Connect with Us

Mbajini larg lodrat e fëmijëve

Femra

Mbajini larg lodrat e fëmijëve

Publikuar

-

Lodrat e fëmijëve mund të përbëjnë rrezik për shëndetin  tyre, pasi rrisin rrezikun e prekjes nga infeksionet, paralajmërojnë ekspertët.  Viruse të caktuara, si gripi, mund të mbijetojnë në sipërfaqen e lodrave për një kohë të mjaftueshme sa të përbëjnë një shqetësim në rast ekspozimi, këshillon një studim i ri.

Ekspertët kanë testuar se sa gjatë mund të mbijetojë një virus në një lodër plastike fëmijësh që është e butë, për shembull një bretkosë. Ata gjetën viruse tek lodra 24 orë pasi ishte kontaminuar, me 60% lagështi.

Kur lagështia ishte 40%, virusi ishte akoma prezent edhe 10 orë pas kontaminimit.

Zbulimet lidhen me viruse të cilat kanë një shtresë të jashtme mbrojtëse, e cila mund t’i ndihmojë ata të mbijetojnë dhe të infektojnë qeliza të tjera.

Shembujt përfshinë gripin, i cili është një nga sëmundjet më të përhapura të rrugëve të frymëmarrjes. Kërkuesit thanë se lodrat janë me gjasa një kanal i rëndësishëm për transmetimin e sëmundjeve virale te fëmijët.

Ky është një kërkim i ri që synon të analizojë se sa kohë duhet që një virus i caktuar të çaktivizohet nga sipërfaqja e lodrave të fëmijëve në temperaturat tipike të ambientit dhe në nivele relative të lagështisë.

Kërkuesit shkencorë përdorën një virus që infekton bakterin për të modeluar mënyrat e mbijetimit të tij tek njerëzit. Ata e vendosën virusin tek një lojë dhe kontrolluan lagështinë e mjedisit në 22 0C në 40% ose 60% lagështi.

LEXO EDHE:  Anëtari i Këshillit Kombëtar e thotë troç/ Zbulon si e fundosi Basha PD-në

Gjatë një periudhe 24-orësh, 1% e virusit mbeti ende infektues në lodër në lagështinë relative 60%, që tregon një pakësim prej 99% në numrin e viruseve infektive.

Virusi ishte më pak i qëndrueshëm në lagështinë 40%, që është më i zakonshmi në mjediset brenda shtëpisë. Në dy orët e para, vetëm 0.01% e virusit vazhdoi të ishte i pranishëm, duke treguar një pakësim prej 99.9% të pakësimit të numrit të viruseve infektive.

Kërkuesit arritën të rikuperonin 0.0001% të virusit infektiv brenda 10 orësh.

Fokusi kryesor për prindërit, doktorët dhe kujdestarët e kopshteve duhet të jetë sterilizimi i lodrave të përbashkëta të fëmijëve të tyre dhe zhvillimi i një strategjie që do të ndihmojë në sigurimin që sëmundjet të largohen një herë e mirë nga çdo lodër.

Për shembull, lodrat që janë të përbashkëta te njerëzit duhet të dekontaminohen shpesh. Pastrimi i zakonshëm shtëpiak është një nga zgjidhjet më të mira.

Ekspertët rekomandojnë gjithashtu eliminimin e lodrave të fëmijëve në mjediset ku ata presin në pediatri. Një plan dekontaminimi duhet të përfshihet gjithashtu për dorezat e dyerve, butonat e ashensorit dhe sipërfaqe të tjera që preken shpesh nga shumë njerëz.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Tre rregulla bukurie që do t’ju bëjnë të dukeni mirë pa u munduar shumë

Publikuar

-

keshilla bukurie

Mblidh flokët gjatë gjumit

Mund t’i kapësh me një lidhëse, apo thjesht t’i largosh nga fytyra. Është shumë e rëndësishme që të largosh flokët nga fytyra gjatë gjumit.  Flokët kanë elemente të dëmshëm si pluhur apo elemente të tjera, që mund të shkojnë në lëkurën e fytyrës gjatë gjumit.

Hiq makeup-in para se të flesh

Pjesa më e madhe e grave bën tualet çdo ditë, kjo bën pjesë në normalitetin e tyre. Ka rëndësi që çdo natë para se të bini në gjumë të hiqni tualetin. Kjo duhet bërë për të çliruar poret dhe për t’i dhënë mundësi atyre që të marrin oksigjen.  Gjithashtu nëse qendroni për shumë kohë me makeup në fytyrë nga bllokimi i poreve mund t’ju krijohen akne, apo puçra.

LEXO EDHE:  Ana tjetër e fëmijëve të pasur të Instagramit!

LEXO EDHE:  Arrestohen edhe pese persona per abuzim seksual me femije



Të qendrosh e hidratuar

Hidratimi gjatë ditës ndihmon në uljen e fryrjes si dhe në eleminimin e toksinave në trup.  Kjo bën që edhe lëkura të duket më e butë si dhe të jetë më e shëndetshme.  Të pish ujë rregullisht gjatë ditës është një këshillë që mjekët dhe estetistët e japin me shumë entuziazëm. Kjo jo vetëm për shëndetin e lëkurës, por edhe për shëndetin e përgjithshëm./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Femra

Brenda mendjes së grave/ Ju zbulojmë fantazitë më të errëta të tyre

Publikuar

-

fantazite e grave

Një studim tregon se gratë mund të arrijnë orgazmën edhe me anë të imagjinatës. Ajo çka imagjinojnë më shumë gratë është një burrë i tretë në marrdhënien e tyre.



Një tjetër  ekspert shprehet, se gratë nuk kanë fantazi seksuale që lidhen me përdhunimet. Gjithsesi ato mund të “aktrojnë” sikur janë duke përdhunuar për të përmbushur fantazitë e partnerëve.

Të të shohin teksa bën seks është eksituese për gratë dhe bën pjesë në fantazitë më të gjalla të grave. Në vendin e parë të sipas studimeve është fantazia e grave për të bërë seks në publik./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Cilësitë e një gruaje me klas/ Nuk kanë të bëjnë aspak me veshjet e shtrenjta

Publikuar

-

cilesite e nje gruaje me klas

Edukatë dhe mirësjellje

Një grua me klas nuk është kurrë agresive, ajo e ngre zërin shumë rrallë dhe i trajton të tjerët me respect dhe mirësjellje. Është shumë e gatshme që të zgjidhë problemet dhe keqkuptimet me dialog. Nuk i ka qejf thashethemet dhe nuk i kushton aspak rëndësi fjalëve që thuhen për dikë, apo diçka.

Buzëqeshja



Një grua me klas është e qeshur dhe  e njeh mirë vlerën e një buzëqeshje. Vështirë ta shohësh atë të acaruar apo të vrenjtur. Ajo e di mirë që buzëqeshja është çelësi më i mirë për të dalë nga situatat e sikletshme.

LEXO EDHE:  Qelizat më të çmuara të trupit tonë/ Nënat e reja i konsiderojnë si një “dhuratë”

LEXO EDHE:  Arrestohen edhe pese persona per abuzim seksual me femije

Aroma

Cilido qoftë stili i saj, një grua me klas di që t’i përshtasë edhe aromën në mënyrë perfekte. Ato më romantiket zgjedhin aroma lulesh, ndërsa gratë më të forta zgjedhin aroma më karakteristike.  Çdo grua me klas ka një aromë të vetën e cila e dallon nga gratë e tjera./CNA.al

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: