Connect with Us

Policia e Shtetit ju uron: “Gëzuar Vitin e Ri 2017”

Aktualitet

Policia e Shtetit ju uron: “Gëzuar Vitin e Ri 2017”

Publikuar

-

Gjatë natës së ndërrimit të viteve, e deri në orët e para të mëngjezit, pothuajse e gjithë Policia e Shtetit, ka qenë në shërbim, prezente në sheshet ku qytetarët festuan, në afërsi të lokaleve, në rrugët nacionale dhe rurale, kudo në të gjithë Shqipërinë.

Falë masave të marra nga Policia e Shtetit, qytetarisë së treguar gjatë festimeve, si dhe mirëkuptimit të treguar nga qytetarët për të respektuar këshillat e Policisë së Shtetit, gjatë natës e deri në mëngjezin e sotëm, në të gjithë Shqipërinë nuk ka asnjë humbje jete njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore apo e ngjarjeve kriminale.

Nga përdorimi i fishekëzjarreve në të gjithë vendin janë dëmtuar lehtë pa asnjë problem për jetën 9 shtetas, të cilët pas mjekimit janë larguar në banesat e tyre.

LEXO EDHE:  Kthyen lavazhin në pikë shpërndarje droge/ Policia arreston 3 persona

Në të gjithë vendin, konfliktet si pasojë e përdorimit të alkoolit pothuaj kanë qenë të papërfillshme.

Gjatë natës në të gjithë vendin është evidentuar 1 rast vjedhje lokali dhe 1 rast tentativë vjedhje banese.

Ështe evidentuar vetëm një ngjarje, ku persona te paidentifikaur në lagjen Bathore, në një lokal kanë hedhur nje sasi lënde plasëse, ku nga shpërthimi nuk ka pasur persona të dëmtuar, por vetëm dëme të vogla materiale.

Policia Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme iu kanë dhënë ndihmë qytetarëve për probleme të ndryshme në 24 raste në të gjithë vendin.

Policia e Shtetit do vijojë shërbimin e përforcuar deri më datën 04.01.2017.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicion

Publikuar

-

Nga

Nikoll Lesi zbulon detajet e marrëveshjes Rama-Basha/ Berisha prishi planet për koalicion

Gazetari Nikoll Lesi së fundi në një editorial të publikuar në gazetën e tij, i ka thurur laved ish-kryeministrit dhe liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.

Në video-editorialin e publikuar në “Koha Jonë”, kreu i PD, Lulzim Basha lihet në “hije”, ndëra thekson se pa Sali Berishën, “PD do të kishte vdekur”. Sipas tij, Berisha është inspiruesi i demokratëve.

Por, gjithashtu Lesi tregon edhe një tjetër detaj, të marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas Lesit, PD dhe PS do të ishin në koalicion, nëse nuk do të kishte qënë kundërshtimi i Sali Berishës.

PD do të ishte në koalicion me Partinë Socialiste nëse nuk do të ishte kundërshtimi i liderit të demokratëve, Sali Berisha, që në fakt është edhe inspiruesi i krejt demokratëve.”-thuhet në editorial.

LEXO EDHE:  Si u ekzekutua para shtëpisë së tij biznesmeni/ Zbardhen detaje të rënda

LEXO EDHE:  Kthyen lavazhin në pikë shpërndarje droge/ Policia arreston 3 persona

Më tej, risjell ne vemendje zgjedhjet e vitit 2005, ndërsa thotë se “Në vitin 2005 PD erdhi e vetme në pushtet, pasi ishte djegur dhe rrënuar. Dhe kjo seps eish-lideri demokrat krijoi frymë, besim dhe ishte i vendosur të hapej si parti. Ndërsa Basha mbetet kryetar europian, i butë por pa zjarr.

Po ashtu ai thekson se “Demokratët pa Sali Berishën do të ishin krejt të mbaruar. Është ai që mban gjallë Partinë Demokratike.”

Sipas Lesit, “Kur ne themi Partia Demokratike dhe nënkuptojmë Saliun”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Po pse nuk jeni dakort o hajdutë të babëzitur?”/ Murrizi ngre tonet: U sulët si qentë për gjah

Publikuar

-

Nga

“Po pse nuk jeni dakort o hajdutë të babëzitur?”/ Murrizi ngre tonet: U sulët si qentë për gjah

Myslim Murrizi vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të klasës politike shqiptare, duke i quajtur “hajdutë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Murrizi shpërthen kundër atyre, që sipas tij kundërshtojnë propozimin që SPAK të fillojë hetimet e politikanëve, që nga viti 1991.

