Connect with Us

Dokumenti/ Kryeministri Rama thirret në interpelancë urgjente nga 7 deputetë

Aktualitet

Dokumenti/ Kryeministri Rama thirret në interpelancë urgjente nga 7 deputetë

Publikuar

-

Kryeministri i vendit Edi Rama është thirrur në interpelancë urgjente. Kërkesa është kryer nga 8 deputetë, të cilët e kanë dorëzuar atë në Kuvend. Sipas rregullores, kryeministri Rama duhet tu përgjigjet shqetësimeve të tyre këtë të enjte.

Deputetët Ben Blushi, Mimoza Hafizi, Dashamir Shehi, Astrit Patozi, Vangel Dule, Agron Duka dhe Nard Ndoka kërkojnë interpelancë urgjente për çështjen e integrimit dhe shtyrjes së afateve ,e cila sipas tyre po krijon mungesë shprese, pasiguri e cënim të imazhit të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Fluturimet e Air Albania/ Rama jep lajmin e mirë

Sipas 8 deputetëve, hapja e negociatave me Bashkimin Europian është çështje prioritare e politikës sonë, prandaj ata kërkojnë interpelancë urgjente me Kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarinë e tij dhe të Qeverisë në këtë proces.

Deputeti që do të shprehet në seancë në emër të grupit tonë, sipas pikës 96.5 të Rregullores së Kuvendit, do të jetë z. Ben Blushi.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr zbuluar politikanët/ Ky është programi që komunikojnë, nuk përgjohet

Publikuar

-

Nga

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar mbrëmjen e sotme se është kërcënuar nga kriminelë përse ka dhënë intervistë për SKY.

Në një intervistë për emisionin Opinion të Blendi Fevziut në Tv Klan, Hoxha tregoi edhe një rast kur grupet kriminale dhe autoritetet amerikane instaluan të njëjtin program.

Po tregoj vetëm një rast që kanë përdorur grupet e krimit të organizuar. Ka qenë Encrochat, që u dekriptua. Ky aplikacion përdorej nga 60 mijë njerëz. Nga ai operacion u pa se Shqipërët e përdornin. Madje pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Dhe kur erdhën më panë që unë kisha një Sky më thanë si ka mundësi sepse mafia shqiptare u godit. Nuk u godit u thashë sepse Encrochat nuk përdoret më por përdoret Sky. Kështu unë kisha kohë që komunikoja me ata të Amerikës Latine. U detyrua qendra e Sky që të bënte deklaratë e të thoshte se aplikacioni nuk ishte thyer. Ata në Amerikën Latine më thanë na prishe punë, pse e the këtë. Dhe çfarë ndodhi, në Mars u thye Sky dhe u kapën 28 ton kokainë. Na u ndërpre dhe komunikimi. Çfarë bënë? Autoritetet amerikane instaluan një tjetër program dhe të gjithë grupet kriminale e instaluan. U zbuluan 300 grupe më vonq dhe u kapën 150 milionë dollarë”, deklaroi Hoxha.

LEXO EDHE:  Fluturimet e Air Albania/ Rama jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  Fluturimet e Air Albania/ Rama jep lajmin e mirë



Hoxha zbuloi po ashtu programin e ri me të cilin komunikojnë kriminelët dhe politikanët. Bëhet fjalë për Signal.

Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më whatsApp. po të takon një politika, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurtë”, tha Hoxha./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE