LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rokadë në prokurori/ ‘Miku’ i Veliajt largohet nga drejtimi i Tiranës

27 Dhjetor 2016, 14:59, Aktualitet CNA

Citynews publikoi disa ditë më parë një foto të kryeprokurorit të Tiranës, Petrit Fushaj së bashku me kryebashkiakun Erion Veliaj në një nga restorantet e Tiranës.

Kryeprokurori i Tiranës, Petrit Fushaj, mësohet se është larguar nga kjo detyrë, pasi është emëruar në atë të njësisë së dekriminalizimit, e cila do të bëhet me 3 prokurorë. Ata do të jenë Petrit Fushaj, Alma Muça dhe drejtuesja Rovena Gashi.

Për momentin nuk ka asnjë informacion për emrin që do të zëvendësojë Petrit Fushaj në krye të prokurorisë së Tiranës, e cila po heton 5 padi të ngritura ndaj krybashkiakut Erion Veliaj.

Aktualisht Petrit Fusha vazhdon të mbajë dhe postin e kreut të akuzës së kryeqytetit por në këtë post ai është i komanduar deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri.

Largimi i Fushes vjen menjehere pas denoncimit ne CityNEWS nepermjet imazheve ku tregohej se kryebashkiaku i Tiranes Erion Veliaj nen hetim per dica ceshtje drekonte me kryeprokurorin e Tiranes./Citynews

Fotot ekskluzive dhe takimi-Vettingu dhe vrasja e Ardit Gjoklaj?/ Veliaj drekon me Petrit Fushën

 

Lajmet e fundit nga