LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet dokumenti i firmosur nga Xhafaj, ja si Soros kap 27 ligjet e reformës

29 Dhjetor 2016, 08:46, Aktualitet CNA

Reforma në drejtësi do vijojë të realizohet sipas ideve dhe sugjerimeve të George Soros. Teksa dje gazeta ka shkruar se Fatmir Xhafaj ka mbledhur në një takim ekspertët e nivelit të lartë, shumica pjesë e Soros, ku iu kërkoi që të japin ndihmën e tyre, duket se vendimi është marrë që kohë më parë. Të enjten që lamë pas, Kuvendi miratoi projektvendimin për t?i dhënë fund Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Te faqja në internet e Kuvendit është zbardhur vendimi dhe në të janë tre pika. E para është që mbyllen punimet e komisionit, e dyta që 27 ligjet e mbetura të reformës do shqyrtohen te Komisioni i parlamentar i Ligjeve dhe e treta që ekspertët e nivelit të lartë do vijojnë të jenë pjesë e reformës. Ata do të asistojnë në shqyrtimin e ligjeve. Interesant është fakti se përtej kërkesës së Fatmir Xhafajt që u ka bërë ekspertëve në takimin me rastin e mbylljes së komisionit, gjithçka është zyrtarizuar. Vendimi është miratuar në Kuvend dhe tani roli i Soros do jetë edhe në këto 27 ligje. ?Grupi i Ekspertëve të Nivelit të Lartë dhe Sekretariati Teknik i ngritur në bazë të vendimit të Kuvendit nr.96/2014 dhe vendimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar ?Për reformën në sistemin e drejtësisë?, të vazhdojnë të mbështesin Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, për shqyrtimin dhe miratimin e 27 projektligjeve të hartuara?, thuhet në pikën e tretë të vendimit. Dihet tashmë botërisht se 7 ligjet e reformës u bënë sipas interesave të Soros. Që në vitin 2014, Fondacioni Soros kishte hartuar një projekt për realizimin e këtij procesi dhe ai nxiti politikën. Një pjesë e ekspertëve që asistuan në hartimin e ligjeve kanë qenë pjesë e fondacionit, ndërsa janë dhënë dhe shumë lekë.

Detajet e projektvendimit

Vendimi i miratuar nga Parlamenti është shoqëruar dhe me një relacion të firmosur nga Fatmir Xhafaj. Edhe aty thuhet qartë se ekspertët do vijojnë të jenë pjesë e reformës. Edhe pse qëllimi i kalimit të 27 ligjeve te Komisioni i Ligjeve ishte që të merren deputetët me ta, sërish Xhafaj ka këmbëngulur që roli i ekspertëve të jetë i madh. ?Miratimi i paketës ligjore në vazhdim do të bëjë të mundur zbatimin e normave kushtetuese të miratuara konsensualisht me projektin kushtetues të 22 korrikut, do të bëjë aktive funksionimin e arkitekturës së re të institucioneve të sistemit të drejtësisë të parashikuara në 7 ligjet prioritare të miratuara nga Kuvendi dhe do te mundësojë mekanizmat institucionale  e procedurale për rritjen efiçensës së sistemit, cilësinë e shpejtësinë në dhënien e drejtësisë, rritjen e aksesit të qytetarëve edhe në dhënien e drejtësisë në funksion të rritjes së besimit të tyre të drejtësia?, thuhet në relacion. Ndërkohë, Xhafaj ka dhënë dhe arsyet se përse është kaluar në Komisionin e Ligjeve. Sipas tij, 27 ligjet janë të karakterit procedural dhe për këtë arsye nuk ka më nevojë që të vijojë punë në komisionin e posaçëm. ?Duke pasur në konsideratë që këto projektligje janë kryesisht teknike apo procedurale, në reflektim të ndryshimeve kushtetuese dhe të 7 ligjeve prioritare, si dhe duke pasur në konsideratë përbërjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, propozohet që ky proces tashmë të vijojë pranë këtij komisioni në përputhje me procedurat e parashikuara në nenet 32-41 të Rregullores së Kuvendit?, u theksua më tej./SOT

Lajmet e fundit nga