Connect with Us

Zbardhet debati dhe përplasjet, PD – LSI kundër Dakos/ Ja si u rrëzua buxheti i Bashkisë Durrës

Aktualitet

Zbardhet debati dhe përplasjet, PD – LSI kundër Dakos/ Ja si u rrëzua buxheti i Bashkisë Durrës

Publikuar

-

Një debat i fortë që më pas ka sjellë edhe rrëzimin e buxhetit të vitit 2017 për Bashkinë Durrës.

PD dhe LSI kanë bashkuar votat pas debateve që kanë pasur me kryebashkiakun Vangjush Dako, i cili ka këmbëngulur tek projekt-buxheti i paraqitur dhe në asnjë rast nuk ka pranuar të diskutojë apo të dëgjojë vërejtjet që kanë ardhur nga përfaqësuesit e PD dhe LSI.

Këmbëngulja e Dakos, kokëfortësia e tij dhe qëndrimet e mbajtura kanë bërë që LSI të bashkojë votat me PD dhe të rrëzojë buxhetin e vitit 2017 për Bashkinë e Durrësit.

Citynews mësoi se LSI ka kërkuar më shumë transparencë për buxhetin dhe ka theksuar se projekti i paraqitur nga Vangjush Dako nuk kishte të pasqyruara problematikat e qytetarëve sepse opinion i tyre nuk ishte marrë në asnjë rast nga Bashkia e Durrësit.

Partia Demokratike ka debatuar fortë me kryebashkiakun e Durrësit. Kreu i këshilltarëve Armand Teliti ka theksuar se Dako po paraqiste një buxhet luksi dhe shpenzimesh jo për qytetarët, por që shkonin për betonizimin e mëtejshëm të qytetit.

LEXO EDHE:  TVSH-ja rënie dramatike/ Dështojnë aksionet e Tatim-Doganave

Gjatë debatit dhe kërkesave të paraqitura nga demokratët, të cilët theksonin si problematika vendgrumbullimin e plehrave, pastrimin e qytetit, furnizimin me ujë të pijshëm dhe çështje të tjera sociale, Vangjush Dako ka theksuar se për të më i rëndësishëm ishte projekti “Vela” se sa plehrat që po mbulojnë qytetin e Durrësit, raporton citynews

Kundërshtimet dhe debatet e ashpra, jo vetëm me këshilltarët e PD, por edhe ata të LSI-së kanë bërë që këto dy grupe politike në këshillin Bashkiak të Durrësit të bashkojnë votat dhe të rrëzojnë projekt-buxhetin e vitit 2017 të paraqitur nga Vangjush Dako./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Video-Pamjet brenda spitalit COVID2/ Manastirliu apelon qytetarët: Mos rrezikoni jetën tuaj!

Publikuar

-

Nga

Video-Pamjet brenda spitalit COVID2/ Manastirliu apelon qytetarët: Mos rrezikoni jetën tuaj!

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka shpërndarë një video të situatës që është aktualisht brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”/COVID2, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm si dhe të rasteve të dyshuara që po marrin trajtim në këtë spital. Ministrja Manastirliu ka apeluar për respektimin e rregullave për të frenuar përhapjen e COVID19.

“Mbaje maskën, ruaj distancimin, kujdesu për higjienën. Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve kundër COVID19”, shkruan Manastirliu.



LEXO EDHE:  Tensionohet situata në Durrës/ Protestuesit përplasen me policinë

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Deri në fund të këtij viti do të bëhen publike të gjithë pronarët e kompanive offshore në vend

Publikuar

-

Nga

Deri në fund të këtij viti do të bëhen publike të gjithë pronarët e kompanive offshore në vend

Të gjitha kompanitë në vend (përveç personave fizikë) duhet që jo më vonë se 31.12.2020, të identifikojnë pronarët përfitues, si dhe të krijojnë e të mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues. Të dhënat më pas, si emri, mbiemri dhe shtetësia, do të jenë publike në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Krijimi i regjistrit do të zgjasë një vit, (deri në 31 dhjetor 2021).

Është publikuar në Fletoren Zyrtare Ligji për regjistrin e pronarëve Përfitues, i cili për herë të parë në Shqipëri do të mundësojë që të identifikohen pronarët e kompanive të ashtuquajtura offshore, që zotërojnë të paktën 25% ose më tepër të aksioneve/kuotave të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues. Ligji u hartua pas kërkesave të Moneval (një mekanizëm I Komisionit Europian kundër pastrimit të parave), pasi kompanitë offshore, aksionerët e të cilëve nuk janë të identifikuar, krijonin mundësi për pastrimin e parave.

