LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Katër kandidatë në garë për drejtimin e SPAK dhe Byrosë/Në listë dy femra

25 Dhjetor 2016, 09:51, Aktualitet CNA

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, me zhbllokimin e vetingut kanë nisur punën për të marrë në dorë Byronë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK. Të premten Brukseli akordoi 90 milionë euro për këto institucione dhe zbatimin e vetingut, ndërsa në janar SHBA do akordojë 300 milionë dollarë, marrëveshja u miratua të enjten në Parlament dhe me botimin në Fletoren Zyrtare ajo hyn në fuqi.

Kjo i hap rrugë amerikanëve dhe BE që të nisin punë për të kapur dy institucionet kyçe të luftës ndaj korrupsionit. Sipas burimeve, ata kanë nisur punë për të gjetur njerëzit që do vihen në krye të tyre dhe drejtorive kyçe. Gazeta Sot, ka mësuar se 4 prokurorë janë në garë për të marrë drejtimin e BKH dhe SPAK, mes të cilëve 2 femra dhe ato janë më favoritet.

Ditët e fundit ata janë thirrur në ambasadat e SHBA dhe BE, bashkë me të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që pritet të garojnë për në KLGJ dhe KLP. Të gjithë individët që do rekrutohen në kuadër të reformës janë thirrur në ambasada dhe po zhvillohen trajnime dhe po selektohen të duhurit. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se ka nisur dhe trajnimi i tyre, që të jenë të aftë për vështirësitë me të cilat do përballen. Interesant është fakti se bëhet fjalë për 2 femra, të cilat janë beqare dhe nuk kanë shumë preokupime familjare. Duke qenë se SPAK do hetojë dosje shumë të mëdha dhe jeta e prokurorëve është në rrezik, duket se po përzgjidhen individë pa familje dhe që të mos shantazhohen kollaj, ndryshe nga sa ndodhi me kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Mësohet se SHBA dhe BE i kanë bërë gati ekspertë që do asistojnë në këtë proces dhe si duket kanë piketuar individët që do të marrin drejtimin e individëve. Me qëllim që ata të kenë aftësitë më maksimale dhe të kalojnë të gjitha kushtet, do u nënshtrohen trajnimeve intensive. Ambasadori Donald Lu e ka deklaruar pak kohë më parë se Byroja e Hetimit do merret nga FBI. Për këtë arsye ata po përzgjedhin njerëzit më të besuar dhe që nuk do kenë ndikim politik. Emrat e kandidatëve nuk dihen, por dihet se janë duke punuar në prokuroritë e vendit. Ata janë prokurorë shqiptarë dhe kanë studiuar jashtë. Sipas burimeve, prokurorët e Krimeve të Rënda deri më tani nuk kanë pranuar që të garojnë për në SPAK, kjo për shkak se duhet të pranojnë heqjen dorë nga privatësia. Ligji e ka përcaktuar qartë se të gjithë do i nënshtrohen fillimisht një kontrolli të rreptë dhe do jenë në vëzhgim gjatë gjithë kohës.  Sipas përcaktimeve, 2 do jenë në krye, ndërsa 2 të tjerat do jenë zëvendëse apo do mbajnë poste shumë të larta.

07:05 Aktualitet

Shtypi i ditës

Faqet e para te disa gazetave kryesore ne vend. ...

Lajmet e fundit nga