Skandërbeg në Digitalb/ Seriali më unik i prodhuar në Ballkan, ja aktorët që marrin pjesë (FOTOT) – CNA
Connect with us

Aktualitet

Skandërbeg në Digitalb/ Seriali më unik i prodhuar në Ballkan, ja aktorët që marrin pjesë (FOTOT)

Publikuar

-

Digitalb do të prezantojë serialin më të ri  “Skandërbeg”, me mbi 30 aktorë, mbi 400 figurantë, me dhjetëra kostume e objekte të epokës.

Skandërbeg është një prej serialeve më serioze dhe unike të prodhuar ndonjëherë në Ballkan, kjo sipas kompanisë së distribucionit Mercury Films, e cila ka marrë përsipër dhe distribucionin ndërkombëtar.

Ky produksion i realizuar nga DIGITALB është risi jo vetëm për tregun ballkanik, por dhe atë ndërkombëtar, pasi pothuajse nuk ekziston asnjë serial TV që të trajtojë këtë periudhë të Mesjetës.

Për herë të parë ndërtohet një skenografi/butafori interier dhe eksterier i këtyre përmasave për një produkt televiziv shqiptar, pas viteve 90.

Për herë të parë në një skenë, Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami dhe Salsano Rrapi, ndër aktorët komikë më të dashur të Kosovës e Shqipërisë.

Ky është një nga produksionet që ndoshta realizohet për herë të parë dhe të fundit.

Aktorët më të njohur të Shqipërisë e Kosovës:

Ermal Mamaqi, Vedat Bajrami, Salsano Rrapi, Laert Vasili, Mensur Safqiu, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Vin Bejleri, Marin Orhanasi, Ergys Çekrezi, Romir Zalla, Valina Muçolli, Kristi Çavo, Eva Murati, etj.

Me pjesëmarrje speciale nga: Zyliha Miloti.

Ekipi realizues është një staf profesionist ndërkombëtar, me regjisor: Adam Pray (USA) drejtorë fotografie: Andy Rydzewski (USA) dhe Johann Schmejkal (GER) Gaffer: Jean-Marc Schablin (GER)

Mjeshtër Audio: Justin Walls (USA) dhe Darko Spasovski (Maqedoni)

 Muzika: është realizuar nga një muzikant me famë botërore, një prej isha anëtarëve të grupit me famë ndërkombëtare Beirut, Jeremy Barnes.

 Zhanri: Një komedi pa të qeshura artificiale, sipas standartit të trendeve bashkëkohore të prodhimit të serialeve. Një komedi e bazuar mbi karakteret dhe situatat.

 Ngjarja zhvillohet në mesjetën e hershme, në shek 15, një periudhë e trajtuar pak ose thuajse aspak në seriale TV. Një kështjellë arëbëre rrethohet nga një pasha i egër (Mensur Safqiu). Komandanti i kështjellës, Kont Urani (Vedat Bajrami) dhe ndihmësi i tij, Prifti (Ermal Mamaqi) shpresojnë tek ndihma e Gjergj Kastriotit. Kur marrin vesh që Gjergji nuk do të ndryhet në kala, por do të qendrojë në male për të sulmuar turqit pas shpine, situata në kështjellë bëhet dramatike. Ata duhet t’i mbijetojnë të gjitha trukeve e sulmeve të turqve ndërkohë të sigurojnë që jeta në kështjellë të vazhdojë normalisht, me të papritura të panumërta e komplikacione të pafundme.

Aktualitet

Studimet në Shqipëri/ Kjo është historia e 20 vjeçares jordaneze

Publikuar

-

By

Një e re nga Jordania ka zgjedhur të studiojë në vendin tonë. Ajo tregon për IN News arsyet: “Unë lëviza nga vendi im për të ardhur këtu sepse Shqipëria mu duk një zgjedhje më e mirë. Ekonomikisht Shqipëria ëshë më e lirë për të vazhduar studimet, gjithashtu dhe ka programe studimi më të mira se Jordania. Dhe kështu më pëlqeu”.

E reja u pyet se a do ta zgjidhte Shqipërinë si një vend për të jetuar apo punuar?

“Nuk shoh ndonjë problem në të jetuarin në Shqipëri, më duket një vend i vogël i cili po zhvillohet,” tha për IN News 20 vjeçarja.

Kjo është 20-vjeçarja Tuka Rrahmani, e cila ka nisur studimet në Tiranë për inxhineri elektronike. Si kjo e re janë me mijëra të huaj që studiojnë në vendin tonë. Pavarësisht se një pjesë e të rinjve shqiptarë gjithnjë e më shumë po synojnë universitetet e Europës për të studiuar, ka të rinj nga vendet e tjera që vijnë për të studiuar në Shqipëri. Kush prej çmimeve të lira dhe të tjerë për shkak se në shtetet e tyre nuk ka universitete cilësore.

Sipas statistikave në vitin 2017-2018 në Shqipëri nisën studimet e larta afërsisht 2000 të rinj kryesisht nga Kosova, Italia dhe Mali i Zi. Ndërsa më pak vijnë nga shtete të tjerë.

Më konkretisht studimet e larta në vendin tonë po i ndjekin afro 630 studentë nga Kosova, 482 nga Italia, 253 nga Mali i Zi. Pjesa tjetër janë nga Presheva, Turqia, Greqia, Bujanovci, nga vende të tjera jashtë Europës dhe nga Bullgaria. Studentët e ardhur nga Italia dhe Turqia i vazhdojnë studimet në universitete jopublike në Shqipëri, ku mësimdhënia është në gjuhën angleze ose italiane, për arsye se ata paguajnë më lirë për të njëtat programe si në vendet nga të cilat mbërrijnë. Ndërsa në ato publike ka më shumë studentë nga Kosova.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Kamera e fshehtë te ekipi i PSG-së/ Futbollistët shokohen nga rregullat e reja

Publikuar

-

By

Në shtëpinë e PSG-së ka vend edhe për buzëqeshje. Futbollistëve të kampionëve të francës u është organizuar një kamera e fshehtë ku fliste për ndryshme gjatë 90 minutëshit. Rabiot dhe Dani Avles u udhëzuan nga një zyrtarë i rremë i ligës me 6 rregulla të reja të çuditshme.

Futbollistëve ju desh pak kohë derisa Draxlser të zbulonte se bëhej fjalë për një kamera të fshehtë. Një kamera për arbitrin, të sharat nuk do të lejoheshin më dhe madje do të ndëshkoheshin me të verdhë. Gjithshtu futbollistët nuk do të lejoheshin të pështynin në fushë.

Një rregull tjetër ishte ai i ndalimit të modelëve të çudtishëm të flokëve, por edhe ngritja e dorës për të biseduar me arbitrin. Këto ishin disa nga rregullat që zyrtari i rremë i ligës u prezantoi dhe që shkaktoi shumë tension te futbollistëvet, derisa Draxler zbuloi se bëhej fjalë për një kamera të fshehtë, pikërisht në momentin me kulmor. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Panairi i librit/ Njihuni me poeten seksi që tërboi meshkujt

Publikuar

-

By

Panairi i librit u mbyll. Çmimet ende nuk janë ndarë, por FLavio dhe stafi i KafeIN në InTV, sot vendosi t’i prezantonte publikut poeten më seksi shqiptare. Arba Osmanllari është një vajzë vërtet e bukur dhe madje shumë e angazhuar.

Krahas poezive të botuara në librin “Perëndimi i Purpurt”, ajo është një studente me nota të shkëlqyera.

Flavio e ftoi sot në studio Arbën, për të folur për të,njëkohësisht dhe pamjen e saj, por padyshim edhe poezitë.

Poetja e re foli për preferencat mes autorëve shqiptarë e ndërkombëtarë dhe stilin e saj të shkrimit.

Ndër të tjera, shumë u ndalën edhe te pamja e duket se edhe publiku mashkullor u përfshi menjëherë në bisedë./in.tv

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet16:04 - 20 Nentor, 2018

Hungaria pranon kërkesën për azil të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski përmes profilit të tij në rrjetet sociale ka njoftuar se shteti i Hungarisë i ka...

