LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Batutat e Ramës në darkën e fundvitit/Shpëtimi do kohë për t’u kolauduar

23 Dhjetor 2016, 09:44, Aktualitet CNA

Darka e fundvitit me deputetët dhe ministrat e maxhorancës nuk u ka shpëtuar batutave mes krerëve të partive.

Protagonistë të darkës që u mbajt në Pallatin e Brigadave, ditën e mërkurë, 21 dhjetor 2016, ora 19:30, ishite kreu i PDIU­së, Shpëtim Idrizi dhe Kryeministri Rama shkruan sot gazeta ?Panorama?

Kreu i Kuvendit ka përshëndetur shkurt të pranishmit, duke u kujtuar punën e bërë gjatë këtij viti nga kjo maxhorancë.

Kreu i PDIU-së, Idrizi ndër të tjera ka vlerësuar si të suksesshëm koalicionin qeverisës.

?Jam krenar që jam pjesë e këtij koalicioni të suksesshëm qeverisës, edhe pse jemi më të vegjlit e tij. Bëmë një zgjedhje të vonuar, por të drejtë. Përshëndes Kryeministrin Rama për qasjen që ka ndaj çështjes çame. Listat e kërkesave i kam në xhep me vete, por nuk është ky vendi dhe momenti për t?i trajtuar ato. Shpresoj shumë që koalicioni ynë të vijojë dhe për një mandat tjetër?, është shprehur Idrizi në urimin e tij shkruan Panorama.

Por edhe në këtë moment nuk ka munguar përgjigjja e Ramës. ?Unë dhe Iliri jemi bashkëkryetarë të këtij koalicioni. Si të ardhur vonë në këtë koalicion, juve Shpëtim u duhet pak më shumë kohë për t?u kolauduar?, është shprehur Rama, i cili nuk ka mbajtur ndonjë fjalë përveç urimeve të rastit.

Kryeministri Rama kishte ftuar në Pallatin e Brigadave edhe deputetët dhe ministrat e maxhorancës.

Lajmet e fundit nga