Connect with Us

Neranxi: Shtatë ligjet që vërtetojnë kapjen e shtetit

Aktualitet

Neranxi: Shtatë ligjet që vërtetojnë kapjen e shtetit

Publikuar

-

Nikollaq Neranxi, nga Shoqata e Tregtarëve thotë se, kohët e fundit janë miratuar së paku 7 ligje që shkojnë në favor të lobuesve për interesa të ngushta dhe janë kundër interesit publik dhe një zhvillimi vizionar të vendit

A ekziston në Shqipëri fenomeni i kapjes së shtetit, nëpërmjet bërjes së ligjeve që favorizojnë grupe të caktuara në dëm të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit?

Fenomeni i kapjes së shtetit, ose “state capture”, nënkupton një lloj sistemi politik të korruptuar në të cilin interesat private influencojnë në mënyrë të ndjeshme procesin e vendimmarrjes shtetërore në favor të interesave të tyre nëpërmjet rrugëve të fshehta, që mbulohen me miratimet e ligjeve. Këto fenomene vërehen kur elita që udhëheq një vend manipulohet nga biznesmenë të fuqishëm në zbatimin e politikave ekonomike dhe tregtare. Një ndër faktorët që nxisin forcimin e këtij fenomeni në vend është dhe centralizimi i theksuar i autoritetit. Në një ekonomi ku është prezent fenomeni i kapjes së shtetit, krijohet një rreth vicioz që vë në kurth politikat institucionale dhe reformat shtetërore, duke i përdorur vetëm në dobi të përfitimeve të firmave të fuqishme dhe të pushtetarëve. Në këtë vështrim të përgjithshëm, ekonomia shqiptare është dukshëm e përfshirë nga fenomeni i kapjes së shtetit.

A mund të na thoni disa raste që keni vënë re?

Së pari, do të përmendnim rastin e ndikimeve të interesave personale ekonomike të klaneve të lidhura ngushtë me pushtetarët kundër interesave të qytetarëve të Himarës. Politikat e ndjekura në lidhje me këtë territor të çmuar të vendit, duke planifikuar shpronësime, shkatërrime dhe ndërtime të reja, tërësisht sipas vlerësimit të lirë të hartuesve të projekteve, pa marrë parasysh interesat e personave që ndikohen drejtpërdrejt nga këto ndryshime, tregojnë një cenim të të drejtave të qytetarëve të garantuara me Kushtetutë.

