LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cilët ishin tre vrasësit e Mehmet Shehut dhe çfarë u ndodhi (dhe si e hodhi nga shkallët ministrin e Brendshëm, Enver Hoxha)

15 Dhjetor 2016, 12:15, Aktualitet CNA

Nga Idajet Beqiri

Në këtë rrëfim të gjatë për eliminimin e kryeministrit Mehmet Shehu, kemi arritur në pikën kulmore, kurorëzimin e skenarit ogurzi në natën e 17-18 dhjetorit 35 vite më parë. Ja si kanë rrjedhur ngjarjet:

Mbledhja e Byrosë Politike e 17 dhjetorit 1981 për shumicën e anëtarëve të Byrosë ishte thjesht një teatër! ?Regjisori? Ramiz Alia kishte kohë që kishte punuar dhe vazhdonte të punonte për të finalizuar skenarin ogurzi.

Në zbatim të skenarit

Jam dëshmitar okular i asaj se çfarë ndodhte në fakt para kësaj mbledhjeje të Byrosë Politike. Jam i bindur gjithashtu se bashkëkohësve të mi, por përgjithësisht të gjithë ata kryeqytetas që bënin ritualin e shëtitjeve çdo mbrëmje në Bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?, se çfarë ?pengese? kishin në anën e trotuarit të selisë së Komitetit Qendror të Partisë. Pas Kongresit të Tetë të Partisë, të gjithë shqiptarët ishin të bindur se ish kryeministri Mehmet Shehu kishte një problem madhor me udhëheqjen e lartë të Partisë. Ai gjatë ditëve të Kongresit që zgjati një javë vetëm nxinte dhe sterronte. Ajo nuk komunikoi thuajse asnjëherë me Enver Hoxhën që e kishte në krahë dhe këtë e panë të gjithë, jo vetëm ata që ishin në sallën e Kongresit, por edhe gjithë shqiptarët që e ndiqnin drejtpërdrejt kongresin. Duke qenë natyrë që nuk shtirej, si kur ishte në të mirë, si kur ishte në humor të keq, shqiptarët që ia njihnin mirë karakterin, ishin të bindur se Mehmet Shehu ishte në hall të madh.

Në ditët vijuese pas Kongresit të 8-të të Partisë, ndodhi ajo që nuk ishte shfaqur kurrë më parë. Në anën e trotuarit të selisë së Komitetit Qendror të Partisë, duke filluar nga dera kryesore e hyrjes në këtë seli dhe deri në fund, te semaforët, pranë Urës së Lanës, duke filluar nga ora 17.30, Ramiz Alia bënte shëtitje herë me njërin dhe herë me tjetrin anëtar dhe kandidat të Byrosë Politike. Varavigo lartë e poshtë dhe biseda me plot pasion. Njëherë me Kadri Hazbiun, pastaj me Hekuran Isain, pastaj me Simon Stefanin, herën tjetër me Besnik Bekteshin, me Pali Miskën, pastaj me Hajredin Çelikun e kështu me radhë, për afro një orë. Duke patur frikë se në zyra mund të përgjoheshin, sekretet e skenarit dhe ?provat? për ?shfaqjen? teatrale të 17 dhjetorit 1981, i shtjellonin dhe i bënin aty, në shëtitoren e Bulevardit. Madje aty, në trotuar ishte bërë edhe skenari për të gjetur dhe ekzekutuar ?alibinë?, e cila do e shtrinte përdhe ish kryeministrin Mehmet Shehu, për të mos u ngritur më kurrë.

Autorët e vrasjes

Fejesa e djalit të Mehmetit, Skënder Shehut, me vajzën e Profesor Turdiut, ishte e kurdisur, me një harmoni veprimesh. Ideatori dhe frymëzuesi ishte Ramiz Alia. Ndërsa nxitjen, inkurajimin dhe ekzekutimin  e këtij skenari, për fatin e keq e bënë Kadri Hazbiu dhe Feçorr Shehu. Ka prova të pakontestueshme që e vërtetojnë këtë gjë. Ramiz Alia bëri ?pazaret? me Kadri Hazbiun dhe me Feçorr Shehun. Këta dy të fundit e dinin mirë që Enver Hoxha ?de facto? nuk ishte më në krye të punëve dhe të udhëheqjes. Ata dinin gjithashtu se sëmundjet që ?bluzat e bardha? kishin ngulitur thellë në trupin e tij, bënin që t?i kishte ditët e jetës të numëruara. Sikundër dinin që pas Kongresit të 8-të të Partisë, binomi Ramiz-Nexhmije ishte bërë ?superfuqi? dhe rruga e vetme e gjithkujt në raport me ta, ishte bindja pa kushte.

