LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidentoi të moshuarin/ Arrestohet drejtuesja e mjetit

16 Dhjetor 2016, 17:17, Aktualitet CNA

Policia e Durrësit ka arrestuar një shtetase 34-vjeçare pasi ka aksidentuar një të moshuar, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasja e arrestuar është  Amantia Karaj 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Më datë 15.12.2016, rreth orës  09:20, tek kryqëzimi në lagjen Nr.17 Durrës,  duke  drejtuar mjetin tip Fiat Punto   me targa  AA 928 JI, ka aksidentuar shtetasin I.B. 76 vjeç, banues në Durrës, I cili po udhëtonte me biçikletë.

Mësohet se i dëmtuari ndodhet Spitalin Ushtarak  Tiranë në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale?Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor?

Lajmet e fundit nga