LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Horoskopi Kinez/Ja cfare thote per Gjelin

5 Janar 2017, 19:26, Lifestyle CNA

Viti i ri kinez po afron. Tashmë e dini se bashkë me të njihemi dhe me Horoskopin Kinez, i cili përbëhet nga 12 kafshë. 2017 është viti i Gjelit të Kuq të Zjarrit, që nis më 28 janar 2017 dhe përfundon më 15 shkurt 2018.

Ky është viti i 4714 sipas kalendarit hënor kinez.

Sipas astrologjisë kineze fati i njeriut parashikohet bazuar në 4 shtylla dhe 8 hieroglife. Kjo do të thotë se fati i njeriut parashikohet bazuar në ditën e lindjes, orën, muajin dhe vitin. Njerëz që i përkasin të njejtës shenjë horoskopi mund të kenë fate të ndryshme, sepse gjithçka varet nga ora e lindjes. Fati i Gjelit sipas orës së lindjes

Në shenjën e Gjelit përfshihen të lindurit në vitet 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Elementet fatsjellës për Gjelin

Ngjyrat: e artë, kafe dhe e verdhë

Numrat: 5; 7 dhe 8

Lulet: Gladiolat

Muajt: Shkurt, Maj dhe Nëntor

Elementet ters për Gjelin

Ngjyrat: E kuqja Numrat: 1;3 dhe 9

Muajt: Mars, Shtator dhe Dhjetor

Përputhja dashurore e Gjelit me shenjat e tjera

Çdo shenjë e zodiakut kinez ka tipare të veçanta. Përsa i përket përputhjes dashurore të kësaj shenje me shenjat e tjera këto tipare ose tërhiqen dhe krijojnë një çift të lumtur, ose ndahen dhe nuk ka mundësi lidhjeje.

Gjeli përputhet me: Kaun dhe Gjarprin

Nuk përputhet me: Miun, Lepurin, Kalin dhe Derrin

Gjeli sipas astrologjisë kineze

Astrologjia kineze thotë se në varësi të vitit të lindjes karakteristikat e Gjelit ndryshojnë. Kjo për shkak të llojit të shenjës së Gjelit. Sipas kësaj astrologjie ekzistojnë 5 lloje Gjelash me karaktetika të ndryshme.

Gjeli i Drurit

Në këtë lloj të shenjës përfshihen ata që kanë lindur në vitet 1945 dhe 2005. Ndër karakteristikat e këtyre gjelave thuhet se janë energjikë, me vetëbesim, të qetë por disi të paqëndrueshëm.

Gjeli i Zjarrit

Këtu përfshihen të lindurit në vitet 1957,2017. Karakteristikat më të spikatura të këtij lloji gjeli janë besa, shumë të përgjegjshëm kryesisht në punë.

Gjeli i Tokës

Përfshin personat e shenjës së Gjelit të lindur në vitet 1909 dhe 1969. Ata janë njerëz të dashur, bujarë, të besës dhe mjaft popullorë me miqtë.

Gjeli i Artë

Bëjnë pjesë në këtë grup gjelat e lindur në vitet 1921, 1981. Astrologjia kineze thotë se ata janë këmbëngulës, shumë punëtorë dhe të dashur.

Gjeli i Ujit

Ky është grupi i fundit i llojeve të gjelave dhe në të përfshihen të lindurit në vitet 1933 dhe 1993. Karakteristikat e tyre janë të zgjuar, zemërmirë dhe të shkathët

Persona të shquar të shenjës së Gjelit

Aktori hollivudian Mathew McConaughey (1969);Aktorja dhe këngëtarja Jennifer Lopez (1969); Aktorja Natalie Portman (1981); Wang Fay këngëtare kineze (1969); Fan Bingbing aktore kineze (1981) dhe këngëtarja shqiptare Elhaida Dani (1993)

Motoja e vitit të Gjelit: Punoni shumë, me durim për të arritur qëllimet !

Këshillë:Elementi bazë i vitit të Gjelit është e Kuqja, ndaj mos e përdorni atë në veshje apo aksesorë. Shmangni përdorimin e gurëve të çmuar të kuq si rubini dhe topazi i kuq. Përdorni ngjyrat e tokës si ngjyrëkafe dhe të verdhë, të cilat sjellin fat.

Parashikimi: Viti i Gjelit do të jetë i mbarë për karrierën, të ardhurat dhe investimet. Beqarët do të gjejnë njeriun e duhur. Të martuarit mund të shtohen me fëmijë.

Viti i Gjelit për të gjitha shenjat

I mrekullueshëm për: Gjarprin, Demin dhe Gjelin

I mirë për: Miun dhe Tigrin

I pranueshëm për: Delen, Derrin dhe Majmunin

As i mirë dhe as i keq për: Lepurin, Kalin dhe Qenin

MIU në vitin e Gjelit (1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008)

Parashikimi: Progres në çdo fushë të jetës!

Këshillë: Puno pa u lodhur, qëndro pranë njerëzve të dashur dhe përkushtoju gjërave që të pëlqejnë!

Dashuria

Ndjeshmëria e lartë ju ndihmon për një lidhjeje të re intime, apo një miqësie të bukur. Beqarët që kanë lidhje online do të gjejnë lehtësisht partner. Çiftet do të forcojnë lidhjen, ndoshta me martesë.

Karriera

Miu do të jetë shumë ambicioz. Rritet llogaria bankare. Mos i zhgënjeni punëdhënësit dhe ruani marrëdhëniet e mira me kolegët.

Lajmet e fundit nga