LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama flet për koalicionin me LSI/ Kampionatin e fitojmë ne

23 Dhjetor 2016, 13:55, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë Asamblesë të PS në lidhje me koalicionin me LSI. Rama tha se ky koalicion është i strategjik dhe u shpreh i bindur për fitoren e zgjedhjeve të ardhshme.

Ai tha se qëllimi është për ta vazhduar këtë koalicion pavarësisht se shumë socialistë kërkojnë largimin nga LSI.

Duke e krahasuar me futbollin, Rama tha se LSI është partnere, por theksoi se kampionatin do ta fitojë PS-ja.

Sipas tij, konkurrenca brenda koalicionit është e shëndetshme.

Më poshtë, fjalimi i Ramës

Qëllimi ynë strategjik është që të jemi bashkë në kolaicion me LSI. Shumë kush është i tunduar të thotë që të ikim vetë, shumë kush thotë që ata na nxorën bojën, por kjo është strategjike, kjo ska lidhej me sjelljet e caktuara të njerëzve të tyre apo njerëzve tane. Ne duam ta shohim këtë në planin styrategjik. Çfarë ka fituar Shqipëria, e lëmë pjesën si mund të ishim bërë shumë gjëra ndryshe.

Këto reforma nuk do ishin bërë po të mos kishim këtë koalicion. Sot Shqipëria nuk do ishte një vend më me shpresë nëse nuk do kishim këtë koalicion. Kjo nuk është një çështje Dinamo-Partizani, sigurisht ne jemi partner, konkurentë, patjetër ne duam ta fitojmë kampionatin, nuk duam ta fitojë LSI, por është një konkurrencë e shëndetshme, në kuadrin e një partneriteti strategjik.

Do thoni po përse nuk e thonë ata?! Normalisht i madhi i bie të thotë çfarë do, të voglit i takon të mendohet. Por unë jam besimplotë se ne do të shkojmë së bashku dhe pavarësiht të gjitha duam të kujtojmë se është një aleancë strategjike për të ardhmen dhe jo aleancë taktike se kush është në këtë  apo atë post, është aleancë strategjike për të majtën e gjeneratës tjetër.

Edhe e majta është si policia, arsimi, shëndetësia nuk është e majta e Gjeneratës tjetër por nuk jemi e keqja e vogël jemi një forcë e mirë pavarësisht të metave që kemi.”

Lajmet e fundit nga