Connect with Us

Erjon Braçe sulmon Armando Dukën/ Ky Aga, po vret ëndrrat e cdo fëmije që do të luajë futboll

Aktualitet

Erjon Braçe sulmon Armando Dukën/ Ky Aga, po vret ëndrrat e cdo fëmije që do të luajë futboll

Publikuar

-

Deputeti socialist Erjon Braçe ka vazhduar sulmet e tij ndaj presidentit të FSHF Armand Duka. Në një postim të tij në rrjetet sociale Braçe shkruan se nuk do ndalet perballë presidentit Duka i cili sipas tij po shkatërron ëndrat e fëmijeve për të luajtur futboll.

Postimii plote i Erjon Braçes:

ENDRRAT E FEMIJEVE,
ENDRRAT QE VRITEN,
ENDRRAT QE BEHEN EKONOMI,
AGAI I PADITUR DHE TURPI!!
PO PO, TURPI!!

Ka te drejte;
Une e shaj Ate nga minuta e pare ne te fundit,
perfshire dhe shtesat!!

Rasti i fundit kur e bera kete,
ishte tamam dita kur e pashe me ortakun e tij te biznesit,
tregtise, politikes gjithashtu,
Ate bjondin qe eshte faqe me faqe ne raportin e UEFA-s per fiksimin e rezultateve sportive ne Champions dhe Europa League,
ne rreshtin “e rendesishem” te stadiumit te Elbasanit.

Vetem me Ate, ata te dy,
ne nje ndeshje te gjykuar keq me dashje,
ne nje situate te veshtire-kur nje tribune e tere po merrej me Ate dhe Ate, me te dy bashke dhe,
kur si rrugace te vertete ju kthenin sharjet njerezve te revoltuar me ta ne ate tribune!!

Po mor po,
do vijoj ta shaj nga minuta e pare ne te fundit,
sepse ky Aga,
po vret endrrat e cdo femije qe do te luaje futboll,
do te rritet si futbollist,
do te ndertoje nje kariere me futbollin-nga ekipi i moshes ne kombetaren e Shqiperise, ndershmerisht, me pasion, dashuri dhe kembet e tija, permes konkurrences dhe gares qe e ben fitues, humbes apo e ndan si te barabarte, ne mijera ndeshje-duhen kaq,
por prej gjithe sa me siper;
Kurre prej dashjes se nje njeriu te vetem, Aga qofte ai.

LEXO EDHE:  Erjon Braçe “degjeneron” Alfred Pezën/ Kujton dhe gjyqin ndaj Fatos Nanos

Cdo te padituri si ai, me duhet ti them se;
Kudo rreth e qark nesh, nga Evropa ne Kine e Amerike,
posacerisht ne Ameriken e Jugut, Afrike gjithashtu,
ata qe menaxhojne sportin, po kthejne endrrat ne ekonomi-tamam per te rifinancuar endrra edhe me te medha!!
E di cfare?
Multikulturalizmin!
(ndjese per fjalen por ska nje me te thjeshte,
e di qe e ke te veshtire prej padijes tende, por ske cben,
as Tanet e tu nuk te ndihmojne ne kete rast).
Nje shoqeri qe pranon dhe kulturen e te ndryshmit,
e integron dhe bashkon kontributet e gjithkujt,
duke nisur nga futbolli per nje vend- shtet te tere.
Shih Gjermanine, Zvicren, Belgjiken, Italine, Austrine, Francen dhe meso.

Ndjese, e di qe dhe kete “urdhrin-“meso”!, ti e merr per fyerje,
por nuk ke cfare ben. E ke gjithnje prej asaj qe je, jo prej meje!

Se fundi,
ty te vjen turp?
Ha ha ha ha ha ha ha ha!

Shiko Aga;
Njeriu qe ne diten me te mire te tij-ate diten kur kthehet me nje fitore te madhe, kualifikimin per ne Evropian, refuzohet masivisht nga mbeshtetesit e ekipit “te tij”, mu ne zemer te Tiranes dhe,
ja kthen me nje sharje familjare ne mikrofonin qe e retushojne Tanet e tij, nuk besoj se ndjen turp, po fare fare!

Ndaj genjen edhe ketu!
Ose nuk di kuptimin e fjaleve qe perdor.

Ne gjuhen tende,
jane ngjarje qe parashikohen lehtesisht me njesh (1) dhe,
kane koeficent te ulet!!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Publikuar

-

Nga

Video-“Kjo është një mrekulli!”/ Policia tre orë kontroll me radar në aksin Sauk-Teg

Mbrëmjen që lamë pas Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet në aksin Sauk-Teg, ku edhe kanë vëzhguar sërish me radar për të parandaluar aksidentet rrugore.

Ndryshe nga çdo aksion i mëparshëm, për tre orë nuk u evidentua asnjë shpejtësi mbi 100 km/h duke bërë që të mos hiqet asnjë leje drejtimi.

“Live : Në aksin Sauk-Teg.

Me Policinë Rrugore, me radar për të parandaluar aksidentet rrugore që shkaktohen si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara

Për tre orë asnjë shpejtësi mbi 100 km/h, por janë evidentuar shpejtësi nga 93-98 km/h në këtë aks që më parë ishte vërtet problematik përsa i përket ngjarjeve rrugore, por monitorimi i pandërprerë me radar e Patrulla të Policisë Rrugore ka parandaluar në maksimum aksidentet në këtë rrugë.

LEXO EDHE:  Erjon Braçe “degjeneron” Alfred Pezën/ Kujton dhe gjyqin ndaj Fatos Nanos

LEXO EDHE:  Ndeshja Turqi-Shqipëri/ FSHF merr masa drastike

Vërtet nuk u tërhoq asnjë leje drejtimi, por s’ka më mirë.

Sepse qëllimi jonë s’është të reklamojmë sa patenta heqim, qëllimi është të sensibilizojmë, për të parandaluar aksidentet rrugore.

E kjo është mrekulli, pasi ndryshe nga mbrëmë ku dhe në fokusin e kamerës së një televizioni u evidentuan shpejtësi deri në 175 km/h, shpejtësi gati vrastare, sonte asnjë e tillë.

Do vijojmë përditë e përnatë, pa asnjë ndërprerje, me të gjitha mjetet logjistike dhe kapacitetet në burime njerëzore që Policia Rrugore ka në dispozicion në të gjithë vendin, që viti 2020 të mbyllet me prioritet të realizuar, “VITI I SIGURISË RRUGORE.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti “takohen” në distancë

Publikuar

-

Nga

Dialogu Serbi-Kosovë/ Vuçiç dhe Hoti "takohen" në distancë

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), ka publikuar axhendën e plotë të takimit që mbahet këtë të diel mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

LEXO EDHE:  Erjon Braçe “degjeneron” Alfred Pezën/ Kujton dhe gjyqin ndaj Fatos Nanos

LEXO EDHE:  Aleancë Rama-Basha?/ Duka: Po ndodhi kjo …

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Lushnje/ Përfshihet nga flakët punishtja e përpunimit të drurit, dyshimet e para

Publikuar

-

Nga

Lushnje/ Përfshihet nga flakët punishtja e përpunimit të drurit, dyshimet e para

Një punishte e përpunimit të drurit në Lushnje është përfshirë nga flakët në orët e para të nëngjes të sotëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 ndërsa në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bënë të mundur izolimin e flakëve.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

LEXO EDHE:  Erjon Braçe “degjeneron” Alfred Pezën/ Kujton dhe gjyqin ndaj Fatos Nanos

LEXO EDHE:  Aleancë Rama-Basha?/ Duka: Po ndodhi kjo …

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë një shkëndije elektrike.

Në punishte jane djegur arka druri, të cilat përgatiteshin për ambalazhimin e perimeve./CNA.al

LEXO TE PLOTE