LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohet shqiptari me droge ne Itali

31 Dhjetor 2016, 09:12, Aktualitet CNA

Një shqiptar është arrestuar disa ditë më parë nga polica italiane, pasi është kapur me drogë.

Ai ishte duke lëvizur me makinën e tij kur ka ndaluar pasi pa një patrullë policie.

Pas kësaj lëvizje, efektivët e ndaluan dhe kontrolluan. Më tej vijuan edhe kontrollet në banesën e 25-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Policia sekuestroi 75 gram kokainë dhe 23.400 euro.

I riu, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është arrestuar për akuzën e posedimit të drogës me qëllim shpërndarjen dhe u dërgua në burgun e Sollicciano-s.

Lajmet e fundit nga