Aktualitet
16 gjërat që mësuam nga viti 2016
Në fundin e njërit prej viteve të mbushur me ngjarje historike, në politikën perëndimore të paktën, ja disa prej ideve dhe pikëpamjeve më të rëndësishme të 2016-ës.
1-Nuk janë njerëzit kundër makinerive, janë njerëzit dhe makineritë së bashku. Sikurse Revolucioni i katër po shpaloset, ekspertët thonë se inteligjenca artificiale dhe robotika kanë një potencial shumë të madh, por akoma kanë nevojë për mbikëqyrjen e njeriut.
2- Truri ynë etiketon dikë si “jashtë” apo “brenda” një grupi brenda një të 170 mijtën e sekondës. Neuroshkenca e populizmit po shkon më tej. Avantazhi i të kuptuarit të trurit mund të nxisë progres të madh.
3- Të rinjtë ndihen më rehat me globalizmin se sa më të vjetërit në moshë. Një anketë me 26 mijë të rinjtë pjesëmarrës tregoi se të rinjtë janë më të shqetësuar që të mbështesin idealet e qytetarisë botërore, janë më të shqetësuar për korrupsion, ndryshimet klimatike dhe mungesën e mundësive.
4- Mediat sociale po transformojnë politikat përfundimisht. Por, ende nuk e dimë nëse është apo jo një kërcënim ndaj demokracisë.
5- Mediokriteti është normalja e re. Të paktën për sa kohë rritja ekonomike mbetet shqetësim. Ky ishte mendimi i ekonomistëve më të mirë, duke e parë botën nga Kina, vetëm pasi Mbretëria e Bashkuar votoi për t’u larguar nga Bashkimi Europian.
6-Kutia e mjeteve të punës së ekonomisteve është bosh. Sipas Raportit të Konkurrueshmërisë Globale, stimujt monetarë nuk funksionojnë nëse ekonomitë nuk janë konkurruese dhe inovacioni nuk është i mjaftueshëm.
7- Disa vende janë më tepër novatore se disa të tjerë, si p.sh. Singapori, Finlanda dhe Suedia.
8- Vendet më të mira si për të jetuar, por dhe të qëndrueshëm nuk janë as të pasur dhe as europianë.
9- Mund të ketë disa mënyra të lehta për të nxitur rritjen ekonomike. Rekomandojmë syze optike për ato që kanë nevojë të shikojnë, shkruhet në një nga raportet e Forumit Ekonomik Botërore për zhvillimin e vendeve.
10- Nuk do të kemi barazi gjinore në vendin e punës deri në vitin 2168. Po, në 2168-ën, 170 vite më pas do t’ia dalim.
11- Ekonomia globale po dështon 35% të talenteve botërore. Raporti i kapitalit njerëzor gjeti se vetëm 65% e njerëzve po përmbushin potencialin e tyre përmes arsimimit, aftësive dhe punës.
12- Aftësitë po ndryshojnë. Madje shpejt. 10 aftësitë më të kërkuara tani nuk ekzistonin një dekadë më parë, megjithatë disa prej cilësive bazike të njerëzve si negocimi, kurrë nuk do të dalë nga moda.
13-E ardhmja e financës është blockchain. Kjo teknologji, mbase fjala kyçe e vitit, është caktuar për të revolucionarizuar mënyrën se si paratë do të rrjedhin në të gjithë botën.
14- Tregjet në zhvillim do të furnizojnë rritje globale vitin e ardhshëm dhe më tej. Ekonomia kineze po arrin ngadalë pikun e saj, rritja e Afrikës bën fjalë vetëm për fillimin e një historie, përparimi i Indisë do të fuqizohet nga industria prodhuese, si dhe inovacioni po transformon Amerikën Latine.
15- Në 2016, dhe me shumë siguri deri në përjetësi, njerëzit do të duan të dinë se si të jenë më të suksesshëm, më të lumtur dhe udhëheqës më të mirë.
16- Dhe… të jesh i mërzitshëm është mirë për ju.
(Forumi Ekonomik Botëror)
Aktualitet
Analisti deklaratë të fortë për Arta Markun/ Artan Hoxha flet për prapaskenat e drejtësisë

Emisioni “Java” në RTSH ka parajamëruar mbrëmë ekspozimin e dy kallezimeve të reja penale të Kontrollit të Lartë të Shtetit, kallezime që “ngërthejnë histori të pazakonshme, madje të jashtëzakonshme të abuzimeve dhe shkeljeve korruptive të ligjit”, tha analisti Preç Zogaj.
Sipas Zogajt janë kallëzime që ose flenë, ose mbyllen nga organi i akuzës.
Zogaj tha se, për t’u dhënë kohën e nevojshme, ekspozimi i tyre do të bëhet në emisionin e ardhshëm. Por gazetari investigativ Artan Hoxha dhe analisti Lorenc Vangjeli nuk kanë pritur të hedhin dyshimet e tyre për drejtimin e Prokurorisë.
Artan Hoxha tha se Prokurori i Elbasanit, Ardian Nezha nuk ka dhënë dorëheqjen, ashtu siç thuhet.
Hoxha shpjegoi se bëhet fjalë për ato lloj dorëheqjesh që në fakt janë largime për shkak të çeshtjeve kriminale në Elbasan, ku ka përpjekje dhe presione për të mos u hetuar.
Lorenc Vangjeli e ngriti dozën duke thënë se nëse ngec në rutinën e paraardhësit, fuqia që i hapi derën do ti tregoje derën prokurores se re. Duke nënkuptuar SHBA.

Pas bllokimit të pikave të tregtimit të karburantit të “Gulf” mësohet se kjo situatë ka ardhur si pasojë e detyrimeve të pashlyera te Tatimet.
Njëri prej aksionerëve të “Gulf”, Apostol Doçi, i cili foli për “News 24”, është shprehur se borxhi i papaguar është 40 milionë lekë.
“Borxhet te Tatimet, principali janë 37 milionë lekë, 3 milionë lekë janë që merr sistemi interesa, është diku te 40 milionë lekë. Gjithë borxhi nuk është shifër alarmante se kjo është pagesa e një muaji te Tatimet, ma ha mendja që deri në fund të muajit likuidimi i parë që do të bëjmë, është borxhi te Tatimet. Likuidimi i dytë është sistemimi i tollonave te populli, tek institucionet shtetërore dhe furnitorët”, u shpreh Doçi.
Mbyllja e këtyre pikave ka shqetësuar qytetarët, të cilët, me tollona në duar, janë interesuar në këto karburante se çfarë do të ndodhë me tollonat e tyre. Aksioneri i kompanisë, Doçi, premton se situata do të ndryshojë shumë shpejt për qytetarët.
“Gjithë pikat e karburanteve ‘Gulf’, që janë diku te 52 pika, janë të bllokuara për momentin, nuk funksionojnë edhe zyrat qendrore nuk funksionojnë, sepse janë bërë disa denoncime nga qytetarët për tollonat që kanë dhënë lekët dhe nuk po marrin karburant. Iu premtoj qytetarëve që mos mërziten, sepse të gjithë qytetarët që kanë kartat dhe tollonat, “Gulf” do të fillojë të funksionojë”, u shpreh ai.

Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon.
Burime nga Prokuroria e Tiranës janë shprehur për Top Channel se objekt i hetimit nuk është mbyllja e pikave të tregtimit të karburantit, por skema mashtruese e shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.
Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.
“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.-raporton TCH.
Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.
“Gulf” e nisi aktivitetin e vet në Shqipëri në shator të vitit 2013 me krijimin e shoqërisë “Sun Petroleum”. 6 muaj më vonë, në shkurt të vitit 2014, shoqëria u ble nga kompania “offshore” “Universal Energy Group”, duke krijuar kështu një skemë zinxhir kompanish guaskë, përmes së cilës nuk mund të arrihet tek pronarët e vërtetë.
Ndërkohë, më 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.
-
Aktualitet20 hours ago
Pse Gridës i iku zëri nga një fjali e Saimir Tahirit?
-
Aktualitet21 hours ago
Bie Partia Demokratike/ Basha themelon “Partinë Monokratike”
-
Kryesore Show Biz7 hours ago
Iu arratis nga komisariati, çfarë ndodhi kur Stresi u takua mbrëmë me Tahirin?
-
Aktualitet21 hours ago
Nuk iu lejua fjala në mbledhjen e Këshillit/ Topollaj publikon atë që ia ndaloi Basha ta thoshte
-
Kryesore Show Biz7 hours ago
Këngëtari shqiptar martohet në fshehtësi: “Ne k***** zgjedhim grun më të mirë”
-
Aktualitet22 hours ago
Pse Berisha bojkotoi mbledhjen e Këshillit Kombëtar nga Lulzim Basha
-
Aktualitet8 hours ago
“Tërmet” në administratë/ Rama shkarkon 200 punonjës, ja 16 institucionet që preken
-
Aktualitet19 hours ago
Kurban i Ramës?/ Tahiri: Unë e di se nga kush do e ha