Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan dhe Kryqi i Kuq mbledhin fonde në ndihmë të fëmijëve Sirian – CNA
Connect with us

Aktualitet

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan dhe Kryqi i Kuq mbledhin fonde në ndihmë të fëmijëve Sirian

Publikuar

-

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar kanë nisur një fushatë 10 ditore për mbledhjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve  dhe popullit Sirian, shtet i cili prej 5 vitesh është në një konflikt të armatosur. Kjo iniciativë – tha kordinatori i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar Sokol Lulgjuraj – është mënyra më e mirë për t’u ardhur sadopak në ndihmë fëmijëve në Siri dhe të gjitha atyre që vuajnë pasojat e konliktit .

Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar Ylli Alushi, ndër të tjera tha se – ne ju bashkuam kësaj fushate për të mbledhur sa më shumë fonde për popullsinë e vuajtur Siriane,  për të qenë edhe ne pjesë e të gjithë atyre që ndihmojnë prej vitesh njerëzit në nevojë në këtë vend, ku viktimat dhe të aksidentuarit janë të shumtë. Fondet që do të mblidhen gjatë këtyre 10 ditëve do të kalojnë në llogarinë e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe, të cilat operojnë si në Siri ashtu edhe në kampet e emigrantëve në Turqi.

Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërfetar Elbasan Dr. Arben Ramkaj, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për të kontribuar sadopak në mbledhjen e këtyre fondeve, pasi edhe Shqipëria duhet të dalë përtej vetes për tu ardhur në ndihmë të tjerëve të cilët janë në nevojë.

Edhe drejtuesit e komuniteteve fetare të Elbasanit, kanë kërkuar mbështetje nga besimtarët, në mënyrë që të mblidhen sa më shumë fonde.

Duke iu përgjigjur kësaj thirrjeje në emër të Myftinisë Elbasan, kreu i saj Agim Duka i dhuroi presidentit të Kryqit të Kuq një çek prej 5 milionë lekësh të vjetra. Po ashtu edhe kompania “Sigal” dhuroi 1 milion lekë të vjetra. Drejtori i “Sigal” për Elbasanin Klevis Cullhaj, tha se kësaj fushate sensibilizuese për mbledhjen e fondeve për fëmijët Sirianë  nuk mund t’i mungonte kompania jonë, e cila është mjaft e ndjeshme për fenomene të tilla.

Fushata sensibilizuese  “Jo inderifentizmit, po solidaritetit” ndihmë për Sirinë, e iniciuar nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan dhe Kryqi i Kuq Shqiptar do të jetë e hapur 10 ditë, ku cilido që ka dëshirë mund të kontriubojë me shuma të ndryshme në numrin e llogarisë së Kryqit të Kuq, ku të githa fondet e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar fëmijët dhe njerëzit në nevojë në Siri.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Heshti për masakrën e Selenicës/ Qytetarët kryqëzojnë Ramën, pas reagimit për Genovan

Publikuar

-

By

Pas reagimit të kryeministrit Rama për tragjedinë e Genovas, ku humbën jetën 39 persona dhe i shprehte ngushëllime familjarëve, reagime të shumta pati nga qytetarët, të cilët i kujtuan heshtjen përballë masakrës së Selenicës.

Kujtojmë këtu, se në Selenicë humbën jetën 8 persona, pasi u ekzekutuan nga 24-vjeçari, Ritvan Zykaj, ndërsa reagimi i Kryeministrit lidhur me ngjarjen ka qenë teksa replikonte ne rrjetet sociale me një komentues.

I vetmi reagim i kryeministrit Rama për tragjedinë e Selenicës

Njëra nga komentueset  i ka shkruar, se duhet të kishte një reagim nga ai për masakrën e Selenicës, ndërsa e ka ironizuar duke thënë se Zoti t’i japë mend.

“Per masakren e Selenices as gjysem fjale,as shprehje keqardhjeje per viktimat,as denim te dhunes apo thirje per carmatim….per #pray for greece# apo #…tutti fratelli e sorelle..# te paret, patjeter…jemi djeme me kulture ne,flasim dhe anglisht dhe taljonce..nuk jemi fshatar anjorant”,- ka qenë njëri nga komentet.

Kurse një komentues tjetër ka shkruar se Rama është një kryeministër fallco dhe se gjithë jetën ka jetuar në kurriz të tjerëve.

