Connect with Us

Horoskopi e enjte 5 janar

Aktualitet

Horoskopi e enjte 5 janar

Publikuar

-

DASHI21. mars – 20. prill

Dite e mbushur me ngjyra te shumëllojshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi te cilat do iu nxitin ta dashuroni akoma me tepër jetën. Beqaret do ndihmohen nga Venusi dhe mund te gjejnë persona vërtet interesante. Ne planin financiar do keni vështirësi te vogla, por qe do kalojnë shpejt.

DEMI21. prill – 21. maj

Nëse jeni ne një lidhje duhet patjetër te qartësoni sa me pare idetë qe keni ne koke ne mënyrë qe te ndiheni me te qete. Beqareve do iu rrahe zemra shume fort për një person te cilin sapo e kane njohur. Mire është t’ia shprehin pëlqimin, por jo te hedhin hapa te nxituara. Ne planin financiar nuk duhet kurrsesi te ndërmerrni rreziqe sepse mund te mbeteni pa para./p>

BINJAKET22. maj – 21. qershor

Sot do jeni shume bashkëpunues me partnerin tuaj dhe marrëdhënia me te ka për te qene e jashtëzakonshme. Do ndiheni si neper ëndrra ne disa momente. Beqaret do i zgjidhin një e nga një te gjitha konfliktet qe kane pasur ne pune dhe do ndihen gati tashme te mendojnë edhe për dashurinë. Sot do ketë disa njohje. Ne planin financiar duhet ende te tregoheni tejet te matur.

GAFORRJA22. qershor – 22. korrik

Sot mund te bëhen plane për martese ose për fëmijë për ju te dashuruarit. Ne çdo moment keni për te përjetuar emocione dhe kënaqësi te forta. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Beqaret do preferojnë te joshin dhe te flirtojnë, por jo te hedhin hapa me tej. Financat nuk do jene aspak ne gjendjen me te mire kështu qe ne disa momente mund te gjendeni edhe ne vështirësi.

LUANI23. korrik – 22. gusht

Dialogu dhe mirëkuptimi do mbizotërojë gjate gjithë kësaj jave ne jetën tuaj ne çift. Nuk do keni asnjë lloj debati me partnerin, përkundrazi mund te kaloni edhe me shume momente pasionante. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe do realizojnë disa takime interesante. Për një buxhet me te mire duhet t’ua vini veshin me shume këshillave qe do iu jepen.

VIRGJERESHA23. gusht – 23. shtator

Dite shume normale do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do përjetojnë emocione te forta, por te paktën nuk do kenë debate apo zënka qe t’i mërzitin. Beqaret nuk do jene te gjithë me fat dhe disa mund te vazhdojnë te mbeten te vetmuar. Për menaxhimin e financave duhet t’ua vini veshim me shume këshillave te familjareve dhe miqve te ngushte.

PESHORJA24. shtator – 23. tetor

Plutoni do ketë ndikim shume te madh sot tej jeta juaj ne çift. Çiftet qe kane kohe qe debatojnë dhe nuk kuptohen mund te mendojnë edhe për një ndarje përfundimtare. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe jeta ka për t’iu ndryshuar njëherë e mire. Edhe ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj. Mund t’ia lejoni vetes edhe disa shpenzime me tepër.

LEXO EDHE:  Horoskopi 18 Maj 2016
AKREPI24. tetor – 22. nëntor

Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne disa momente do mundoheni edhe ta kontrolloni atë. Ky do jete një gabim i madh i cili do e acaroje edhe me tepër atmosferën. Beqaret nuk do preferojnë te bëjnë ndryshime te statusit dhe do i refuzojnë ftesat. Financat do i keni me tepër kujdes dhe nuk do ndodhe asnjë tronditje.

SHIGJETARI23. nëntor – 21. dhjetor

Do jeni shume te përgjegjshëm sot ju te dashuruarit dhe do i zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe iu kishin dale me herët. Ne mbrëmje do jeni te qete dhe do dashuroheni me më shume pasion. Beqaret edhe sikur te duan nuk do i shpëtojnë dot një dashurie me shikim te pare. Ne planin financiar do jeni me fat. Do arrini ta stabilizoni gjendjen me shpejt nga sa kishit menduar.

BRICJAPI22. dhjetor – 20. janar

Dite e mbushur me surpriza te këndshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do përjetoni emocione dhe kënaqësi qe nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë edhe pak kohe vete dhe do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Buxhetin do arrini ta stabilizoni me pak mundim dhe ndihme nga te afërmit.

