Connect with Us

Përplasja PD-LSI/ Valisi: Luli është këtu apo në Hollandë? Problemi i PD nuk eshte LSI-ja, por oligarkia

Aktualitet

Përplasja PD-LSI/ Valisi: Luli është këtu apo në Hollandë? Problemi i PD nuk eshte LSI-ja, por oligarkia

Publikuar

-

Levizja Socialiste per Integrim i eshte pergjigjur me Petrit Vasilin akuzave te PD-se, e cila u deklarua sërish kundër konçesionit të laboratorëve, dializës kontrollit mjekësor dhe pazareve qeveritare me klientë të vet për afera korruptive dhe ka lëshuar sulme të forta në adresë të LSI-së dhe Metës, bashkëkryetarit në qeverisje.

Basha te zgjedhi realitetin apo qellin e 7-të. Basha te ndajë se ku eshte ketu apo ne Hollande. Problemi i PD nuk eshte LSI-ja, por oligarkia. Mbi te gjitha aleanca per qytetarim dhe intersin me qytetaret. Dekriminalizimi standard i panegociueshem i LSI.

Nuk kam pasur informacion per asnje deputet me rekorde te tilla. Ne mbeshtetje totale te prokurorise per te zbardhur ceshtjen. Kushdo ka probleme me dekriminalizimin nuk eshte me pjese e LSI. Dekriminalizimi themel per suksesin e reformes ne drejtesi dhe zgjedhjeve te lira dhe te ndershme. LSI e ndershme ne zbatimin e marreveshjeve politike Kudo qe interesi publik e kerkon ne do ta mbeshtesim”, tha Petrit Vasili.

LEXO EDHE:  Deklarata e plotë e Lulzim Bashës për shkarkimin e Hajdarmatajt

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Vrasje trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

Publikuar

-

Nga

Vrasje trondisin vendin/ Lleshaj: Nuk merrem me ngjarjen por me sigurinë në tërësi

Tre vrasje kanë tronditur vendin ditën e sotme, dy prej të cilave në pak minuta në kryeqytet.

Për të folur për këto ngjarje, mbrëmjen e sotme është i ftuar në “Open” ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, cili e quajti një ditë të trishtë.

I gjendur përballë pyetjes së  gazetares, se pse deri tani nuk kemi asnjë të arrestuar, Leshja u shpreh se nuk merret me ngjarjen por me sigurinë në tërësi.

“Është për të ardhur keq që sot kemi 3 vrasje, atentate të thuash. Sot është një ditë e trishtë.



Normalisht janë ngjarje shumë shqetësuese. Por janë shumë larg historisë së së ngjarjeve më tritol. Ne kemi hapur depot dhe akoma vazhdojmë të vuajmë pasojat e hapjes së depove.

LEXO EDHE:  Basha-Meta bashkë në SHBA/ Mbyllet marrëveshja për qeverinë dhe koalicionin?

LEXO EDHE:  Ekuacionet që duhet të zgjidhë Ilir Meta/Nga posti i presidentit pas hekurave të burgut

Unë nuk merrem me ngjarjen, jua thash, por me sigurinë në tërësi. Nëse pretendoni që policia të parandalojë të gjitha ngjarjet ky është një iluzion.

E kuptoj që ngjarjet kriminale shkaktojnë kureshti, por nuk merrem me detajet ndërlidhëse”, tha Lleshaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kunati, simboli i një pushteti që po lind i korruptuar

Publikuar

-

Nga

Kunati, simboli i një pushteti që po lind i korruptuar

Ka prej kohësh që qarkullon një frazë për të qeshur në lidhje me kreun e opozitës dhe përpjekjen e tij për të ardhur në qeveri.

“Që të vijë Luli në pushtet, duhet të ndajë gruan”, është shprehja që përdoret në sallonet e kryeqytetit, referuar kështu me simbolikë fuqisë që kunati i Lulzim Bashës ka prej kohësh dhe është kthyer në njeriun e tretë në vend që ka ngjitje me oligarkët pas Edi Ramës dhe Erion Veliajt.

Erion Isufi, ka pushtet të fortë brenda PD-së, ku kontrollon disa grupime interesi dhe zyra analitike e propagande, por është kthyer edhe në një lloj prodhuesi parash nga oligarkët.

