LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali në RTSH/ Drejtori kërcënon punonjësit: Blini biletat e festivalit përndryshe s’ka shpërblim

20 Dhjetor 2016, 17:22, Aktualitet CNA

Radio Televizioni Shqiptar është përfshirë nga një tjetër skandal në strukturat e brendshme të saj. Bëhet fjalë për Festivalin e Këngës që zhvillohet nga ky televizion ditën e nesërme për dy ditë, ku duket se audienca ka rënë në mënyrë drastike, aq sa qytetarët nuk janë të interesuar të shkojnë as në shfaqen ?Live?.

Një burim i tha citynews se drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi, ka detyruar të gjithë punonjësit e tij të blejnë bileta për festivalin e këngës. Ai ka i ka kërcënuar ata se në rast se nuk i blejnë biletat, nuk do të marrin shpërblimin e fundvitit.

Për të mbushur sallën e Pallatit të Kongreseve, Gëllçi u dhuron punonjësve të policisë që blejnë biletat, edhe 4 bileta të tjera. Kjo është hera e parë që Thoma Gëllçi do të zhvillojë festivalin e këngës në RTSH dhe duket se e ka nisur me ?këmbën e mbarë? duke kërcënuar punonjësit.

Festivali i Këngës në RTSH duket se ka humbur reputacionin e saj që ka krijuar ndër vite. Nga ana tjetër, drejtori Thoma Gëllçi nuk ka zgjedhur të punojë për të ringritur këtë festival, por kërkon tu hedhë hi syve të qytetarëve me kërcënime ndaj punonjësve, duke mbushur sallën dhe për të krijuar idenë se ky event ka shikueshmëri/citynews

12:20 Aktualitet

Kapet 16 kg drogë

Nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Pol...

Lajmet e fundit nga