UJORI21. janar – 19. shkurt

Dita e sotme do jete fantastike për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do rreshtin momentet e lumtura dhe çdo çast ka për te qene fantastik. Beqaret do dine si te joshin dhe do e afrojnë pas vetes atë qe pëlqejnë me shpejt nga sa mendonin. Për ta do ndryshojnë shume gjera. Financat do dini si t’i organizoni me se miri kështu qe gjendja do mbetet e qëndrueshme.

PESHQIT20. shkurt – 20. mars

Dite e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment do ndiheni te qete dhe do dashuroheni pa dorashka me partnerin. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe do dine se ke te joshin. Deri ne mbrëmje shume gjera do ndryshojnë për ta. Buxheti do mbetet i mire nëse shpenzoni me maturi. Hua nuk duhet te jepni për asnjë arsye.

JU MUND TI PËLQENI

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim/ Debate mes gazetarëve dhe qeverisë

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime dhe shprehen se vendimi synon të rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e informimit të publikut si dhe të mënjanojë mangësitë që janë vërjetur deri tani.

Vendimi i qeverisë socialiste në mbledhjen e saj të parë të mandatit të tretë, për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, ka nxitur diskutime në komunitetin e gazetarëve dhe qarqet universitare. Kjo agjensi sipas vendimit do të përbëhet nga disa struktura të posaçme përgjegjëse për informim pranë çdo ministrie dhe institucioni qendror në varësi të kryeminstrit dhe ministrave dhe do të kordinojë punën mes tyre për të informuar publikun dhe median.

Agjensia për Media dhe Informim do të kryesohet nga një drejtor i përgjithshëm, me statusin e ministrit të shtetit, që emërohet dhe shkarkohet nga kryministri. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe përfaqësues të komunitetit të gazetarëve e konsiderojnë këtë vendim, një nisëm që centralizon informacionin në dëm të lirisë së shprehjes dhe medias.

“E shoh të panevojshëm një vendim të tillë. Qeveria deri tani ka patur një praktikë të komunikimit me median me të cilën gazetarët jo se ishin të kënaqur, por gjithsesi funksiononte me një lloj autonomie për mënyrën se si përcillej informaconi nga një ministri tek tjera. 

Ministri përkatës kishte një qasje të diferencuar nga kolegët e tij përsa i përket marrëdhënies ne mediat, ndërkohë që tani do të keminjë agjensi e cila i vë nën kontroll të gjithë zëdhënësat për shtyp të ministrive dhe do të krijohet një informacon, i cili është uniform dhe që i përcillet publikut në atë mënyrë që do dojë vetë qeveria”- u shpreh për Zërin e Amerikës, Erlis Çela, pedagod i shkencave të komunikimt në Universitetin Bedër, Tiranë.

Ervin Goci, aktivist dhe pedagog i gazetarisë në Universitetin e Tiranës, tha për Zërin e Amerikës se është dyshues mbi veprimtarinë e Agjensisë për Media dhe Informim duke sjellë këtë argument.

“Një vendim të tillë unë do ta shihja si një formë të shtetëzimit të informacionit dhe informimit. Atje do ketë njerëz që do vlerësojnë kërkesat për informacion të qendërzuara në një tryezë, dhe çdo gjë që ndodh në të gjithë shtetin, e merr kryeministria në mënyrë të qendërzuar dhe prodhon një tip informacioni. Me keq akoma, do ketë njerëz atje që do interpretojnë se çfarë duhet të japin, kur ne e dimë që institucionet e shtetit duhet të jenë neutrale”-  tha Ervin Goci, lektor në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, UT.

Ministrja e shtetit Elisa Spiropali i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se krijimi i agjensisë është një riorganizim i brendshëm institucional i strukturave përgjegjëse për informimin e publikut dhe medias. Ky akt, tha ajo, synon rritjen e transparencës, dhe mënjanimin e disa mangësive që janë vërejtur gjatë punës.

“Është një ‘optimizim’ i punës, i komunikimit publik dhe i zyrës pranë kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave. Patjetër janë vënë re dhe rastekur përgjigja ka munguar, kur nuk është dhënë në kohë, kur transparaneca nuk ka qenë e plotë me median apo me publikun apo thjesht puna nuk është bërë si duhet nga disa prej institucioneve. Besojmë se kjo agjensi, e mbështeturnë modelin më të mirë, atë gjerman që ka 50 vjet që funksionon, i ngjashëm, do të mund t’i adresojë disa nga këto probleme dhe mbi të gjitha do rrisë shpejtësinë dhe cilësinë e komunikimit me publikun”- tha për Zërin e Amerikës Elisa Spiropali, Ministre Shteti për marrëdheniet me parlamentin.

