LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thuajini stop celulitit me këtë pije

4 Janar 2017, 15:30, Lifestyle CNA

Shumë ekspertë anë e mbanë botës rekomandojnë që të gjitha gratë ta provojnë këtë pije të mahnitshme të cilën mund ta përgatitni në shtëpitë tuaja. Ata gjithashtu thonë se kjo pije e fuqishme e shpejton procesin e humbjes së peshës dhe ndihmon në heqjen e celulitit.

Dhe po kjo pije gjithashtu e bën lëkurën më të mirë! A e keni ditur se farat e lirit janë burim i shkëlqyeshëm i shumë vlerave ushqyese të shëndetshme, si vitaminat, mineralet, fibra etj.

Veç kësaj, fara e lirit ndihmon në eliminimin e toksinave dhe substancave të dëmshme nga trupi, pasi që zvogëlon nivelet e sheqerit në gjak, si dhe shtypë apetitin. E furnizon trupin me lecithin dhe ndihmon në pastrimin e zorrëve. Duke i marrë parasysh efektet e mira të farave të lirit, shumë njerëz anë e mbanë botës, veçanërisht gratë, e kanë provuar këtë pije dhe janë mahnitur nga rezultatet.

Prandaj, çaji me fara të lirit rekomandohet për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të ndryshme si dhimbjet në stomak, cistat, hemorroidet etj.

Përbërësit:

Një litër ujë të vluar dhe tri lugë gjelle fara liri.

Ujin e vluar e hidhni mbi tri lugë gjelle të farave të lirit dhe produktin e lini ashtu tërë natën.

Ekspertët thonë se duhet t?i konsumoni 150 ml të kësaj pije magjike, 3-4 herë në ditë ? 30 minuta para vakteve kryesore.

Sigurohuni të përgatitni një pije të freskët çdo ditë dhe çajin duhet ta konsumoni për 10 ditë radhazi, e pastaj të bëni një pushim 10 ditor.

Procedurën e përsëritni derisa t?i fitoni rezultatet e dëshiruara.

11:30 Lifestyle

Platin këtë sezon

Tendenca e fundit e ngjyrave të flokëve është padyshim plati...

10:30 Lifestyle

Si të lyhem sot?

Provoni që sot të bëni një grim të lehtë. E nëse jeni bjonde...

Lajmet e fundit nga