LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama shpërthen për Balilin/ Refuzoj çdo leksion, s’mund të goditet një ministri për Eskobarin

23 Dhjetor 2016, 11:50, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në lidhje me çështjen e Klement Balilit.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se nuk pranon asnjë leksion dhe nuk pranon asnjë goditje për Ministrinë e Brendshme për faktin që Balili nuk po arrestohet.

Sipas tij, Balili është në kërkim ashtu sic janë në kërkim bosët e narkotrafikut në Amerikë dhe në të gjithë botën. Rama nënvizoi se mund të kërkosh llogari, mund të bësh hetim, por nuk mund të dalësh në parlament dhe të thuash, arrestojeni.

Kreu i PS thekson se bosët e krimit nuk i solli ai në 2013, por i gjetën mes tyre.

Më poshtë, fjala e Ramës për Blilin

?Patjetër që ne kemi beteja për të bërë, por unë e refuzoj ngado që të vijë qoftë nga sharlatanët, qoftë nga dashamirësit që të goditet Policia e Shtetit dhe ministrin e brendshëm për Klement Balilin. Unë këtë e refuzoj!

Nuk pranoj leksione nga askush dhe ata që duan të më japin leksion le të më tregojnë; ai ishte përfshirë qeveria amerikane, a ishte i përfshirë sekretari i Mbrojtjes, apo sekretari i Punëve të Brendshme me Eskobarin kur shteti më i fuqishëm i botës investoi burime të panumërta materiale dhe njerëzore dhe për vite të tëra u tërhoq për hunde nga Eskobari. Pse? Se ishin të përfshirë?

Jo në asnjë mënyrë! Kjo nuk është një luftë e lehtë, nuk është një luftë që përkthehet gabim siç përkthehen opinionet e Komisionit të Venecias apo raportet e Bashkimit Evropian. As duke mbajtur fjalime balte në Parlament dhe as duke cituar librat e Saliut. Klement Balili është në kërkim siç janë në kërkim sot bosët e narkotrafikut edhe në Amerikë, edhe në Itali edhe në të gjithë botën.

Dallimi është i madh, sepse deri dje do ishte në kërkim, do të ishte i ulur këmbëkryq, duke ngrënë mish qengji e duke drekuar bashkë me drejtorët e Policisë, e duke dalë në Facebook.

Sot është i fshehur vrimave dhe herët ose vonë do të shkojë mbrapa hekurave. Shumë e lehtë, më shumë se sa e lehtë shumë e ulët të akuzosh ministrin e Brendshëm se nuk arrestohet sot një kriminel i shumë kërkuar. Mund të kërkosh llogari, mund të bësh hetim, por s?mund të dalësh në Parlament e nëpër konferenca dhe të thuash arrestoni. Edhe krimi, edhe rrjetet kriminale, edhe bosët e krimit nuk i sollëm ne në 2013, i gjetëm këtu mes tyre.

 

Lajmet e fundit nga