LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

STOP/ Skandali, vdekja e 22-vjeçares nga Pogradeci dhe versionet për shkakun

21 Dhjetor 2016, 20:12, Aktualitet CNA

Emisioni ?STOP? ka sjellë historinë tragjike të Lediona Mekos, e cila sot nuk është më mes nesh. Nëna e saj Valbona Meko tregon sesi vajza u nda nga jeta në mënyrë të menjëhershme më 6 korrik 2016. Lediona Meko vjen në spitalin e Pogradecit me dhimbje të forta, për shkak të krizave në anë të barkut.

Pas analizave, vajza e ndjerë iu nënshtrua operacionit për heqjen e apendisitit, nga ku çdo gjë u duket se shkoi mirë. Por pas 30 minutash e bija ndërroi jetë. Si të mos mjaftonte kjo gjëmë, për Valbonën nisi një tjetër kalvar, ai i gjetjes së shkakut të vdekjes. Pas 6 muajsh në Prokurorinë e Pogradecit i thanë, se vajza 22 vjeçare kishte vdekur nga vetëhelmimi me fostoksinë.

 

?Në orën 5 të mëngjesit vajzën e zuri një krizë në këmbën e djathtë dhe e mora për krahu ta ngreja, por nuk ishte hera e parë që e zinte. E paraqitëm në urgjencën e Spitalit Pogradec.

Në çfarë ore?

Që në pesë kur e zuri kriza, deri sa shkuam atje na kapi ora 7 e mëngjesit. Ishte doktoresha e turnit, vajza i zbriti shkallët e shtëpisë vetë duke çaluar. Vetëm ana e djathtë i dhimbte, nuk kishte asnjë shqetësim tjetër dhe ishte e vetëdijshme.?

Pasi bëhet kontrolli rutinë nga mjeku i turnit dhe analizat përkatëse, diagnoza përcaktohet nga mjekët ?Operacion për Apendesit?.

?Dyshonin nga kriza që kishte, por dyshonin për apendesit dhe filluan për ta çuar në sallë të operacionit, por pa i bërë analizat nuk mund ta fusnin në sallë operacioni. I?u bënë analizat e gjakut, të urinës, ia dorëzuam doktoreshës së turnit. Na dhanë një recetë për të bërë një eko. E kam çuar vajzën atje, i bëra edhe ekon.?

Rreth orës dhjetë të atij mëngjesi, Lediona hyn në sallë të operacionit në Kirurgjinë e Spitalit të Pogradecit.

?U takuam me doktorin e operacionit. M?i ka parë fletët e analizës dhe të gjitha çfarë i kishte dërguar doktoresha që nga Urgjenca. Më tha që është për operacion. Kur thoni ju kështu le ta heqë, se ka një vit që po e ngacmon, se nuk ishte hera e parë. Vajza ishte e vetëdijshme gjatë gjithë kohës. E kanë marrë e kanë çuar në sallë operacioni.?

Pasi Lediona del nga salla e operacionit çdo gjë dukej normale.

?Pas disa minutash që është kryer operacioni atje shkoi shlëlqyeshëm, se na vinin të dhëna që nga brënda aty që më thoshte infermierja.

Sa zgjati operacioni?

Jo shumë gati një çerek ore, sepse infermierja nga të dhënat që dha, tha që apendesiti nuk ishte në gjendje kritike. U krye më së miri, po i bëhet qepja dhe vajza është shkëlqyeshëm. Pasi u shpërndanë doktorët vajza u kthye nga mua, më pa njëherë në sy dhe më pyeti për të atin. Unë i thashë po vjen, se e kam lajmuruar unë se ishte në Greqi. Po Eglo, më tha. Edhe Eglin do ta lajmëroj mami, se ti e di që iku në punë i thashë. Më lëshoi dorën vajza. Unë thirra sa kisha në kokë, më iku çupa thashë. Erdhi doktori i operacionit. Çfarë thua ti më tha, nuk është e vërtetë, vajza mirë e bukur ishte. I kanë bërë frymëmarrje artificiale dhe nuk e pashë më me sy. E morën drejt reanimacionit për t?i vendosur oksigjen. Dy orë nuk kam marrë asnjë përgjigje. Të tërëve iu lutesha shpëtoni vajzën, por e dija që ajo iku që aty në duart e mia. Nuk më tha gjë njeri as infermierë, as doktorë, vetëm kur kam parë policinë kam kuptuar se çdo gjë kishte mbaruar.?

Në raportin e mjekësisë ligjore shkruhet se Lediona është helmuar me fotoksinë.stop3

?Pas tre muajve shumë herë pyetëm, por asnjë përgjigje nuk na jepnin. Porkurori kur ka shfletuar dhjetë faqet, që i kishte vajtur përgjigja dhe tha se shkak i vdekjes është vetëhelmim me fotoksinë. Aty i kemi thënë prokurorit na keni vrarë për së dyti. Jo unë tha, se unë nuk jam doktor. Por zgjidhe çështjen meqënëse e ke ti në dorë, se ne nuk iu mposhtim dot. Mua nuk më intereson më asgjë, se mua nuk ma kthen më njeri vajzën, por dinjitetin e saj e dua të pastër ashtu siç ishte vetë ajo. Dua t?ia bëj të ditur të gjithëve, që në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjithë televizionet të jenë përballë meje, të ma sjellin atë substancën që supozon ai i mjekësisë ligjore, që ka nxjerrë atë supozim të autopsisë të ma sjelli mua dhe ta pi unë. Dhe le të më shikoj me sy, por të jenë të gjitha mediat dhe ta bëj publike vdekjen time sesi vjen vdekja nga fotoksina.?

Mjeku që ka kryer operacionin këmbëngul, se Lediona ndërroi jetë për shkak të apendisitit akut. Valbona thotë, se kjo është një vdekje e dytë për të bijën dhe kërkon zbardhjen e të vërtetës.

?Nëna e Ledionës- Domethënë nga ana jote, që ti të jesh në krye të çdo gjëje. A është nga ana jote siç na pyeti ne që kjo ishte vetëhelmim me fotoksinë? Ti kështu i ke thënë apo 2000% ishte apendesit? Kaq dua unë të them.

Doktori ? Unë këto fjalë, që t?i kam thënë ty aty k uke qenë ulur.

Nëna e Ledionës ? 2000% çupa e kishte apendesit. Asgjë nuk dua nga ty.

Doktori ? Po pra, apendesit dhe ka qenë i avancuar??

Lajmet e fundit nga