LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Thellohen skandalet e Erion Veliajt/Jep me koncesion ndërtimin e shkollave në kryeqytet

22 Dhjetor 2016, 11:12, Aktualitet CNA

Thellohen skandalet e Erion Veliajt. Pas një serie veprimesh të dyshimta që në momentin që mori drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Erion Veliaj ka gati një tjetër veprim të dyshimtë. Kryebashkiaku do të japë më koncesion tek privati ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë dhe për të bërë këtë pret vetëm vendimin e Ministrisë së Financave.

Prej vitesh tashmë qytetarët dhe bizneset në kryeqytet paguajnë taksën e infrastrukturës arsimore. Kjo taksë do të paguhet edhe për 7 vitet e ardhshme duke vijuar të rëndojë qytetarët. Ndërkohë vetëm gjatë vitit të parë nga kjo taksë u mblodhën 360 milionë lekë. Këto para do të përdoren për shpronësimin e truallit ku priten të ndërtohen 17 shkolla në kryeqytet.

Ndërtimi i tyre do të bëhet nga privati, pra do të jepen me koncesion me formulën e partneritetit publik privat, shkruan gazeta SOT. Duket se Veliaj po ndjek shembullin e Ramës, i cili i ka ndjekur vazhdimisht praktikat me PPP në qeverinë qendrore. Lajmi për dhënien me koncesion të ndërtimit të shkollave në kryeqytet u konfirmua dje nga Drejtori i përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik ne Bashkinë e Tiranës, Enkelejd Musabelli. ?Nga taksa e përkohshme arsimore janë mbledhur 360 milionë lekë dhe janë në llogarinë e bashkisë dhe përdoren për 17 shkolla të reja, kemi përfunduar studimin e fizibilitetit dhe presim Ministrinë e Financave, ndërtimi nga privati dhe nga dorëzimi ju paguhet kësti i parë i shumës totale të paguara dhe taksa e përkohshme ka kohëzgjatje 7-vjeçare, me paratë e këtij viti shpronësim të tenderëve të shkollave të reja dhe nga 2018 me paratë e 2017 paguhet kësti i 2017 e me radhë?, deklaroi dje Enkelejd Musabelli, Drejtor i përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik ne Bashkinë e Tiranës.

Ndërkohë që bazuar në manualet e ministrisë së Arsimit për ndërtimin e një shkolle kostoja totale shkon deri në 6.2 miliardë lekë. Bashkia e Tiranës këtë zgjidhje e sheh si më të arsyeshmen pasi fondet për zgjidhjen përfundimtare dhe të menjëhershme të mbingarkesës në shkolla janë të limituara. Koncesionet kanë qenë një nga veprimet për të cilat qeveria qendrore është kritikuar dhe akuzuar vazhdimisht për korrupsion, por kjo nuk e ka penguar Veliajn që një praktikë të tillë tashmë ta përdorë edhe në Bashkinë e Tiranës.

Lajmet e fundit nga