LEXO EDHE:  Horoskopi 18 Maj 2016

LEXO EDHE:  Horoskopi javor/21- 27 nëntor

Aleksandra Bogdani, gazetare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, thotë se pas modelit gjerman fshihet synimi për të rritur propagandën qeveritare dhe për të vënë informacionin nën kontrollin e pak duarve.



“Modeli gjerman nuk e centralizon informacionin. Sigurisht që ka një zyrë shtypi federale dhe qëllimi i saj është që të japë informacion sa më transparent në interes të informimit të publikut dhe jashtë ndikimit politik. Ajo që po bën Kryeministri Rama është e kundërta, e fut informacionin brenda një strukture me ndikim politik” – tha për Zërin e Amerkës Aleksandra Bogdani, gazetare e Birn.

Pedagogu i komunikimit në Universitetin Bedër, Erlis Cela, shkon me tej kur thotë se kjo agjeni për media dhe informim do të shuajë dhe ato pak zëra kritikë brenda qeverisë.

“Përqendrimi i informacionit në pak duar do të shuajë dhe ato pak zëra që mendojnë disi ndryshe brenda kabinetit qeveritar. Pra, çfarë kuptimi ka që të kemi ministra të ndryshëm, këshilltarë për median në ministri të ndryshme, sepse ata do mendojnë dhe veprojnë ashtu siç u thotë agjensia”- vijoiErlis Çela, pedagod i shkencave të komunikimt në Universitetin Bedër, Tiranë.

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, i hedh poshtë këto qëndrime dhe thotë se, personat që janë përgjegjës për të ruajtur raportin me median dhe publikun në të gjitha institucionet shtetërore në varësi të qeverisë, do të koordinohen nga kjo zyrë, e cila sipas saj do të sigurojë që përgjigja të jepet në kohë , të jetë shteruese.

“Ka një keqkuptim të thellëpër këtë çështje. Nuk e di a është lexuar projekt-akti, apo ky është njëparagjykim i përgjithshëm. Nga pikpamja ligjore dhe kushtetuese nuk ka asnjë pikpyetje. Nga pikpamja e pavarësisë, ministritë nuk janë institucione të pavarura. Ato janë organe të Këshillit të Ministrave dhe detyra e tyre është që në bazë të programit të qeverisë të mund të përgjigjen me transparencë përpara publikut. Për këtë do të sigurohemi dhe këtë do mundohemi të bëjmë”- vijoi Elisa Spiropali, Ministre Shteti për marrëdheniet me parlamentin.

Zëri i Amerikës iu drejtua dhe zyrës së përfaqësuesit të OSBE-së në Vjenë për lirinë e medias, në lidhje me një opinion mbi vendimin e qeversë shqiptare për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim, por ende nuk ka një qëndrim. Ndërkohë, Ministrja e shtetit Elsia Spiropali, e pyetur nga Zëri Amerikës, nëse ka patur bashkëpunim me zyrën e OSBE -së në Tiranë për këtë çështje dha këtë përgjigje:

“Me OSBE-në ne kemi bashkëpunim të ngushtë për çështje që kanë të bëjnë me lirinë e medias dhe jo për çështje që kanë të bëjnë me funksionimin e Këshillit të Ministrave, apo me detyrat që ne kemi. Ky vendim nuk prek lirinë e medias apo ndonjë ligj që ka lidhje me lirinë e medias”- sqaroi  Spiropali.

Përballja e medias me të gjitha qeveritë në Shqipëri në këto tre dekada pas rënies së regjimit komunist, ka qenë në vijimësi e vështirë. Shqipëria në të gjitha raportet e organizatave prestigjoze që monitorojnë lirinë e medias në botë, karakterizohet si shtet me situatë të vazhdueshme problematike. Përdorimi i gjuhës denigruese nga zyrtarët ndaj gazetarëve i ka kthyer ata shpeshherë në shënjestra sulmesh nga të gjitha anët perfshi dhe botën e krimit.

