LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

NBG i vjedh apo shërben i shqiptarëve

24 Dhjetor 2016, 08:55, Aktualitet CNA

NBG është një bankë e nivelit të dytë në Shqipëri e cila operon prej shumë e shumë vitesh.

Një nga bankat e cila si shumica e motrave të saj në sjelljen ndaj klientëve, të cilët mund të jenë qytetarë apo biznese, gjen ?klecka? nga më të ndryshmet për ti ?rrjepur? edhe ligjërit. Veprimet janë abuzive duke gjetur mënyra dhe hapësira ligjore, duke shfrytëzuar edhe mungesën e një këshillimi apo kulture  financiare nga vetë klientët e saj.

Veprimet mund të quhen abuzime të cilat shpesh kalohen nën heshtje nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Kjo fillon me Gent Sejkon dhe shkon tek paraardhësit e tij.

Citynews po sjell disa fakte konkrete, ky mund të jetë një nga rastet skandaloze të NBG Bank, një bankë jo pak problematike. Këto janë rastet që Guvernatori duhet të hapë hetimet dhe të kthehet në shërbim të qytetarëve dhe jo të bankave që rrjepin shqiptarët.

Në vitin 2008 NBG Bank lëshoi një ofertë. Kuptohet që dardha e kishte bishtin mbapa, por kjo këtë herë rezultoi të ishtë në disfavour të vetë bankës. Por a mund ta lejote banka dizavantazhin, qëllimi i saj është të mbushë thasët e saj duke ?rrjepur? xhepat e klientëve

NBG Bank në ofertën e saj në vitin 2008, ju thoshte klientëve se mund të merrnin kredi për shtepi me ofertën e cila thoshte në 5 vite paguan 5 % interes dhe për periudhën e mëpasme në kontratë thuhej euribor plus 3.75%.

Këtu fillon edhe ?loja? e Bankës. Në ate kohë eurobor ishte nga 3.5-4%, ishte një moment përpara se të ndodhte kriza globale dhe normat e interest në euro më pas të shkonin edhe minus.

Së pari klientëve nuk ju sqarohej në asnjë rast loja me euriborin dhe pse norma e interest shtesë ishte 3.75%, por kjo  është përgjegjësi e vetë klientëve që përpara se të firmosin dicka në bankë duhet të konsultohen me ekspertë financiarë, një kulturë e munguar në vendin tonë. Nga ana tjetër specialistët e bankave punojnë për interes të këtyre të fundit dhe në asnjë rast nuk janë në anën e qytetarëve dhe bizneseve.

Në atë kohë oferta e NBG Bank, pati jo pak sukses dhe qindra shqiptarë morrën kredinë e ofruar prej saj. Në 5 vitet e para gjithccka ecën normalisht, por kur qytetarëve po ju mbaronte ky afat NBG Bank, filloi sulmet mbi klientët për ta kthyer humbjen në fitore.

Të gjithë ata që kish marrë një kredi me ofertën 5 herë 5, tani po kërkoheshin të rifimosnin një shtesë kontrate.

Kriza ekonomike kishte goditur tregjet dhe bankat, norma e interest në euro kishte shkuar në minus. Por NBG Bank kishte filluar staregjinë që të ?rrjepte? klientët e saj, kursesi nuk mund të pranohes se nga kontrata e parë klientët po fitonin norma më të ulta interesi.

Në degët e saj qytetarëve ju paraqitej një letër ku ju kërkohej që të firmosnin pasi kishte mbaruar afati 5 vjeccar dhe fillonin kushtet e reja.

Në dokumentin e ri shkruhej se interesi do të ishte eruibor plus 3.75%, por jo më pak se 6%.

Megjithse kishte një kontratë për kredinë, kishte norma interesi të përcaktuara, këto norma tashmë kalonin ne favor të qytetarëve NBG Bank, sulmoi klientët për të firmosur dokumentin e ri. Dhjetra e qindra e firmosën, dikush që mori më shume informacion nuk e firmosi. Ishte e njëta kredi dhe e njëjta ofertë, tashmë disa qindara do paguanin edhe më shumë interesa dhe lekë për NBG Bank, të tjerët që nuk pranuan nderhyrjen e bankës dhe shtësës apo kontratën e re përfituan, jo nga NBG Bank por nga normat dhe tregu.

Qindra qytetarë telefohoheshin, ju kërkohej me cdo kushte të firmosnin kontratën e re. Gjithcka urdhërohej nga qenda dhe shkonte në cdo degë të bankës.

Qytetarët shkonin nga halli, diku padija, diku besim tek banka, ata  firmosnin, por në atë moment ata ishin përdorur nga banka në favor të saj e cila siguronte interes të paktën 2.25% më të lartë padrejtësisht.

Nga 3.75 % kalonte në 6%. Kjo për të gjithë ata që firmosnin atë letër që ju hidhej me 101 mënyra tinxare përpara.

Kush nuk firmoste qëndronte me një intereës mjaft të ulët dhe paguante më pak në zbatim të kontratës së parë.

Banka NBG për interest e saj kërkoi që klientët të firmosnin një dokument të ri pasi normat e interesit të euro ishin negative, po në rast se ato do shkonin 5 apo 6% cfarë do ndodhte? Janë dhjetra fakte të tjera që shqioptarët nga bankat janë ?vjedhur? me letra ligjore me norma të larta interesi në shumë raste edhe duke abuzuar.

NBG Bank në atë kohë (në vitin 2013) me kontratat e reja të firmosura nga klientët ka fituar jo pak, por loja e saj nuk mbyllet këtu.

Në favor të NBG Bank ka qëndruar edhe Guvernatori dhe Banka e Shqipërisë që nuk kanë hapur asnjë hetim por thjesht kanë heshtur. Pa folur për krimin ekonomik dhe institucione të tjera përgjegjesë që duhet të jenë gardiane të qytetarëve shqiptarë.

Cityneës do të sjellë të tjera raste dhe veprime konkrete, me fakte dhe prova për të zbardhur skandalin në një institucionet financiar që funksionon si një ?bandë vjedhësish me licensë? që quhen Banka./Citynews

p.s per cdo denoncim ne lidhje me bankat na shkruani ne [email protected]

Lajmet e fundit nga