Së dyti, miratimi me një numër të ulët deputetësh i ligjit Nr. 92/2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr. 10463, datë 22.09.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, edhe pas kundërshtimeve dhe protestave të vazhdueshme të individëve dhe të shoqërisë civile, lë të nënkuptohet një interes ekonomik madhor të fshehur në objektin e këtij ligji. Për më tepër, në ushtrim të detyrave të tij, Presidenti i Republikës nuk e dekretoi ligjin me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën dhe konventat ndërkombëtare. Pasojat që vijnë nga ndryshimet e miratuara nga legjislatori ndikojnë ndjeshëm në mjedisin tonë dhe rrjedhimisht në shëndetin tonë në mënyrë të pajustifikuar, kundrejt përfitimit klientelist që kanë individë të caktuar për shkak të shoqërive që do të menaxhojnë këto mbetje. Dihet që në të gjithë botën biznesi i plehrave është monopol i mafies.
Së treti, me ligjin Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” janë miratuar dispozitat që parashikojnë financimin nga Buxheti i Shtetit për institucione të arsimit të lartë jopublik. Pa marrë në konsideratë protestat studentore dhe pa dëgjuar kërkesat e ngritura nga ta, në vitin e parë të aplikimit të reformës në arsimin e lartë u duket qartë favorizimi i sistemit të ri në dobi të interesave klienteliste të universiteteve private, fakt ky që konkludohet edhe me financimet që këto universitete kanë përfituar nga buxheti shtetëror. Në një kohë kur deri dje, ky buxhet financonte vetëm universitetet publike, në ditët e sotme, kjo passjell edhe reduktimin dhe tkurrjen e financave të universiteteve publike për këto shkaqe. Financimi i universiteteve private nga buxheti publik është i papranueshëm për faktin se universitetet private, janë nisma tregtare me qëllim përfitimi pasuror dhe nuk shikohen arsye se pse shteti duhet të financojë një nismë tregtare përveç se arsyeve klienteliste.
Së katërti, ndryshimet që priten të vijnë nga miratimi i ligjit Nr. 19/2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike” cenojnë të drejtat thelbësore të individit, ndër to, edhe të drejtën e mbrojtjes së jetës private. Një parashikim i marrjes së masave shtesë së sigurisë për një grup të gjerë subjektesh, duke detyruar këta të fundit të përballojnë vetë shpenzimet e konsiderueshme për zbatimin e dispozitave ligjore (për vendosjen dhe mirëmbajtjen e kamerave etj.), kapërcen objektin e vetë ligjit. Në thelb, realizohet një mbikëqyrje e gjithanshme e individëve në kundërshtim me të drejtat e tyre të garantuara nga Kushtetuta, në veçanti të drejtën e jetës private, duke passjell një kontrollim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm në kohë të çdo veprimi të secilit subjekt të ligjit. Këto shkelje ndërmerren për të kënaqur interesa të tjerë që bien ndesh me interesin e përgjithshëm publik, pasi individët kufizohen në të drejtën e tyre të privatësisë.
Së pesti, ligji Nr. 93/2015 “Për turizmin”, ndër të tjera përjashton nga procedurat e prokurimit publik programet për realizimin e projekteve në fushën e turizmit të financuara nga buxheti i ministrisë përkatëse. Presidenti i Republikës ka kundërshtuar edhe pjesë të tjera të këtij ligji, siç janë parashikimet e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme për një afat 99 vjet për ndërtimin e strukturave akomoduese në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit. Duke cenuar të drejtat e pronësisë së pronarëve të ligjshëm dhe parimet e rregullave të konkurrencës, normat e reja shfaqen të paqarta si rezultat i abuzimit të qëllimshëm të pushtetit ligjvënës.
Së gjashti, ligji Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë” krijon mundësi abuzimi në vendimmarrje duke parashikuar mundësi për dhënie koncesioni pa konkurrim të pasurive kombëtare. Sipas dispozitave të këtij ligji, për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve strategjike lejohet shpronësimi për interes publik i pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private. Për më tepër, shteti favorizon këta investitorë të veçantë duke u detyruar t’u ofrojë atyre ndihmë në infrastrukturë. Shihet qartë, rëndësia që i jepet interesave ekonomike të këtyre grupimeve në disfavor të individëve.
Së fundmi, ligji Nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik- Privat” i ndryshuar, po rezulton një mjet efikas për realizimin e interesave pasuror të segmenteve të caktuar të pushtetit qendror. Shembulli më i mirë është në koncesionin e hemodializës, koncesionin i kontrollit të check-up, koncesionin e laboratorëve të qendrave spitalore. Është qartazi e dukshme që këto marrëdhënie shtet-privat mbartin në vetvete një devijim nga funksioni i interesit të përgjithshëm publik, duke rezultuar në një interes të pastër personal ekonomik. Pasi sikundër rezulton, kompanitë private kanë rezultuar të pasuksesshme në ofrimin e shërbimit të tyre, dhe jo më kot këto koncesione mbeten shumë të kontestuara.

LEXO EDHE:  Nga Nikollaq Neranxi/ Himara ne kembe per te mbrojtur dheun dhe amanetin e te pareve!

Çfarë pasojash kanë këto ndikime në interesin e përgjithshëm publik?

Përfitimet personale të klaneve klienteliste të lidhur me pushtetin kalojnë nga përvetësimi i të drejtave mbi pronat publike e private te mbrojtja e të drejtave të caktuara të individualizuara. E gjithë kjo realizohet në shkelje të të drejtave të individëve të njohura me Kushtetutë. Në rastet e sipërcituara, individi privohet nga e drejta e jetës, e drejta e pronës, e drejta për t’u arsimuar, e drejta e mbrojtjes së jetës private, e drejta e ushtrimit të lirë të veprimtarisë ekonomike, e drejta e barazisë etj. Ky fenomen rëndon edhe mbi biznesin, i cili nuk mund të mbijetojë në një ekonomi të bazuar në kapjen e shtetit nga politikanët e korruptuar. Lista e mësipërme nuk është shteruese, por tregon vetëm disa raste të këtij fenomeni në Shqipëri./Monitor

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Intervista/ Sipërmarrësit pastrojnë paratë e pista të politikës, t’i nënshtrohen vettingut

LEXO EDHE:  Binzesmeni Neranxi thirrje bizneseve: Të derdhemi rrugëve deri sa…

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Intervista e Ramës në televizionin grek Skai ishte e paguar/ Nga Nikollaq Neranxi

LEXO EDHE:  Publikohet mesazhi/ Nikollaq Neranxi kërcënon edhe gazetarin Enkel Demi

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: