LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cfarë të mos harojmë për këtë sezon?

5 Janar 2017, 13:41, Lifestyle CNA

Si çdo përmbledhje që bëhet në fund të vitit lidhur me punën apo objektivat personale, vajzat moderne e bëjnë këtë gjë edhe lidhur me stilin e tyre.

Rriitja në moshë, përcaktimi i objektivave dhe qëllimeve të reja, ardhja e një viti tjetër bën që edhe rregullat në stil dhe modë të ndryshojnë. Ja se çfarë sugjerojnë stilistët për vitin 2017 që të zbatohet nga çdo vajzë moderne dhe me stil unik.

1-Eksperimentoni me ngjyrat e forta.

Kjo do të thotë që mjaft më me ngjyrat pastel, edhe pse i pëlqejmë të gjithë. E kuqja përvëluese, portokallia e fortë, jeshilja e ndritshme janë ngjyrat e reja elektrike që do të mbizotërojnë në 2017.

2-Investoni në veshje që nuk dalin nga moda.

Investoni në veshje me silueta klasike, ngjyra neutrale dhe materiale cilësore në mënyrë që ti mbani gjatë në dollapin tuaj.

3-Mos shpenzoni shumë apo të blini shumë veshje që janë trend i momentit.

Blerjet e tepërta janë një shpenzim i çuar dëm dhe se ato nuk do të rezistojnë në modë më shumë se 6 muaj. Prandaj ato do të përfundojnë të vishen rrallë dhe do të qëndrojnë kot në gardërobën tuaj për vite të tëra.

4-Blini veshje që ju rrinë mirë në trup dhe kanë qepje cilësore.

Veshjet duhen përshtatur me trupin në gjatësi dhe masë, prandaj mos mbani asnjëherë veshje që nuk ju rrinë mirë vetëm se është në modë. Kur veshja rrinë bukur, ajo do të duket edhe më glamour.

5-Ndryshoni dhe zhvilloni formulën e veshjes tuaj.

Viti 2017 duhet t?ju gjejë të ndryshme në stil dhe kombinime. Vishni funde dhe fustane nëse më parë mbanit vetëm xhinse, ose zëvendësoni atletet tuaja me çizmet mbi gju për tu dukur fashion.

 

20:00 Lifestyle

Shkëlqen Luana

Prezantuesja e suksesshme Luana Vjollca duket se po i kalon ...

Lajmet e fundit nga