LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT- Si gënjeu Erion Veliaj për lejet e ndërtimit/ Firmosi në shtator

22 Dhjetor 2016, 16:53, Aktualitet CNA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk ndalet me gënjeshtrat dhe mashtrimet publike.

Çdo ditë, Veliaj vjen me një mashtrim të ri për qytetarët e Tiranës. Këtë herë, kryebashkiaku mashtroi ?live? qytetarët e Tiranës në lidhje me ndërtimet në kryeqytet.

I ftuar në emisionin ?Top Story?, Veliaj tha se e ka mbajtur premtimin e tij për çështjet e ndërtimeve. Ai tha se nuk ka dhënë leje ndërtimi prej një viti e gjysëm, pra që nga dita që ka marrë detyrën.

?Në fakt, u bë një vit e gjysmë që nuk janë dhënë leje ndërtimi në Tiranë?, tha Veliaj

Vetëm një fjali i mjaftoi atij për të treguar se mbajti ?premtimin? që nuk do të lejonte asnjë ndërtim deri në përfundimin e planit të ri urbanistik të Tiranës, për të cilin tha se përfundon shumë shpejt.

Në fakt, rezulton se Veliaj ka dhënë leje ndërtimi sipas fototove të mëposhtme, në datën 28 shtator të këtij viti.

Kjo është vetëm një nga lejet që citynews mundi të zbardhë krejt rastësisht.

Këto foto janë shkrepur nga një kantier ndërtimi të një pallati në Tiranë. Sic duket edhe nga plani i projektit, vendimi i për nisjen e punimeve për këtë pallat në zonën e Selvisë në kryeqytet, është dhënë nga kryetari i Bashkisë në datën 28 shtator 2016.

Pra, me pak fjalë, kryetar i Bashkisë në këtë periudhë që është dhënë vendimi ka qenë Erion Veliaj.

Ky është fakti megjithëse pas disa ditësh Veliaj do të dalë me një tjetër mashtrim, pasi kjo është mënyra e tij për ti shpëtuar kritikave duke përdorur demagogjinë si reklamë dhe sukses të punëve të tij./citynews

Më poshtë fotot e projektit të pallatit që po ndërtohet tek Selvia

Lajmet e fundit nga