“Sa fallco mund te jesh dhe ngushellimet i ke ne kompleks te theksuar inferioriteti dhe ne manine tende uleritese per tu diferencuar. Pranoje, je i vdekshem si te gjithe ne por je dhe i paafte te perballosh jeten si nje njeri i thjeshte  Gjithe jeten ke jetuwr ne kurriz te te tjereve o prinderve o taksapaguesve”./ CNA.al

Pjesë të tjera nga komentet për Ramën:

 

 

Tragjedia në Genova/ Rama mesazh ngushëllimi

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

U mbyt në lumin Mat/ Gjendet trupi i 46 vjeçarit

Publikuar

-

By

Pulumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 46 vjeçarit Arben Marku në lumen e Matit.

Ky i fundit hyri për tu larë në lum por nuk doli më që aty.

Mësohet se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia ndërkohë po punon për të zbardhur ngjarjen. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Amerikë/ I arrestuari habit të gjithë me veprimin e tij (Video)

Publikuar

-

By

Një i dyshuar për dy vrasje në SHBA, ka habitur të gjithë të pranishmit në aeroportin e Michiganit me veprimin e tij.

Në momentin e shoqërimit nga forcat e FBI, Antwan Mims, shtangu të gjithë duke performuar sfidën e famshme “Kiki challenge”, raportojnë mediat lokale.

Koreografia ka marrë shtysën nga kënga e famshme e këngëtarit amerikan “In my feelings”.

Antwan Mims akuzohet për vrasjen e dy personave më 25 mars, ndërsa u arrestua në Atlanta më 31 korrik. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet20:35 - 15 August, 2018

Heshti për masakrën e Selenicës/ Qytetarët kryqëzojnë Ramën, pas reagimit për Genovan

Pas reagimit të kryeministrit Rama për tragjedinë e Genovas, ku humbën jetën 39 persona dhe i shprehte ngushëllime familjarëve, reagime...

Aktualitet20:30 - 15 August, 2018

U mbyt në lumin Mat/ Gjendet trupi i 46 vjeçarit

Pulumbarët kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të 46 vjeçarit Arben Marku në lumen e Matit. Ky i fundit...

Aktualitet20:18 - 15 August, 2018

Amerikë/ I arrestuari habit të gjithë me veprimin e tij (Video)

Një i dyshuar për dy vrasje në SHBA, ka habitur të gjithë të pranishmit në aeroportin e Michiganit me veprimin...

Sport20:16 - 15 August, 2018

Parma rikthehet fuqishëm / Blerje e zgjuar nga ana e italianëve

Parma është gati të bëjë goditjen e radhës pas blerjes së Inglese dhe Grassi nga Napoili. Klubi i porsa ngjitur...

Aktualitet20:06 - 15 August, 2018

Piu fostoksinë/ Ndërron jetë në spital 27-vjeçarja nga Kamza

Një 27-vjeçare nga Kamza ka ndërruar jetë gjatë mesditës së sotme në spitalin e Tiranës, pasi kishte pirë fostoksinë. Sipas...

Aktualitet20:03 - 15 August, 2018

E goditi rrufeja/ Ky objekt i shpëtoi jetën

Një 13 vjeçar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur ti mbijetojë goditjes nga rrufeja. Në momentin e goditjes...

Aktualitet19:46 - 15 August, 2018

Ç’po kurdis Veliaj me Kumbaron/ Gazetarja zbulon paktin e radhës

Prej disa kohësh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro kanë qenë në qendër...

Aktualitet19:46 - 15 August, 2018

Profesori i njohur sulmon Universitetet private

Profesori i njohur, Artan Fuga, ka reaguar në lidhje me lajmin për pakësimin e studentëve në Universitete. Në një postim...

Aktualitet19:45 - 15 August, 2018

Shkresa e ‘gabuar’ e ministrit që iu zbut zemra për fëmijët e të burgosurve politikë

Urdhri, Kiço  Ngjela: Mund të vdesin fëmijët, të rishihet heqja e triskave familjeve të të burgosurve. Kadri Hazbiu: tërhiqeni shkresën, gjuha...

Aktualitet19:26 - 15 August, 2018

Tropoja pa energji ditën e nesërme/ OSHEE: Ja zonat që preken

Tropoja dhe disa fshatra të saj, do të mbesin pa energji elektrike ditën e nesërme, nga ora 06:00 deri në...

Aktualitet19:23 - 15 August, 2018

Veliaj dështon sërish/ Qytetarët të frikësuar (Video)

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj çdo ditë në media shfaqet i palodhur dhe gjithmonë me energji për t’i shërbyer komuniteteve...

Aktualitet19:21 - 15 August, 2018

“Ata më në nevojë do ndihmohen”/ Çako shkon në zonat e prekura nga tërmeti

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako ka shkuar në zonat e dëmtuara në Dibër nga tërmeti i 11...

