LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje e rëndë në Tiranë/ Dhëndri plagos ish-vjehrrin, ish-vjehrrën dhe ish-kunatën. Arrestohet pas dy orësh

23 Dhjetor 2016, 22:13, Aktualitet CNA

Krimi në familje ka goditur sërish. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku shtetasi Marjan Levanti, ish-dhëndri i familjes, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete prerëse, ish vjehrrin P. K., ish vjehrrën Q. K. dhe ish kunatin A. K. të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën?.

Mesohet se mbrëmjen e sotme Levanti kishte shkuar në banesën e prindërve të ish-bashkëshortes për të diskutuar me të, pasi nuk ishte dakord për mënyrën si ishte ndarë pasuria në procesin e divorcit, i ndodhur para pak muajsh, por prindërit dhe vëllai i saj i kishin dalë para dhe aty ka nisur sherri.

Pas debateve,  shtetasi Marjan Levanti ka plagosur me thike ish vjehrrën, ish vjehrrin dhe ish-kunatin. Në vendngjarje shkuan menjëherë forcat e komisariatit nr.6, të cilët u vunë në ndjekje të autorit,. Ky i fundit, pas aktit të rëndë është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Pasi u rrethua gjithë zona, dhe u ngritën postblloqe, policia bëri të mundur arrestimin e Marjan Levantit. Operacioni për kapjen e tij zgjati për rreth 2 orë pas ngjarjes.

Lajmet e fundit nga