Qenkan merzitur shume dhe paskan debatuar fort hajdutet se nga cili vit duhet të filloj SPAK-u hetimet!

Nuk paskan qene dakort qe te filloj qysh nga viti 1991!!!

Po pse nuk jeni dakort o hajdute te babezitur????

Po ja e zeme so po e fillon 10 vjet me vone. Pra nga viti 2001, ju prap hajdute keni qene edhe nga kjo kohe.

Po ta fillojë nga viti 2005 a mendoni se keni qene te pastert nga ky vit??

Po mire le ta filloj nga viti 2009, çfare ndryshon per ju???

Pa le po e filloi nga viti 2013, kur u sulet si qent per gjah, çfare do shohin Shqiptaret.

Per sojin qe ka qeverisur Shqiperine ne keto 30 vite neokomunizen, asnje pike rendesie nuk ka se nga cila periudhe duhet te filloj SPAK-u hetimet, sepse ju jeni e njejta tufe hajdutesh te pa ngopur që jeni tallur me Shqiptaret 30 vjet rresht sikur “luftoni” njeri-tjetrin dhe keni 30 vjet qe rreth 30 individe pa karakter pa moral pa dinjitet, vidhni bashke”-shkruan Murrizi.

Më tej, Murrizi thekson se nuk ka nevojë të hetohen për 30 vite. Sipas tij mjaftojnë edhe 30 orë tiu bësh llogarinë e kostos së jetësës së atyre që kanë qeverisur në 30 vite në Shqipëri, dhe ska gjykatë që iu bën derman.

LEXO EDHE:  Video eksluzive/ Studentët e Elbasanit përplasen me Policinë private

LEXO EDHE:  Video eksluzive/ Studentët e Elbasanit përplasen me Policinë private

Per te hetuar babezine tuaj, bemat tuaja, vjedhjet tuaja, pa ngopshmerine tuaj, hipokrizine tuaj, paturpesine tuaj, mashtrimet tuaja, nuk ka nevoje fare per 30 vite.

Ju mjafton tu hetosh, survejosh, pergjosh, vezhgosh, tu besh llogari koston e jeteses vetem 30 dite, apo 30 ore gjithsej dhe nuk ka gjykate e posaçme qe ju ben derman.

Sepse soji juaj nuk ka orar pertypje, por vetem ha çdo moment

Ha pa pushuar kurre çdo gje qe ju kap dora, syri, xhepi dhe percillni ne stomak çdo lloj pislliku te kesaj bote ne babezine tuaj te pashoq

Per tufen tuaj te pa ngopur, SPAK-ut do ti duhej vetem 30 minuta per secilin prej jush qe te plotesonit nje formular ku te vertetonit origjinen e parave tuaja te konvertuara ne vila miliona euroshe pas TEG-ut, para TEG-ut, ne Gjirin e Lalzit, ne Palase, tek Kodra e Diellit, ne Razem, Hamallaj, Dhermi e Drimadhe dhe ju te gjithe do te perfundonit ne burgun e Reçit.

Pa le kur “ ustallaret” matane oqeanit tu verifikojne te tjera pasuri jashtë Shqiperise, atehere burgu do ju duket si hotel Sheraton”-përfundon postimin e tij Myslim Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

LSDM dhe BDI garojnë së bashku në zgjedhjet lokale

Publikuar

-

Nga

Partitë në pushtet LSDM dhe BDI do të garojnë së bashku në zgjedhjet lokale. Marrëveshja u arrit në një takim mes kreut të socialdemokratëve Zoran Zaev dhe atij të BDI-së Ali Ahmeti.

Të dy partnerët e koalicionit qeveritar ranë dakord që të dyja partitë të bashkëpunojnë në zgjedhjet lokale të vjeshtës, me mbështetje të ndërsjellë në disa komuna që në raundin e parë, ndërsa në disa të tjera në raundin e dytë.

“Kisha takim të shkëlqyeshëm me partnerin e koalicionit dhe kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti. U morëm vesh që LSDM-ja dhe BDI-ja të marrim pjesë bashkë në zgjedhjet lokale”, tha lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev. Kryeministri ka potencuar se qëllimi i përbashkët i LSDM-së dhe BDI-së është që në bashkëpunimin parazgjedhor të kyçen sa më shumë parti nga koalicioni qeverisës.

