LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtori socialist “sulmon” kryeministrin për Juven

18 Dhjetor 2016, 20:11, Aktualitet CNA

Kreu i qeverisë Edi Rama ditët e fundit u shfaq në Delvinë me një xhup që mbante logon e ekipit italian të Juventusit. Rama njihet si një tifoz Juventin dhe fans i kombëtares italiane.

Por kjo foto nuk ka ngelur pa komentet e qytetarëve, por ka shkaktuar edhe debate në rrjetet sociale.

Në faqen e kryeministrit Rama u publikua edhe një foto ku ai përqafohej me një të moshuar, edhe kësaj fotoje si kanë shpëtuar komentet.

Citynews verifikoi komentet dhe rezulton se një nga komentuesit është Florenc Tabaku, Drejtori Rajonal i Punësimit në Korcë, anetar i Asamblese Kombetare te PS, drejtues socialist në qarkun e Korcës, ka komentuar foton dhe veshjen e Ramës.

Duke ironizuar ai ka shkruar ?Do i beja like, por Juve ma mbajti dorën.?

Socialisti korcar mësohet të jetë tifoz me Bayern dhe Gjermanet, kjo ka qenë edhe arsyeja e komentit të tij sportiv ndaj kryeministrit Rama./Citynews

Lajmet e fundit nga