Kush nuk i mban mend betejat e nisura nga PD-ja kundër konçensioneve, PPP-ve apo kontratat e qeverisë me të fuqishmit e parave në vend, që kanë përfunduar butë- butë, pasi është arritur një marrëveshje me Lulzim Bashën, alias kunatin.

Një personazh që në fillim u duk fiction, më pas i ekzagjeruar, por dalë ngadalë ai u përvijua me emër nga të gjithë të larguarit nga PD-ja, e sot ai është një realitet pushteti në partinë më të madhe të opozitës.

Një realitet pushteti në politikë, është një zhvillim normal, që kudo ka grupe e influenca, por ky realitet është kthyer në një peng të pushtetit real të opozitës.

Një mekanizëm për të dubluar qokat e Ramës me oligarkët, qoftë në natyrë që përfshihet me vila e shtëpi plazhi, qoftë me sponsorizime fushate, qoftë edhe mbështetje financiare për mediat pranë tyre, shkruan Pamfleti.

Thuajse të gjithë oligarkët, madje Vilma Nushi, simboli klientelist i familjes kryeministrore, kanë tangencialen e vet tek zyrat e Erion Isufit. E keni vënë re që Vilma, aq shumë e sulmuar nga PD, nuk përflitet më në kuzhinat politike dhe mediatike të opozitës?!



Përse kontaktojnë kaq shumë këto njerëz të rëndësishëm: çfarë pushteti ka në dorë opozita përveç atë moral?

LEXO EDHE:  Ekuacionet që duhet të zgjidhë Ilir Meta/Nga posti i presidentit pas hekurave të burgut

LEXO EDHE:  Ekuacionet që duhet të zgjidhë Ilir Meta/Nga posti i presidentit pas hekurave të burgut

Analiza na vjen në ndihmë: Zbutjen apo tërheqjen nga akuzat, sulmet apo akuzat ndaj rivalëve, apo edhe më keq bjeri Ramës të na japë para se i ndajmë bashkë.

Besoj ju kujtohet fjalimi i famshëm i kryeministrit kur PD ishte në Parlament që i tha se shumica e kontraktorëve të qeverisë kanë qenë sponsorët më të mëdhenj të Partisë Demokratike?

E çfarë pastaj? Një opozitë kur flet për një betejë për të mos lejuar, apo të paktën kundërshtuar kalimin e kontratave flagrante të qeverisë me këta biznesmenë, duhet ta kthejë në kauzë.

Jo me fjalë boshe, por duke bërë një preventiv, me ato para që mbledh në një letër, duhet t’i argumentojë ku dërgohen dhe si të investohen. Pasi ndryshe, do të vijmë sërish në një situatë ku dhe erdhëm xhanëm, ku ndryshohet qeveria, por performanca mbetet e njëjtë: të gjitha punët publike i shkojnë po njërës pale; një grupi të ngushtë.

Kontraktorë, biznesmenë, oligarkë, kanë peshën e tyre dhe nuk mund t’i ndalosh të ndikojnë; pasi zotërojnë para, media, ndikojnë në zyra e në zyrtarë, por një opozitë përpara se të vijë në pushtet, nuk do të mund të krijojë një marrëdhënie paralele me klientelën e qeverisë; pasi përndryshe thjesht do të marrësh paratë, e kjo nuk është gjë tjetër veçse ortakëri pushteti.

Po revolucioni? Djegia e mandateve? Bojkotimi i Zgjedhjeve? Sulmi ndaj Kryeministrisë? Ata janë thjesht loja…

LEXO TE PLOTE

Sociale

Në shtëpi ende pa dokumente/ Familjarët e viktimave të Thumanës kërkojnë ndihmë nga shteti

Publikuar

-

Nga

Në shtëpi ende pa dokumente/ Familjarët e viktimave të Thumanës kërkojnë ndihmë nga shteti

Janë të strehuar në shtëpi por ende nuk kanë marrë dokumentin e pronësisë. Kjo është historia e 3 familjeve nga Thumana, të cilave tërmeti i 26 nëntorit u shkatërroi banesën dhe u mori njerëzit e dashur. Shpresa e tyre ishte që në fund të vitit të kishin përfunduar procedurat, por kjo nuk ndodhi.