Ligj rregullon përkufizimin e pronarit përfitues, subjektet e detyruara, të cilat duhet të regjistrojnë pronarët përfitues, krijimin, funksionimin dhe administrimin e Regjistrit të Pronarëve Përfitues, procedurën dhe mënyrën e regjistrimit e të mbajtjes së të dhënave të regjistruara të pronarëve përfitues, si dhe masat ndëshkuese në rast të mosregjistrimit të pronarëve përfitues.

Ky ligj zbatohet për të gjitha personat juridikë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë si më poshtë (shpk, sha, OJF, zyrat e huaja të përfaqësimit, shoqëritë kolektive dhe çdo subjekt tjetër juridik, i cili me ligj detyrohet të regjistrohet pranë QKB-së).

Nuk kanë detyrim vetëm personat fizikë, tregtarë të regjistruar në regjistrin tregtar si dhe ndërmarrjet me pronësi shtetërore, partitë politikë, e shoqëritë fetare.

Pronarët përfitues

“Pronar përfitues”, quhet  individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit subjektin dhe/ose individi në emër të të cilit po kryhet një transaksion ose veprimtari dhe përfshin të paktën:

1.1.1 Individi i cili ka në pronësi ose kontrollon i fundit një person juridik, përmes pronësisë direkte ose indirekte të një përqindje të mjaftueshme të aksioneve ose të drejtave të votimit ose të pjesëmarrjen në kapitalin e atij entiteti, përfshirë përmes mbajtjes së aksioneve, ose përmes kontrollit nëpërmjet mjeteve të tjera, ose përfiton nga transaksionet e kryera nga personi juridik në emër të tij

1.1.2 Themeluesi ose përfaqësuesi ligjor ose individi që ushtron kontrollin e fundit efektiv në administrimin dhe kontrollin e organizatave jofitimprurëse, ku përfshihen fondacionet, shoqatat, qendrat, si dhe degët e organizatave jofitimprurëse. Kontroll i fundit efektiv është marrëdhënia në të cilën një person:

  1. a) përcakton vendimet e marra nga organizata jofitimprurëse;
  2. b) kontrollon në çdolloj mënyre zgjedhjen, emërimin dhe largimin e shumicës së organeve vendimmarrëse dhe/ose organeve ekzekutive të organizatës jofitimprurëse.

LEXO EDHE:  Vetëm 51 ditë në pushtet/ Rrëzohet qeveria Kurti në Kosovë

LEXO EDHE:  Dorëheqja e Valbona Sakos/ PD: Durrësi i rikthehet Dakos

1.2. Në rastin e një trusti ose marrëveshjeve të tjera ligjore: 1.2.1 Krijuesi i trust-it, kujdestari/i mirëbesuari, mbrojtësi, nëse ka, dhe përfituesit ose kur personat që përfitojnë nga marrëveshja ligjore ose entiteti ende nuk janë përcaktuar, klasa e personave për interesin kryesor të të cilëve marrëveshja ligjore ose entiteti është krijuar ose operon; çdo individ tjetër që ushtron kontrollin e fundit mbi trustin me anë të pronësisë direkte ose indirekte ose me mjete të tjera.

Regjistri i Pronarëve Përfitues do të administrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit

Regjistri i Pronarëve Përfitues përmban të dhënat e mëposhtme:

3.1 Të dhënat e përgjithshme për subjektin raportues:

  1. a) numri unik i identifikimit të subjektit (NUIS);
  2. b) emri i subjektit raportues.

3.2 Të dhënat e detyrueshme për pronarët përfitues të subjektit raportues:

3.2.1 Të dhënat e identifikimit:

  1. a) për shtetasit shqiptarë:

– emri dhe mbiemri;

– numri i identifikimit personal;

– datëlindja;

– shtetësia;

– adresa e rezidencës së përhershme;

  1. b) për shtetasit e huaj:

– emri dhe mbiemri; –

numri i identifikimit personal;



– datëlindja;

– numri i pasaportës dhe shteti lëshues;

– data e lëshimit dhe data e skadimit të pasaportës;

– shtetësia;

– adresa e rezidencës së përhershme;

  1. c) për refugjatët/personat pa shtetësi:

– emri dhe mbiemri;

– numri i dokumentit të udhëtimit;

– datëlindja;

– shteti që ka lëshuar dokumentin e udhëtimit;

– data e lëshimit dhe data e skadimit e dokumentit të udhëtimit.

3.2.2 Data e përcaktimit të individit si pronar përfitues.

3.2.3 Lloji dhe përqindja e pronësisë:

3.2.3.1 Direkte;

3.2.3.2 Indirekte.

Të dhënat që do jenë publike

Të dhënat e regjistruara në Regjistrin e

Pronarëve Përfitues, të cilat do të jenë lirisht të aksesueshme dhe publike janë:

  1. a) emri dhe mbiemri i pronarit përfitues;
  2. b) shtetësia;
  3. c) viti dhe muaji i lindjes;

ç) data e përcaktimit të individit si pronar përfitues;

  1. d) lloji dhe përqindja e pronësisë:

– direkte

– indirekte

Të dhënat e tjera do të mund të aksesohen nga personat e autorizuar dhe institucionet publike.