“Në vijim janë procedurat për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë, ata do të jenë personalitete të cilët guxojnë dhe të cilët janë të përgatitur të japin rezultatin më të mirë për qytetarët në çdo qytet, në çdo fshat, në çdo lagje”, u shpreh Zaev.

Reagon opozita për koalicionin parazgjedhor

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, e ka komentuar koalicionin parazgjedhor të shpallur në mes BDI-së dhe LSDM-së për zgjedhjet lokale duke thënë se lideri i BDI-së Ahmeti siç duket është i frikësuar nga ASH opozitare, pasi që nuk pranoi sfidën e ASH-së që në zgjedhjet lokale të dalin pa koalicione dhe pa kalkuluar në votat e partive maqedonase.

“Përfundimisht Ali Ahmeti nuk e pranoi sfidën që të dalim ballë për ballë në zgjedhjet lokale. Ne nga njëra anë dhe ai me partitë shqiptare në anën tjetër. Sic duket ka frikë”, tha kryetari i ASH-së Ziadin Sela.

Mosmarrëveshje edhe për datën e mbajtjes së zgjedhjeve

Partitë opozitare kërkojnë që zgjedhjet të mbahen më 17 tetor. Sipas tyre afatet kushtetuese rregullojnë datën e zgjedhjeve në përputhje me mandatin e fundit. VMRO-DPMNE-ja vlerëson se çdo datë tjetër përveç 17 tetorit, bie ndesh me Kushtetutën.

“Zgjedhjet lokale nuk caktohen në bazë të dëshirës së cilit do lider, qoftë ai edhe kryeministër. Zgjedhjet lokale mbahen në përputhje me datat e parapara në ligj dhe Kushtetutë. Ky afat është 17 tetori, çdo datë tjetër përbën shkelje të Kushtetutës”, deklaroi Antonio Milloshoski deputet i VMRO-DPMNE-së.

LEXO EDHE:  “Po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore”/ Policia jep detajet për arrestimin e Agim Kajmakut

LEXO EDHE:  E rëndë në Durrës/ Gjendet i vrarë një person

Opozita shqiptare është e gatshme për zgjedhje në cilëndo datë të tetorit, por thotë se pas kërkesës për shtyrje të zgjedhjeve fshihet frika nga euforia e regjistrimit të popullsisë.

“Ata kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve duke pasur parasysh euforinë që ka regjistrimi tek shqiptarët dhe kjo eufori do të shkojë në drejtim të opozitës. Regjistrimi qoftë në diasporë ose në vend është i mishëruar me faktin se ndryshimi duhet të ndodhë tek shqiptarët dhe ajo eufori që ndodh në regjistrim do të reflektohet edhe në zgjedhjet lokale” – thotë Skender Rexhepi, deputet i ASH-AAA-së.

Për BDI-në cilado datë e zgjedhjeve është e pranueshme. Integristët nuk do të ndërhyjnë në negociatat mes partive politike.

Bujar Osmani,

“Ne si BDI nuk kemi dilema në sukseset e këtyre zgjedhjeve dhe për ne është pak e rëndësishme data e zgjedhjeve. Ua lëmë partive tjera të merren vesh për datën e zgjedhjeve, kurdo që pajtohet ne do t’i mbështesim”, – thotë Bujar Osmani nga BDI.

Edhe partia “E Majta” vlerëson se data kur duhet mbajtur zgjedhjet lokale është 17 tetori dhe çdo datë tjetër mund të jetë element vlerësimi në Gjykatën Kushtetuese.

LSDM është e gatshme të pranojë cilëndo datë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale përfshirë edhe 17 tetorin siç kërkon partia opozitare VMRO- DPMNE.

“Ne e propozuam 31 tetorin, nëse ato mbahen më 17 tetor, fushata përkon me regjistrimin e popullsisë, dhe kjo nuk është e mirë, ne duhet ta shtyjmë regjistrimin deri në fund të shtatorit, pas së cilës fushata mund të fillojë. Por nëse thotë opozita se data 17 dhe të gjitha partitë e tjera bien dakord, edhe ne do të jemi dakord. Fundjava tjetër është 24 dhe 31, këto janë opsionet për tetorin”, thotë kryeministri Zoran Zaev./DW

LEXO TE PLOTE