“Isha në punë roje natën. Kur shkoj unë tu zbardh dita, gjej gruan veç kishte kokën e zënë, e shtyp, edhe këtë çunin e kishte mbajt këtu, tu e mbajt që ta shpëtoj. Çuni më trembet gjithë natën”, tha Fehmi Vata , banor i pallateve të shembura Thumanë.

Fehmi Vata, humbi tragjikisht bashkëshorten dhe njërin nga nipërit e tij në tërmetin e 26 nëntorit, teksa fatmirësisht dolën të gjallë nga rrënojat nusja e djalit dhe nipi tjetër.  Fillimisht familja e tij u strehua në një banesë sociale, por ende pas 10 muajsh nuk ka marrë në dorë dokumentin e pronësisë për apartamentin ku jeton.

“Dhe tani na kanë lënë këtu. S`na lënë të shkojmë askund, as na kanë dhënë letra, asgjë, veç na kanë fut aty. Unë kam pas pallatin, hyrjen me letra. Të na jepnin një pallat të rregullt, jo këtu. Këtu ne s`mund të jetojmë më”, shtoi ai.

Santiliano Vata ishte mrekullia e atij mëngjesi. Ai arriti të nxirrej i gjallë nga rrënojat pasi gjyshja e kishte mbrojtur me trupin e saj, ndërsa i vëllai Rolejdi 7 vjeç, nuk jeton më. Krenohet me çantën e shkollës teksa tregon se është ajo që ka pasur në Thumanë.

Banesa e familjes së tij ndodhej në katin e katërt. Pas tërmetit të orës 3 ata kishte zbritur tek familja Cara në katin e parë, për të dalë sa më shpejt nga pallati në rast të një tërmeti tjetër. Fati donte që pjesa e pallatit të familjes Vata të mos shembej, ndërsa ajo e familjes Cara po.

Pas ngjarjes, babai i Santilianos dhe Rolejdit ka hyrë me fadromë në shtëpi nga ku ka marrë çantat e të dy djemve, një prej të cilave në këtë vit të ri shkollor, nuk do të përdoret më.  Haxhi Kabili humbi tragjikisht në tërmetin e 26 nëntorit vajzën e tij, Aderinën.

LEXO EDHE:  Deputeti i Bashës kundër kandidimit të Finos



“Vajza ka qenë 21 vjeçe, ka qenë në punë . Ka pas punuar në fabrikë këpucësh. Dy sekonda ka pas, sa jam ngrit nga divani, kam kap dorezën e derës së kuzhinës, përfundoi gjithçka. Më kanë pas mbuluar materialet, i kam nxjerrë avash me dorë, se kam qenë kështu në një hapësirë”, u shpreh Haxhi Kabili, i mbijetuar nga tërmeti.

Haxhiu e ka marrë dëmshpërblimin financiar të përcaktuar, por pengu i tij është qëndrimi në një pallat që ishte i pabanueshëm nga tërmeti i mëparshëm i shtatorit.

“Po, na dhanë dhjetë milion lekë të vjetra. Pallatet kanë qenë prish me tërmetin e shtatorit, kanë qenë dëmtuar shumë.  S`pyeti kush. S’e menduam, kisha shkuar për të ndenjur në një shpellë e nuk kishe ndenjur aty”, tha ai.  

Të njëjtën histori si Fehmiu dhe Haxhiu tregon edhe Klotilda Greku, e cila humbi bashkëshortin dhe dy prindërit e tij. Ajo kërkon një punë për veten dhe për vajzën e saj, jo ndihma financiare.

LEXO EDHE:  Pengmarrësit e Qeverisë/ Basha zbulon emrat

 “Shumë e vështirë, siç mund të jetë dhe pa praninë e kryefamiljarit.Duhet të mendoj për gjithçka, duhet të gjej punë, të punoj vetë që të rris vajzën. Puna është gjëja më e nevojshme. Nuk kërkoj asgjë tjetër, as lëmoshë, as të më mbajnë me ushqime. Vetëm të punoj”, tha ajo.

Në pallatin e familjes Vata, Kabili dhe Greku në Thumanë humbën jetën nën rrënoja 18 persona.  Në lidhje me statusin ligjor të banesave ku janë strehuar familjet e viktimave të Thumanës, Euronews Albania kërkoi informacion pranë zyrës së administrimit të banesave sociale. Sipas tyre, pajisja me dokumentacion pronësie për këto familje është ende në proces. /Euronews

LEXO TE PLOTE