LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si u arratis Edison Pula nga policia/Polici la derën hapur

22 Dhjetor 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Zbardhen detaje nga arratisja e Edison Pulës, 9 orë pasi u arrestua për atentatin ndaj Gentjan Bejtjes, personit te akuzuar si autor i vjedhjes së mjetit me të cilin u vra kryekomisari Lamaj.

Burime për ?News24? bëjnë me dije se 21-vjeçari i prangosur ka mundur t?u ikë policëve gjatë kohës që këta të fundit e kishin transferuar nga Fushë-Kruja në komisariatit të Krujës. Sipas policisë, në momentin që furgoni ka ndaluar në oborrin e komisariatit të Krujës, një prej policëve ka zbritur duke lënë derën e mjetit hapur, ndërsa tjetri ishte në drejtim të automjetit.

Rezulton se dy policët kanë qenë të shpërqendruar, pasi njërimerrej me rregullimin e shallit dhe tjetri me rregullimin e timonit, siç do të pohohej më vonë pas marrjes në pyetje të tyre. 21-vjeçari i prangosur ka përfituar nga kjo situatë duke u larguar me shpejtësi. Për fatin e tij të mirë edhe porta kryesore e komisariatit ka qenë e hapur. Mësohet se asnjë prej policëve nuk ka mbikëqyrur të arrestuarin, i cili edhe pse i prangosur u arratis lehtësisht.

Deklarata e policisë:

Mbrëmjen e sotme (dje), duke përfituar nga pakujdesia e dy Punonjësve të Policisë, në momentin e transferimit nga Stacioni i Policisë Fushë-Krujë në Komisariatin e Krujës ka kapërcyer murin rrethues dhe është arratisur shtetasi Edison Pula, 21 vjeç, banues në Krujë.

Pula ishte ndaluar sot, në kuadër të operacionit?Shënjestra?ku u arrestuan në flagrancë dy shtetas, ndaluar 7 të tjerë dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Policia ka rrethuar dhe po kreh të gjithë zonën përreth me qëllim kapjen e shtetasit të arratisur.

SHÇBA-ja po verifikon shkeljen e rregullave të Shërbimit nga Punonjësit e Policisë që kanë qenë me detyrë për shoqërimin e shtetasit të mësipërm.

Lajmet e fundit nga