LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/Kur Ilir Meta mbështeste Klement Balilin

16 Dhjetor 2016, 10:11, Aktualitet CNA

 

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë ?arrest me burg? për Klement Balilin, i njohur si ?Eskobari? i Ballkanit. Ai akuzohet për disa vepra penale, mes tyre ?Trafikim narkotikësh në bashkëpunim?; ?Krijim e pjesëmarrje në grup kriminal?; ?Kryerje të veprave penale nga organizata kriminale?.

?Eskobari i Ballkanit? ka qenë Drejtor i Shërbimit të Transportit Rrugor në Sarandë i emëruar nga LSI.

Në fakt, 1 vit e gjysëm më parë, inagurimi i resortit të Klement Balilit në Sarandë (Santa Quarata) do të bënte bujë në mediat shqiptare. Kjo edhe për faktin se i pranishëm në inagurimin e saj ishte kreu i Kuvendit dhe LSI-së, Ilir Meta.

?Besoj se përmes këtij investimi Saranda duket edhe më e bukur, por është edhe një mundësi më e mirë për të qenë më e prekshme për të gjithë pushuesit dhe turistët?, u shpreh kreu i Kuvendit gjatë inagurimit.

Në inagurim ishte edhe pronari i Santa Quarantës, pikërisht Klement Balili, i cili sot kërkohet nga policia, prokuroria e madje edhe nga SHISH.

Mbështetja e Metës për biznesin e tij ishte një dorë e fortë për Balilin, por ende e dyshimtë është historia e njohjes mes tyre.

Sot, Meta mund ta mohojë faktin se njihet me ?Eskobarin? e Ballkanit, ashtu siç mohoi njohjen me Kastriot Ismailajn kur shpërtheu skandali i CEZ, deklaratë e cila rezultoi e pavërtetë, pasi Citynews publikoi videon ku Meta dhe Ismailaj ishin të ftuar në një aheng, ata njiheshin shumë vite më parë.

Ashtu si në rastin e Ismailajt, cityneës po sjell artikujt dhe fotot nga inagurimi i Santa Quarantës, ku të pranishëm ishin Ilir Meta dhe Klement Balili dhe për këtë po shfrytëzojmë agjensinë zyrtare të lajmeve ATSH e cila prej vitesh është pjesë e ?tortës? të LSI./Citynews

 

Lajmet e fundit nga