LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Mero Baze/Blushi-Hafizi dhe financimi i partisë

5 Janar 2017, 19:12, Aktualitet CNA

Mimoza Hafizi është një zonjë që e respektoj shumë dhe më është dukur edhe më simpatike, kur u konfliktua me partinë e saj. Ishte e vetmja që besoja që ndjehej e fyer në një parti, ku Shkodrën më shumë se një akademike, e përfaqësonte Tom Doshi, dhe ku idetë për reforma vinin më shumë nga rrethe biznesi dhe klienteliste të pushtetit, se sa nga ide brenda partisë.

Por sot mu dhimbs kur doli të justifikonte transparencën e partisë së re të Blushit, duke thënë se sallën tek hotel Plaza e ka marrë 50 euro.

Mimoza ka fatin të jetë një akademike e pasur. Burri i saj është një nga biznesmenët e mëdhenj të Shqipërisë, nga ata profesionistët e vjetër, që i ka fituar paratë me biznesin e kompanisë së tij. Ajo vetë nuk ka nevojë të financohet nga askush. I mjaftojnë dhe teprojnë të sajat.

Ndaj dua t?i sqaroj disa gjëra, para se të nxitohet e të bëjë deklarata naive, të cilat nuk e nderojnë.

Blushi nuk është as tipi i saj, dhe i ngjashëm në fatin e saj për paratë. Blushi është një nga politikanët tipikë shqiptarë, që ka hyrë në politikë për t?u pasuruar. Kush e njeh nga afër, e ka të dëgjuar dhe nga veshët e tij, këtë objektiv. Ai ka qenë një nga ministrat e korruptuar të Fatos Nanos, nga ata që zvogëlonin 2 cm dhe bankat e shkollës në tendera, që t?u dilte pjesa e vet. Është autori i skandalit të dështimit të kartave të identitetit, skandal që çoi në anulimin e tenderit në minutat e fundit, në vitin 2004, dhe u pasua nga disa dorëheqje të rëndësishme në Ministrinë  e tij. Personazhet janë gjallë.

Bashkëjetesa e tij me Edi Ramën ishte një kohë e humbur për të, në pritje të një shansi të ri. Ne e kemi më të lehtë të pranojmë oponencën e Ben Blushit, opozitarizmin e tij kundër Ramës, por jo iluzionin që kemi përballë një politikan të ri. Blushi është ndër më të vjetërit e korruptuar të këtj sistemi, në moshë dhe në karrierë. Nëse vlen, ai vlen si opozitar, por jo si qelibar. Vlen si Ridvan Bodja, si Ed Halimi, si Lul Basha apo Genc Pollo, ndonjëherë dhe si Ilir Meta, të cilët janë në opozitë me këtë qeveri, por jo se janë politikanë të rinj, apo frymë e re në politikë.

Nga ana tjetër, kur flet për çmime sallash dhe konferencash në Tiranë, apo çmime mitingjesh, nuk ka nevojë të sillesh si agjente marketingu. Çmimet janë publike. Ato i gjen duke i rënë një telefoni dhe i shënon në një letër. Tek ?Plaza? nuk ka sallë 50 euro. Nëse Blushi e ka marrë një sallë 50 euro, ky është nëj akt më i rëndë se sa ta kishte paguar 1000 mijë euro. Kjo na tregon financuesit jo të deklaruar të Blushit, dhe nuk është mirë të bëhet, pasi mund t?u prishë punë dhe atyre.

Mbaj mend disa vite më parë, një ekip i ?Daily Mail? zbarkoi në Tiranë duke ndjekur pas Cherie Blair-in, e cila kishte marrë një çarter privat për t?u takuar me Liri Berishën, e shoqëruar nga Rezart Taçi. Isha me ta në ?Sheraton? dhe më pyetën sa ka kushtuar çarteri. Nuk kisha si ta dija, por u tregova fotografinë e çarterit. Për dy minuta panë markën e avionit, morën në telefon agjensinë që i jep me qera dhe i kërkuan një çarter me destinacion Londër- Tiranë- Prishtinë- Londër, për një javë.

-260 mijë paund, i tha agjensia! Pas pak lajmi ishte online, se Cherie Blair kishte marrë një çarter 260 mijë paund, paguar nga një biznesmen kontravers, mik i Liri Berishës. Nuk u duhej asnjë verifikim tjetër. Ky është parimi i çmimit publik dhe çmimit klientelist për politikanin. Ai duhet të paguajë faturën që paguan publiku. Biletat falas, sallat falas, katet falas, zyrat falas, janë korrupsion.

Blushi nuk mbrohet dot duke thënë që i japin salla pa lekë, karburant pa lekë, kate ndërtesash pa lekë, dhe duke shpikur kuotapagues leninistë, që mbajnë partinë.

Është më mirë mos të diskutojmë fare për këtë çështje dhe ta marrim Blushin ashtu si e njohim Blushin, të etur për para, pushtet dhe fotografi të menduara para kopertinave. Mjafton që ai t?ia dalë dhe të mundë Edi Ramën, pa do t?ia falim këto krahët fallso të engjëllit. Do t?ia falim mes të tjerash edhe se Edi Rama, Ilir Meta, Lulzim Basha e të tjerë, janë brenda një sistemi të korruptuar, dhe ai, nuk ka si ia del ndryshe. Le t?i mundë si luftë brenda llojit, dhe do t?ia njohim si meritë, pasi disa i ka pasur shokë banke, disa shokë lagjeje e disa shokë partie, dhe ka ndarë para me të gjithë. Së paku ata e dinë. Kështu që nuk ka nevojë që në përpjekje për t?u dukur ai i mirë, të bëjë të duket qesharake dhe një zonjë serioze si Hafizi. Të paktën të ngelet një i saktë në atë parti.

Lajmet e fundit nga