LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

5 këngët më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam

2 Janar 2017, 21:30, Lifestyle CNA

Nuk mund të mungonte lista e 5 këngëve më të kërkuara nga shqiptarët në Shazam në këtë ditë Krishtlindjesh. Me anë të një klikimi të thjeshtë, në harkun e pak sekondave në aplikacionin tuaj Shazam është shfaqur titulli artisti, si dhe informacionte të tjera, të një këngë që keni dëgjuar në ndonjë ambient me muzikë. Ndërkohë që rënditja e këngëve ndryshon nga java në javë, me hyrje, dalje e rikthime, nuk ndodh e njejta gjë me vendin i parë, i cili për javë të tëra, është ?hipotekuar? nga ?Clean Bandit – Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie?. E cila së bashku me ?Shakira-Chantaje? që pozicionohet në vendin e 4-ët, janë të vetmet këngë që i kanë rezistuar konkurencës së javës që lamë pas. Në vendin e 2-të rënditet “Kerwin Du Bois & Lil Rick – Monster Winer”, një këngë shumë ritmike, që me ta dëgjuar të bën të kërcesh. Kjo tregon edhe njëherë se shqiptarët janë të apasionuar pas muzikës me shumë ritëm.

Vendi i 3-të mbahet nga ?Dj Rebel & Mohombi feat. Shaggy – Let Me Love You?, një këngë me ritme verore, e cila është rikthyer përsëri në këtë listë me këngët më të kërkuara nga perdoruesit shqiptar të Shazam. Rikthim tjetër është edhe ?Mike Diamondz-La Onda?, e cila rënditet në vendin e 5-të për këtë javë.

Ja klasifikimi i plotë:

5-?Mike Diamondz-La Onda?

4-?Shakira-Chantaje?

3-?Dj Rebel & Mohombi feat. Shaggy – Let Me Love You?

2- ?KerWin Du Bois & Lil Rick – Monster Winer?

1-?Clean Bandit – Rockabye ft. Sean Paul & Anne-Marie?

16:30 Lifestyle

Si të dukeni bukur

Gjithmonë shikoni në revistat e modës vajza elegante dhe dës...

Lajmet e fundit nga