LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia jep detajet e kontrrollit ne lokalin e djalit te Fatos Nanos

15 Dhjetor 2016, 15:37, Aktualitet CNA

Në lidhje me veprimet e kryera nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në ambientet e lokalit me Administrator, S.N dhe në komunikatën e datës 14.12.2016 e Policisë Vendore Tiranë thuhej se janë referuar materialet për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Punësim i paligjshëm” në ngarkim të shtetasit S. N. policia sqaron se:

Në lidhje me mangësitë e konstatuara në këtë subjekt, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik në D.V.P. Tiranë janë akoma duke kryer veprimet përkatëse verifikuese.

Theksojmë se njoftimi në komunikatën e datës 14.12.2016 ka të bëje me të dhënat paraprake të kryera nga Policia.

Sqarojmë opinionin se referimi në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë nga Oficerët e Policise Gjyqësore bëhet vetëm pasi merret informacioni i nevojshëm nga agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Në lidhje me sa me lart, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat është duke kryer verifikimet e nevojshme për ligjshmërinë e veprimeve dhe nëse janë zbatuar ose jo të gjitha procedurat standarte të punës nga ana e Policisë.

Lajmet e fundit nga