston SPARTAKU!
Arrestime në tabor- thotë! Nuk njeh lloj tjetër arrestimi. I do arrestimet si në kohën e xhaxhit Enver, kur i futi Babë, bir e birë, e çkishte kjo rracë që i la nja 20-te vite fakir.
Ndaj them, se Avokatit duhet ti vini zinxhir. Zinxhir jo për rrota.Taku tani do zinxhir për këmbët.
Taku prap po rrëshket.

Lajmet e fundit nga