LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hyn ne fuqi një pjesë e ligjeve të "Reformës në Drëjtesi"/ Rrudhen kompetencat e Kryeprokurorit dhe Presidentit

18 Dhjetor 2016, 09:26, Aktualitet CNA

Të premten ka hyrë në fuqi ligji i shumëdebatuar për organet e reja të drejtesisë që do krijohen pas “Reformës në Drejtësi”, si Këshilli i Emërimeve, Këshilli i Lartë Gjyqësor apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Me zhbllokimin e Vetingu-t, do të nisë menjëherë ngritja e këtyre organeve.

Por ngritja e KLGJ do të thotë se do marrë fund Këshilli i Lartë i Drejtësisë e drejtuar nga Presidenti. Me hyrjen në fuqi të ligjit, disa ligje për KLD shfuqizohen dhe ky organ është thjesht tranzitor.

Nga ana tjetër me këtë ligj edhe kompetencat e kryeprokurorit Adriatik Llalla rrudhen sepse çdo funksion do e marrë në dorë Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

Lajmet e fundit nga