LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cfarë nuk duhet të ngrohni?

31 Dhjetor 2016, 07:30, Lifestyle CNA

Angazhimet e shumta dhe mënyra e shpejtë e jetës janë arsyeja pse ne përgatisim ushqim për disa ditë më parë, por ka ushqime që nuk duhet t?i ngrohim më vonë.

Nëse e keni një zakon që pas përgaditjes të ringrohni ushqimin, merrni parasysh se çfarë mundeni dhe çka nuk duhet të ringrohni asnjëherë, për shkak se disa ushqime i humbasin vetitë e tyre ushqyesve dhe substancat e tyre, ndërsa disa bëhen edhe toksike në këtë mënyrë. Mishi i pjekur i kuq nuk duhet të ringrohet sepse gjatë trajtimit termik ai e ndryshon strukturën në një formë që nuk i përgjigjet trupit tonë. Në fakt, kur proteinat nga mishi ringrohen më vonë ato e ndryshojnë përbërjen, duke i bërë shumë të vështira që të treten në organizëm, e përveç problemeve me tretje, mishi mund të bëhet toksik.

Ashtu si mish i kuq, edhe te mishi i shpezëve vjen te ndryshimi në përbërjen e proteinave që mund të shkaktojnë probleme me tretjen. Mishin e pulës dhe gjeldetit duhet hëngër vetëm të ftohtë, pa ngrohje, sidomos mishin e pulës, i cili përmban më shumë proteina sesa mishi i kuq. Por në qoftë se ju duhet patjetër që të ringrohni mishin e pulave, le të jetë në një temperaturë më të dobët dhe më ngrohje më të gjatë.

Patatja është ushqim që të gjithë e duan për t?a ngrënë, në kombinime të ndryshme, por në asnjë mënyrë nuk duhet të ringrohet. Patatja, në fakt, për shkak të ringrohjes humb vetitë ushqyese, dhe madje bëhet toksike. Patatja është më e shëndetshme e gatuar dhe duhet t?a hani menjëherë pas përgatitjes apo edhe të ftohtë ? në atë rast përmban përqindjen më të lartë të amidonit rezistent i njohur për ndjenjëne ngopjes dhe që ka efekt probiotik.

Vezë nuk duhet të ringrohen sepse ato bëhen toksike për shkak të ekspozimit ndaj temperaturës së lartë. Megjithatë, kjo nuk ka të bëjë me ushqime ku vezët janë të fërguara si për shembull në salca, por vetëm për ushqime me vezë të ziera ose të skuqura, të tilla si musaka. Këpurdhat është mirë të hahen menjëherë pas përgatitjes, apo të ftohta por ata nuk duhet të ringrohen.

E njëjta vlen edhe për supat dhe pilafi me lëng pule, të cilat janë bërë me këpurdha. Nëse ju duhet t?i ringrohni le të jetë ngrohja e butë në temperaturë deri në 70 gradë.

Spinaq, panxhari i kuq, selino dhe karrotat përmbajnë nitrate të cilat për shkak të veprimit të mikroorganizmave dhe ngrohjes kalojnë në nitratet dhe tutje në nitrosamine, të cilat janë materie shumë të dëmshme dhe kancerogjene për njerëzit. Spinaqi është më i rrezikshmi në këtë grup dhe gjithmonë duhet t?a hani vetëm pas përgatitjes ose të nesërmen. Spinaqin nuk duhet t?a ringrohni, sepse është i shijshëm edhe i ftohur. Selino, e cila përdoret shpesh për supa, duhet hequr pas gatimit, së bashku me karrotat, dhe të hahen menjëherë pas përgatitjes. Ato gjithashtu përmbajnë nitrate.

18:00 Lifestyle

Hiqni dorë nga …

Disa gjëra që ju i bëni në jetë vetëm e komplikojnë situatën...

17:30 Lifestyle

Dobësohuni me …

Sipas një studimi të ri, nëse shtoni bakteret e mira me anë ...

Lajmet e fundit nga