Aktualitet11:00 - 20 Nentor, 2018

Vendimi për Kosovën/ Sekretari i Përgjithshëm INTERPOL: Na shantazhoi Serbia

Sekretari i Përgjithshëm i INTERPOL-it, Jurgen Shtock gjatë fjalës së tij ku po diskutohej për anëtarësimin ose jo të Kosovës...

Aktualitet10:48 - 20 Nentor, 2018

Dështoi në dy faza/ Kosova nuk bëhet anëtare e INTERPOL

Kosova nuk ka arritur të marrë 2/3 e votave, pas dështimit në raundin e parë, duke humbur mundësinë përfundimisht për...

Aktualitet10:04 - 20 Nentor, 2018

“Doli nga Serbia, por nuk e ndaluam”/ Vuçiç zbulon detaje nga arratisja e Gruevskit

“Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski ka kaluar nga Serbia për të hyrë në Hungari”,- kështu ka deklaruar Presidenti serb Aleksandër Vuçiç....

Aktualitet21:52 - 19 Nentor, 2018

BE pret Londrën – Marrëveshja për Brexit miratohet

BE miraton marrëveshjen me Britaninë e Madhe dhe shpreson që qeveria britanike të rezistojë deri të dielën në samitin e...

Aktualitet16:08 - 19 Nentor, 2018

Rritja e çmimit të karburanteve/ Përshkallëzohen protestat në Francë

Protestat në Francë kundër rritjes së çmimit të karburanteve janë përshkallëzuar. Mësohet se pas bllokimit të rrugëve në disa autostrada,...

Aktualitet15:54 - 19 Nentor, 2018

Gjigandi mediatik Euronews vjen në Shqipëri

Lajmi se gjigandi mediatik Euronews dhe grupi “IN Media” nënshkruan partneritetin e tyre për të lançuar Euronews Albania, televizionin dhe...

Aktualitet18:59 - 18 Nentor, 2018

Dimri paralizon rajonin, bllokohen 2 maune në Maqedoni

Prej dy ditësh në vendin tonë, në disa zona, ka nisur rënia dëborës, çka u bë problem edhe ditën e...

Aktualitet17:06 - 18 Nentor, 2018

U largua nëpërmjet Shqipërisë/ Mediat malazeze publikojnë fotot e Gruevskit

Mediat malazeze kanë zbuluar foto të arratisjes së Nikolla Gruevskit disa orë para se atij t’i dorëzohej refuzimi i kërkesës...

Aktualitet16:39 - 18 Nentor, 2018

Media gjermane thumbon Hungarinë/ Nuk i njeh ligjet për mikun e Obran, “refugjatin” Gruevski

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun...

Aktualitet15:47 - 18 Nentor, 2018

Sulmet ajrore ndaj ISIS/ Të paktën 40 persona kanë humbur jetën

Të paktën 40 persona kanë humbur jetën nga sulmet ndaj bazave të ISIS në Siri. Mediat raportojnë se midis viktimave...

Aktualitet15:25 - 18 Nentor, 2018

Shpallja e pavarësisë/ Gazetari tregon të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit

Gazetari Ilir Ikonomi ka treguar të pathënat e udhëtimit të Ismail Qemalit drejt Shqipërisë për shpalljen e pavarësisë. Në një...

Aktualitet14:48 - 18 Nentor, 2018

Shkundet Italia/ Regjistrohen lëkundje të forta tërmeti

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka goditur gjatë ditës së sotme Italinë. Mësohet se tërmeti është regjistruar rreth orës...

Aktualitet12:26 - 18 Nentor, 2018

Panairi i librit/ KLSH merr pjesë në edicionin e XXI-të

Në datat 14-18 nëntor 2018, Kontrolli i Lartë i Shtetit mori pjesë në edicionin e XXI të Panairit të Librit, në...

Aktualitet10:19 - 18 Nentor, 2018

Panik në Greqi/ Çfarë ka ndodhur në Athinë gjatë natës

Kryeqyteti i Greqisë, Athina ka qenë nën shtetrrethim të plotë gjatë natës. Mësohet se policia ka arrestuar 19 persona gjatë...

Aktualitet22:49 - 17 Nentor, 2018

Ndahen çmimet e letërsisë në Panairin e 21 të Librit

Sot në Panairin e 21-të të librit, një ditë para mbylljes në Pallatin e Kongreseve janë ndarë çmimet e këtij...

Aktualitet22:30 - 17 Nentor, 2018

Presidenti Trump në Kaliforni pas zjarreve shkatërrimtare

Presidenti Trumps ndodhet në Kaliforni për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga zjarret dhe për të takuar njerëz,...

Aktualitet19:30 - 17 Nentor, 2018

U shpall ‘non grata’/ Eurodeputetja qipriote nuk i ndal sulmet ndaj shqiptarëve

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekaratave antishqiptare në varrimin e 35-vjeçarit, Kostantinos Kacifas. Por...

Aktualitet17:10 - 17 Nentor, 2018

Foto- ‘Tanku’ i Gruevskit/ Ja makina 600 mijë euro për të cilën akuzohet

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, që tashmë ndodhet në arrati është dënuar me dy vite burg, për aferën korruptive të blerjes së...

Aktualitet16:08 - 17 Nentor, 2018

‘Largohet nga Hungaria’/ Zyrtari i lartë tregon vendndodhjen e Gruevskit

Arratisja e ish-kryeministrit Maqedonas, Nikolla Gruevski ka qenë kryefjalë e mediave maqedonase, por jo vetëm. Referuar agjencisë së mediave bullgare...

Aktualitet10:33 - 17 Nentor, 2018

Kasapi: Kur shohim gjendra tumorale në mishin e derrit, e presim dhe ua shesim konsumatorëve

Nëse mendoni se mishi që blini te kasapët është i cilësisë më të mirë, duhet ta mendoni sërish pas deklaratës...

Aktualitet09:07 - 17 Nentor, 2018

CIA zbulon kush urdhëroi vrasjen e gazetarit

Vrasja e gazetarit Jamal Khashoggi dyshohet të jetë urdhëruar personalisht nga se princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman. Në...

Aktualitet23:01 - 16 Nentor, 2018

Gjykata del kundër Donald Trump/ Riktheni lejen për gazetarin e CNN

Gjykata e Uashingtonit ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë t’i kthejë lejen e hyrjes reporterit të CNN-it, Jim Acosta, pas debatit...

Aktualitet22:25 - 16 Nentor, 2018

Shkrimtarja flet pa dorashka/ Është e tmerrshme të jesh burrë

Shkrimtarja Mimoza Ahmetin ka thënë se është e tmerrshme të jesh burrë. Në një intervistë në studion e emisionit “Provokacija”...

Aktualitet19:52 - 16 Nentor, 2018

Ciceroni ka jetuar në Shqipëri/ Gazetari zbulon banesën e tij

Gazetari Ilir Ikonomi ka postuar në rrjetet sociale një foto të vilës së Esat pashë Toptanit. Krahas kësaj fotoje gazetari...

Aktualitet18:18 - 16 Nentor, 2018

Panairi i librit/ Shqiptarët nuk kanë lekë për të blerë

Panairi i Librit vizitohet çdo nëntor nga mijëra qytetarë. Shumë shkojnë për kureshtje e këtu e kemi fjalën për nxënësit...

Aktualitet16:20 - 16 Nentor, 2018

Berlusconi sërish në telashe/ Zbulohen detaje të tmerrshme nga festat

Ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi është sërish në telashe. Mediat italiane raportojnë se Berlusconi do dalë sërish përpara gjyqit, këtë herë...

Aktualitet15:15 - 16 Nentor, 2018

Pas dehjes, Junker “lë nam” sërish/ Shfaqet me dy këpucë të ndryshme

Jean Claude Junker, President i Komisionit Europian, prej kohësh është bërë objekt të qeshurash pas veprimeve të çuditshme që bën...

Trending

Read previous post:
Kush janë 30 zyrtarët e lartë me të kaluar kriminale?!

Prokuroria ka indicie dhe dyshon se 30 zyrtarë të lartë kanë patur të kaluar kriminale në vende të ndryshme të...

Close