LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestohen 2 police per arratisjen e Edison Pules

22 Dhjetor 2016, 13:38, Aktualitet CNA

SHÇBA arreston 2 punonjësit e policisë, neglizhuan gjatë detyrës e për pasojë u largua një i ndaluar nga Komisariati

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave ka arrestuar në flagrancë dy punonjës të policisë së Komisariatit Krujë, për shkak të dyshimeve se kanë neglizhuar në kryerjen e detyrës gjatë shoqërimit të të ndaluarit Edison Pula në ambjentet e paraburgimit.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme, kur shtetasi i ndaluar ka mundur të largohet nga ambjentet e
Komisariatit të Fushë Krujës.

Sot në mesditë strukturat e SHÇBA-së Durrës arrestuan dy punonjësit e Policisë me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit Krujë:

– Denis Çela, 22 vjeç
– Naim Stafuka, 39 vjeç, të akuzuar për veprën penale të ?Shpërdorimit të detyrës?.

Gjithashtu SHÇBA po heton në gjendje të lirë oficerin e Patrullës së Përgjithshme G.T..

Materialet procedurale i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Lajmet e fundit nga