LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hiqen vizat me Ukrainën

21 Dhjetor 2016, 16:36, Aktualitet CNA

Qytetarët shqiptarë nuk do të kenë më nevojë të pajisen me viza për të udhëtuar në Ukrainë. Vendimi u miratua sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Heqja e vizave vjen pas arritjes së marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellë të kërkesave për vizë.

Më poshtë vendimi i Qeverisë për heqjen e vizave

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KABINETIT TË MINISTRAVE TË UKRAINËS, PËR HEQJEN E NDËRSJELLË TË KËRKESAVE PËR VIZË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 19, të ligjit nr.43/2016, ?Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë?, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kabinetit të Ministrave të Ukrainës, për heqjen e ndërsjellë të kërkesave për vizë, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.

 

Lajmet e fundit nga