AFATET

  1. Subjektet raportuese ekzistuese, duhet jo më vonë se 31.12.2020, të identifikojnë pronarët përfitues, si dhe të krijojnë e të mbajnë dokumentet përkatëse për pronarët përfitues.
  2. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit do të krijojnë Regjistrin e Pronarëve Përfitues jo më vonë se data 31.1.2021.
  3. Subjektet raportuese ekzistuese duhet të regjistrojnë të dhënat e kërkuara nga ky ligj për pronarët e tyre përfitues jo më vonë se 60 ditë kalendarike nga krijimi i regjistrit. /Monitor

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD: Shqipëria vendi ideal për pastrimin e parave

Publikuar

-

Nga

PD: Shqipëria vendi ideal për pastrimin e parave

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të raportit të Indeksit të Bazelit, i cili e ul performancën e vendit tonë sa i përket pastrimit të parave.

Tabaku shkruan në rrjetet sociale se  Shqipëria është 6 vende më keq, dhe akuzon qeverinë se edhe përballë fakteve dhe analizave te miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të miratuar në shtator ligjin për aministinë fiskale dhe penale të parave të pista.

“Indeksi i Baselit: Shqipëria vendi më ideal për pastrimin e parave në Ballkanin Perëndimor. Shqipëria bie me 6 vende në Indeksin e Baselit për pastrimin e parave!

Raporti i sapopublikuar Bazel 2020 e rendit Shqipërinë të parën nga vendet e Ballkanit Perëndimor për mundësitë e arta që ofron për grupet kriminale dhe organizatat terroriste që pastrojnë paratë e tyre.

Ky fakt tronditës është pasqyruar dhe paralajmëruar edhe më herët nga institucione të tjera ndërkombëtare dhe opozita. Por ironikisht, përballë fakteve dhe analizave te miqve dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë qeveria shqiptare nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për të miratuar në shtator ligjin për aministinë fiskale dhe penale të parave të pista.



Ndërsa institucionet e rëndësishme ndërkombëtare si MoNEYVAL dhe raporti i Basel për AML raportojnë se Shqipëria është një vend me rrezik të lartë për pastrimin e parave nuk ka ende asnjë përpjekje sado të vogël nga ana e qeverisë për të shmangur renditjen e Shqipërisë në listat e zeza të ndërkombëtare.

LEXO EDHE:  “Pogradeci në UNESCO”/ Përmbyllet misioni vëzhgues mbi detyrat dhe rekomandimet

LEXO EDHE:  Dëshmia shokuese/ Vangjush Dako drejt prangave?

Lufta kundër pastrimit të parave është një nga parakushtet kyçe që duhet të përmbushen nga Shqipëria për të nisur negociatat. Por, mesa duket BE nuk është synimi i Ramës. Ritmet e rritjes së kriminalitetit apo pastrimit të parave, renditja skandaloze në raportet ndërkombëtare janë sinjal i qartë se kjo qeveri dhe ky kryeministër kanë për qëllim jo integrimin por izolimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Askush më shumë se qytetarët shqiptarë nuk e do dhe përpiqet për të qenë sa më shpejt pjesë integrale e Europës së Bashkuar. Ndaj Edi Rama dhe qeveria e tij ta harrojnë se do të mund të izolojnë vendin dhe shqiptarët. Makthi i tyre për të mbrojtur krimin dhe pastruar paratë e pista nuk mund të jetë makthi i shqiptarëve. Qytetarēt shumë shpejt do të kenë mundësi ti tregojnë me votë vendin këtij pushteti autoritar që e ka zhytur vendin në krim dhe korrupsion galopant.

Çdo skemë kriminale që konsiderohet si frymëmarrje për biznesin dhe që sponsorizohet me lekët e krimit apo drogës e që Rama mendon se mund ti zgjasë pushtetin, po refuzohet nga bizneset e ndershme, nga qytetarët e ndersëm dhe tashmë po denoncohet qartas dhe nga institucionet ndërkombëtare. Asgjë nuk e ndal ndryshimin!

Shqipëria do të jetë aty ku i takon, në Europën e bashkuar! Asnje pushtet autoritaro- kriminal nuk mund ta ndalë dhe pengojë këtë proces dhe përpjekje legjitime të çdo shqiptari”, shrkuhet në deklaratën e Tabakut. /CNA.al

LEXO TE PLOTE