Në mjaft raporte thuhet se interesat politike dhe ekonomike të pronarëve të mediave nxisin shpeshherë dhe vetëcesnurën. Analistët gjithashtu shohin me keqardhje, se dhe vetë brenda medias ka raste korrupsioni, shantazhi dhe gjobvënie ndaj bizneseve, prandaj dhe çdo nisëm ligjore e cila ka në thelb median, shkakton në mënyrë të menjëhershme dhe në çdo kohë ndjeshmëri të gjerë publike./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata kaotike në veri/ Kosova dhe Serbia takim në Bruksel

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Gjatë kësaj jave pritet të ketë takim mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, në të cilin pritet të marrë pjesë edhe zv.ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Gabriel Escobar.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, për gazetën Express.

Ky takim në Bruksel vjen pas situatës së krijuar në veri të Republikës së Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit të targave.



“Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime

Ne jemi të kënaqur që Serbia dhe Kosova do të dërgojnë përfaqësues në Bruksel këtë javë për diskutime dhe  inkurajojmë të dyja palët që të ri-angazhohen hapur, seriozisht dhe menjëherë. Zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, do të udhëtojë në Bruksel këtë javë për të marrë pjesë në këto diskutime”, ka thënë ky zëdhënës i Ambasadës së SHBA në Prishtinë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komision për çështjen Becchetti/ Bushati-Bashës: Jepjani t’ia lexojë ndonjë vendimin e arbitrazhit

Publikuar

-

Nga

Ish-anëtarja e Partisë Demokratike Endira Bushati, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili lajmëroi sot ngritjen e tre komisioneve hetimore, atë për masakrën zgjedhore, inceneratorët dhe çështjen Becchetti.

Bushati shkruan se për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, por për çështjen “Becchetti”, opozita e Lulit ka heshtur që në vitin 2015, kur ndaj investitorit Italian nisën sulmet e Ramës.

Ajo akuzon kreun e PD të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje, pasi atëherë kur duhje të fliste strukej, ndërsa qeveria mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”, të gjitha i ka thënë vendimi ICSID i Bankës Botërore, shton ajo.

“Një opozitë, padiskutim, komisionet hetimore parlamentare, i ka mjetin më të mirë për të hetuar dhe informuar publikun për çështje të veçanta të rëndësishme….

Ndërsa për “zgjedhjet” dhe “inceneratorët”, ia vlen të hidhet dritë, ajo që s’kuptova është komisioni hetimor për çështjen “Becchetti”!

Për çështjen “Becchetti”, që u kushton shqiptarëve 140 milionë euro, vetëm për tekat e Ramës, opozita duhej të udhëhiqte popullin për rrëzimin e qeverisë….madje jo në kohën kur doli vendimi i arbitrazhit ndërkombëtar para pak muajsh….

Por, që në 2015, kur ndaj investitorit italian dhe televizionit Agon Channel u ndërmor një sulm i paprecedentë që vërtetohej më së miri nga intervistat e Ramës…

Pak folëm atëherë…. Ishim pak që flisnim në studio me Fatos Lubonjën, Adi Krastën, Sonila Mecon, Andi Bejtjen….



LEXO EDHE:  Horoskopi javor/21- 27 nëntor

LEXO EDHE:  Horoskopi i ditës, 30 nëntor 2020

Opozita e Lulit, nuk ndjehej….edhe pse ishte në parlament….strukej….teksa qeveria rrënoi një investim 40 milionë eurosh, shkatërroi 400 familje….e për më tepër mbylli të vetmin televizion opozitar të kohës që Rama nuk e blinte dot!

Ishte e thjeshtë: Rama nuk donte që Top Channel dhe Klan të kishin konkurrentë….

Kjo del edhe nga biseda që Ëngjëll Agaçi i bënte Becchettit, duke i thënë që duhej të merrej vesh me konkurentët…

E gjitha kjo u tha atëherë!

E gjitha kjo, që nga sulmi i Ramës, trajtimi selektiv dhe abuzues i institucioneve gjenden të arsyetuara e të provuara në Vendimin e ICSID…..

Ndaj dhe, pavarësisht se mirë është që të akuzohet e drejtohet gishti Ramës çdo ditë, me çdo formë për dëmin 140 milionë euro, Luli të mos bëjë sikur po bën opozitë me këtë çështje!

Jo, për gjë, por i ka thënë të gjitha Vendimi ICSID i Bankës Botërore!

Nuk ka ç’i heton më tepër “komisioni i Lulit”….

Mjafton ta përkthejë vendimin e arbitrazhit në shqip e t’ia japë ta lexojë ndonjërit me “zë burri”!/CNA.al

LEXO TE PLOTE