Aktualitet19:04 - 15 August, 2018

Provokon Rusia/ Gjashtë bombardues shkelin hapësirën ajrore të NATO-s

Disa avionë luftarakë britanikë kanë rënë në gjurmët e gjashtë bombarduesve rusë, të cilët po fluturonin në hapësirën ajrore të...

Aktualitet18:59 - 15 August, 2018

Sulm me bombë në Afganistan/ Humbin jetën 48 persona

Të paktën 48 persona kanë humbur jetën në Kabul në Afganistan, si pasojë e një sulmi me bombë. Sipas BBC...

Aktualitet18:59 - 15 August, 2018

Ironia e ish-deputetit socialist/ Tregon çfarë e lidh Edi Ramën me Enver Hoxhën

Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, ndërsa ka ironizuar kryeministrin Rama, bën edhe një lidhje të këtij të fundit me ish-diktatorin Enver...

Aktualitet18:37 - 15 August, 2018

Mbytet anija në lumin Nil/ 22 persona humbin jetën

Në lumin e Nilit, të paktën 22  persona kanë humbur jetën, si pasojë e mbytjes së një anije. Ky lajm...

Aktualitet18:37 - 15 August, 2018

Sanksionet e Amerikës nuk e trembin Turqinë/ Rrëzohet kërkesa për lirimin e pastorit

Gjykata e Izmirit në Turqi ka refuzuar kërkesën për lirimin e pastorit amerikan Andrew Bunson. Ky i fundit akuzohet për...

Aktualitet18:31 - 15 August, 2018

Dyfytyrësia e deputetit të Lulit/ Çfarë fshihet pas akuzave ndaj Ramës  

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës duket se është deputet kontravers, dhe i pakuptimtë. Çfarë bën një herë,...

Aktualitet18:20 - 15 August, 2018

Katastrofa e Genovas/ Qeveria italiane merr masat

Pas mbledhjes në Këshillin e Ministrave, Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka dhënë një deklaratë për mediat, në lidhje me tragjedinë...

Aktualitet18:11 - 15 August, 2018

Bllokohet aksi rrugor Mirditë- Fushë Arrëz/ Shkak shembjet e dherave

Gjatë pasdites së sotme ka pasur shembje dherash në aksin rrugor Mirditë- Fushë Arrëz. Mësohet, se ka patut shembje në...

Aktualitet18:06 - 15 August, 2018

Erdogan telefonon kancelaren Merkel/ Ja çfarë pritet të ndodh në ditët në vijim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me kacelaren gjermane Angel Merkel. Kjo gjë është bërë e...

Aktualitet18:03 - 15 August, 2018

Ndikimi rus në Ballkan/ Zbulohen prapaskenat e takimit Putin-Vuçiç

Një ndër zërat që ka reaguar në lidhje me mundësinë e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, është edhe...

Aktualitet17:42 - 15 August, 2018

Aksidentoi për vdekje të miturin/ Zbardhet vendimi për 35 vjeçaren

Shkaktarja e aksidentit të katër ditëve më parë në Divjakë të Lushnjes, ku humbi jetën një 6 vjeçar, ka dalë...

Aktualitet17:40 - 15 August, 2018

Kërcënohej për detyrën/ Jep dorëheqjen prokurori special i Kosovës

Elez Blakaj,  prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante. Lajmi për dorëheqjen e tij...

Aktualitet17:40 - 15 August, 2018

Ronaldo, Higuain, Icardi?/ Ky do të jetë golashënuesi më i mirë në Serie A

Këtë sezon do të jetë një garë e fortë për golashënuesin e Serie A. Në garë do të jenë Ronaldo,...

Aktualitet17:27 - 15 August, 2018

Hapet gara për Unazën e Madhe/ Ja kur përfundon aksi

Qeveria ka shpallur zyrtarisht tenderin për fillimin e punimeve të pjesës së mbetur të Unazës së Madhe të kryeqytetit. Autoriteti...

Aktualitet17:26 - 15 August, 2018

I vuri zjarrin Kodrave të Sharrës/ Arrestohet autori

Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit të zjarrëvënies së qëllimshme në Kodrat e Sharrës ditën e djeshme. Në...

Aktualitet17:23 - 15 August, 2018

Ambasada italiane në Shqipëri: Bashkohemi me dhimbjen e familjeve të viktimave

Ambasada italiane në Tiranë ka reguar për atë ç’ka ditën e djeshme në qytetin e Genovas. Ajo falenderon autoritetet dhe...

Trending

Read previous post:
Ben Blushi sulmon PS-PD-LSI/ Një treshe që e ndau një qeleshe

Kreu i LIBRA Ben Blushi ka sulmuar ashpër PS, PD dhe LSI, të cilat ai i quan partitë e vjetra....

Close