LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Modeli i qeverisë shqiptare/ Nga 3 K në 3 P

16 Dhjetor 2016, 09:51, Aktualitet CNA

Qeveria  gjatë këtyre katër viteve të saj në detyrë na ka treguar publikisht se ka vetëm dy modele të saj. Ato janë 3K dhe 3P. Që të mos ketë asnjë keqkuptim po sqarojmë të plotë modelet dhe po japim argumentat.

Modeli 3 K është modeli Komisar Koço Kokëdhima, të cilin Edi Rama e emëroi në jug. Model që na dha sekretarë që donin në shtrat vajza të mitura, kontrroll të plotë mbi çdo emërim, akuza të forta për korrupsion dhe kontrroll të tenderave. Dyshohet shumë se ky model dështoi për tu zevëndësuar me një model të ri. Ende nuk dihet shkaku por përflitet se problem i dështimit janë çështjet e pazarit dhe jo të parimeve. Punë lekësh të papaguara nga palët në mardhënie më njëra-tjetrën.

Modeli 3 P është modeli i filluar me qeverisjen, por që po shkelqen se fundi. Ky është modeli Partneritet Publik Privat, siç e ka qejf kryeministri Rama. Ky model ka pasur vetëm ?sukses?. Ishte shumë i  padiskutueshëm, aq sa shkatërroi modelin 3 K.

Modeli 3 P ka më shumë fonde, janë gati 500 milionë euro në vit. Koncesione që po lenë burrat me barrë e gratë po i bëjnë me prostat. Suksese që si model nuk i ka njohur asnjëherë më parë në Shqipëri dhe botë. Këtu nuk ka shumë pazar, thjesht një ministër që firmos urdhërin e një kryeministri që qindra milionë euro të shkojnë tek miqetë e tij. Edhe pse shesin cigare mund të kenë 3P për check-up, edhe pse kanë servis marrin një 3P, mund të bëjnë përgatitjen e mjeteve të operacionit e kështu me rradhë. Në fund ngelen ca miliona euro që vijnë nga klientët e qeverisë.

Modeli 3P për të sjellë më shumë kursime në buxhet pritet që të gllabërojë edhe vetë kryeministrinë. Edi Rama pritet t’ja japë qeverinë me koncesion një firme që administrator dhe aksioner do ketë vetëm Edi Ramën.

Modeli 3P ja kaloi modelit 3K dhe kjo tashmë është e vërtetuar. 3K po përplaset me qeverinë 3P po mbush xhepat e kreut të qeverisë./Citynews

21:17 Aktualitet

Basha gënjen Live

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është sot i ft...

Lajmet e fundit nga