LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Projekte të reja dhe tensione në punë/ Horoskopi javor, 19-25 dhjetor 2022

18 Dhjetor 2022, 14:35, Horoskopi CNA
Projekte të reja dhe tensione në punë/ Horoskopi javor, 19-25
Foto ilustruese

Dashi

Në punë, nga e marta Jupiteri do të jetë në anën tuaj dhe do të keni mundësinë të bëni një pushim. Ju duhet të bëni një pushim për të rimbushur bateritë tuaja, për t'u rikthyer më të fuqishëm në punën tuaj.

Demi

Në punë ka ardhur koha për të hedhur një hap të rëndësishëm: nëse nuk jeni të kënaqur me diçka, duhet të gjeni diçka tjetër. Në vitin 2023 do të ketë surpriza, sidomos në pranverë!

Binjakët

Dikush nuk iu ka trajtuar mirë në vendin tuaj të punës ndaj dhe kjo gjë mund t'iu ketë mbushur me inat. Por mos u shqetësoni, viti 2023 do të jetë viti juaj, e ardhmja mbetet për t'u shkruar me ngjyra.

Gaforrja

Në punë jeni pak të lodhur, ndoshta keni realizuar disa projekte të lodhshme.

Luani

Në punë, çdo gjë ju duket e lodhshme, në realitet, kohët e fundit ju është dashur të përballeni me disa vështirësi. Por ju i keni tejkaluar ata!

Virgjëresha

Në punë, planetët janë në anën tuaj, ndaj duhet të përfitoni nga kjo javë, e cila do të jetë produktive në disa fronte!

Peshorja

Në punë jeni pak nervoz dhe ndonjëherë mendoni të lini gjithçka të hiqni dorë. Por duhet ta rimendoni sepse mund të bëni një gabim. Kjo do të jetë thjesht një periudhë kalimtare.

Akrepi

Në punë nuk ju mungon intuita: duhet të filloni të mendoni për vitin 2023 sepse do ketë mundësi të reja dhe duhet t’i përdorni me shumë kujdes.

Shigjetari

Në punë, Jupiteri është aktiv dhe diçka mund të ndryshojë nga janari, por nuk duhet të zemëroheni. Kujdes nga sfera ekonomike!

Bricjapi

Planetët janë me ju dhe së shpejti, pas kaq shumë përpjekjesh, do të vijë kënaqësia. Me pak fjalë, viti 2023 do të jetë viti juaj!

Ujori

Java do jetë interesante nga pikëpamja e 2023-shit, por kujdes për paratë. Me pak përpjekje do të arrini të fitoni!

Peshqit

Ju është dashur të përballeni me njëfarë tensioni, por tani ndiheni më të lirë. Përgjigjet që prisni do të vijnë së shpejti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga