Connect with Us

Kapet skafi me 128 kg drogë

Aktualitet

Kapet skafi me 128 kg drogë

Publikuar

-

Policia Kufitare në bashkëpunim me Policinë Vendore, kishin siguruar informacion në rrugë operative se në plazhet e Zvërnecit po përgatitej një sasi lënde narkotike me qëllim për tu trafikuar në rrugë detare.

Në bazë të këtyre informacioneve, ka filluar operacioni i përbashkët për krehjen e zonës në fjalë, ku është konstatuar se gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin veror në përdorim të shtetasit Banush Azizaj, Policia ka gjetur një sasi me lëndë narkotike, të vendosur në 5 çanta sportive si dhe në 2 paketime të mbështjella me qese plasmasi, e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Pas peshimit, ka rezultuar se pesha totale e lëndës narkotike ka dalë prej 128 kg (kilogramë) e dyshuar si Cannabis Sattiva.

LEXO EDHE:  Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit Geron Latifi, është gjetur dhe bllokuar një mjet lundrues gomone, me të cilën ishte planifikuar trafikimi i lëndës narkotike. Mjeti lundrues, u gjet i çmontuar, me përmasa 3.3 m i gjatë dhe 1.3 m i gjërë, me dy motorë “Mercury” dhe “Yamaha” (20 hp dhe 5 hp). Policia ka bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të Azizaj-t dhe Latifi-t në afërsi të këtyre lokaleve, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas janë të implikuar në veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Gjendet i vdekur në mes të rrugës një 55-vjeçar në Elbasan

Publikuar

-

Nga

Një 55-vjeçar ende I paidetifikuar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Elbasan. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, ndërsa viktima është endacak. Elbasan/ Informacion paraprak Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan. Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Një 55-vjeçar ende I paidetifikuar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Elbasan.

Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale, ndërsa viktima është endacak.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 27.07.2021, rreth orës 14:50, në lagjen  “Brigada 17 Sulmuese”, Elbasan, një shtetas ende i paidentifikuar ( endacak) rreth 55 vjeç, është gjetur i shtrirë ne tokë pa shenja dhune i cili më pas ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

LEXO EDHE:  Sarandë/ Kapet i kërkuari për trafikun e 424 kg kanabis

LEXO EDHE:  Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Nga hetime paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale,  grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po lahej me familjarët/ 7-vjeçarja mbytet në lumin Buna

Publikuar

-

Nga

Po lahej me familjarët/ 7-vjeçarja mbytet në lumin Shkumbin

Mbytet një vajzë 7 vjeçe me inicialet Z.L në ujërat e lumit Buna në afërsi të fshatit Oblike të njësisë Ana e Malit.

7 vjeçarja po lahej me familjareët dhe pa pritur ka humbur jetën në lumin Buna.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë sqarimin e plotë të rrethanave./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

OSHEE jep njoftimin/ Këto zona në Tiranë do të mbeten pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

OSHEE ka bërë me dije të gjithë abonentët e saj se në data 28 dhe 29 Korrik, disa prej zonave në Tiranë do të mbeten pa energji elektike për shkak të punimeve për mirëmbajtjen e kabinave.

Sipas OSHEE-së, dritat do të ndërpriten në rrugën Vërri, Skrep,Urë, Fag, Vakmon, Derje dhe Shënmëri.

Njoftimi i OSHEE

LEXO EDHE:  Aksidenti në Lungomare/ Shtyhet për të shtunën masa e sigurisë për shefin e hetimit

LEXO EDHE:  Operacion i madh kundër krimit në Vlorë/ “Vjeshta” arreston 7 persona, 3 të tjerë në kërkim

Pershendetje/Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datat 28-29 korrik do të kryhen punime në disa kabina. Për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë:

28-29 korrik

09:00-15:00

Vërri, Skrep,Urë, Fag, Vakmon, Derje dhe Shënmëri

28 korrik

09:00-17:00

Vërri, Skrep,Urë, Fag, Vakmon, Derje dhe Shënmëri./ CNA.al

LEXO TE PLOTE