LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erjon Kristo rrefen shoqerine civile

20 Dhjetor 2016, 13:45, Aktualitet CNA

Shenime per shoqerine civile:
1. Para pak ditesh nje grup organizatash te shoqerise civile u mblodhen dhe dolen para kamerave per t’i percjelle nje mesazh Gjykates Kushtetuese qe ajo te mos vonohet me Vettingun, se na vonohet integrimi. Ndoshta per fajin tim, nuk i njihja ata persona. Sepse ka dy shoqeri civile: nje qe jeton ne projekte dhe nje qe jeton ne kauza. Sdua te paragjykoj askend, po nuk e di nese ata kishin tager t’i kerkonin Gjykates Kushtetuese te shpejtonte procedurat. Me teper mua mu duk si presion politik i veshur ne menyre civile. Do tu besoja nese ata do te kishin protestuar kunder PS kater vite me pare, per bllokim te procesit te integrimit. Po jam i gatshem te terhiqem nga kjo ide nese do te kem evidenca te tjera.
2. Para pak ditesh Ambasadorja e BE doli dhe tha se BE do te mbeshtese shoqerine civile ne Shqiperi. Se shoqeria civile eshte e rendesishme. Tani pyetja ime eshte shume e thjeshte: ke shoqeri civile do mbeshtese madama? Keta te projekteve apo ata te kauzave? Keta qe u grine duke marre leke neper institucione, qe jane thjesht te punesuar te politikes? Apo dike qe eshte perpjekur te jete i pavarur? Per mendimin tim, BE nuk e ka seriozisht. Gjate gjithe ketyre viteve vetem disa njerez kane marre para nga BE. Ata nuk kane qullosur gje. Po jam i gatshem te terhiqem nga kjo ide nese do te kem evidenca te tjera.
3. Para pak ditesh dhashe doreheqjen time publikisht nga shoqeria civile, me teper nga organizimi i protestave apo kauzave qe kam menduar se jane te drejta, qytetare, jopartiake, etj. Kete e bera sepse e kuptoj se nuk gjej mbeshtetje as nga kombetaret as nga nderkombetaret. Me nje llaf, rrah uje ne havan. Leket e dine se ku shkojne, po asnjehere atje ku duhet. Edhe mbeshtetja bashke me to. Nuk doja te riktheja kete gjest ne vemendje, sepse ne te vertete ishte nje tallje e madhe e menderes, duke luajtur me pergjegjesite qe une ne fakt nuk i mbart. Ajo qe dua te them eshte kjo: nuk ka rendesi nese une behem qesharak apo jo ne syte e njerezve; nese une deshtoj apo jo; nese une perfitoj apo jo. Ajo qe ka rendesi eshte se ustallaret moren edhe nje konfirmim tjeter te faktit qe ne skemi asnje deshire per te ndryshuar jeten tone. Ndaj ata do te vazhdojne te na shkelin me kembe. Kur nuk erdhet ne proteste, ua konfirmuat kete. Megjithate, jam i gatshem te terhiqem nga kjo ide nese do te kem evidenca te tjera.

12:20 Aktualitet

Kapet 16 kg drogë

Nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Pol...

Lajmet e fundit nga