Ramiz Alia i ofroi Kadri Hazbiut postin e Kryeministrit. Ndërsa Feçorr Shehun e garantoi për të qenë Ministër të Brendshëm të përjetshëm, dhe në Kongresin pasardhës të Partisë, edhe anëtar të Byrosë Politike. Kjo gjë bëhej edhe sepse Feçorri ishte mallakastriot, dhe? ikte Mehmeti, por qëndronte në pozita të forta Feçorri. Dhe kështu, edhe mallakastriotët ?qetësoheshin?, sepse udhëheqja e lartë nuk kishte asnjë paragjykim me Krahinën e Mallakastrës!

Feçorr Shehu u bë ?mblesi? real i fejesës së djalit të ish kryeministrit Mehmet Shehu me Silva Turdiun. Feçorri e njihte shumë mirë Silvën, sepse ajo ishte një nga yjet e Klubit Dinamo të volejbollit, ku Feçorr Shehu ishte ministër i Brendshëm. Feçorri nga ana tjetër ia njihte shumë mirë biografinë nga ana e nënës Silva Turdiut, e cila një dajo, Arshi Pipën e kishte në SHBA, tjetri i dënuar si kriminel lufte.

Djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu, Skënderi, ashtu siç e ka përshkruar me objektivitet vet i ati i tij, binte shpejt ?si miza në qull? dhe kështu skenari funksionoi dhe fejesa u bë. Kur Mehmet Shehu e mori vesh këtë lidhje, i kërkoi Feçorr Shehut biografinë e Familjes së Silva Turdiut. Feçorr Shehu, me që ishte tashmë ?në tavë? dhe vallja duhej hedhur gjer në fund, i çoi me shkrim Mehmet Shehut vetëm biografinë e Familjes së babait të saj, Profesor Turdiut, biografi e cila ishte shumë e mirë.

Enver Hoxha e priti shumë mirë këtë fejesë. Madje i shkoi në shtëpi Mehmetit për vizitë dhe e uroi bashkë me Nexhmijen.

Më vonë, ?Kryeskenaristi? Ramiz Alia, si ?krejt rastësisht?, e informoi me hollësi Enver Hoxhën. Ai, ndryshe nga sa Feçorr Shehu, i cili i kishte bërë me dije Mehmet Shehut vetëm biografinë e të atit të vajzës, i tha Enver Hoxhës biografinë e nënës së saj, e cila e tronditi shumë Enver Hoxhën. Dhe kështu ?loja filloi?!

Enveri hedh nga shkallët ministrin e Brendshëm?

Enver Hoxha, pasi u kthye nga pushimet verore të cilat i kaloi në Pogradec, në muajin shtator 1981 bëri shumë biseda me Mehmet Shehun për këtë çështje dhe diçka jo të pastër në këtë çështje nuhati. Të parin që thirri në Vilën e tij, pas Mehmet Shehut, ishte Feçorr Shehu. Bisedën me të e bënë në këmbë, te shkallët e Vilës. E pyeti Feçorrin për ngjarjen dhe i kërkoi biografinë e Familjes Turdiu. Feçorri bëri të njëjtën gjë, i raportoi Enver Hoxhës vetëm biografinë e Familjes së babait të Silva Turdiut, por jo të nënës së saj. Enver Hoxha u revoltua shumë, pasi kuptoi më tej lojën me pasoja që po luhej. Dhe e humbi çekuilibrin aq shumë, sa me gjithë forcën e tij, e hodhi nga shkallët ministrin e brendshëm Feçorr Shehu. Thuhet, por kërkon konfirmim nga të pranishmit, se Feçorri kur është rrëzuar, ka vrarë keq krahun?

Dikush mund të thotë se Enver Hoxha mund ta ndalte ecurinë e mëtejshëm të këtij skenari. Mirëpo njohësit e vërtetë të atij sistemi, njohësit e vërtetë të Partisë së Punës, të Statutit të saj, të parimeve dhe normave të saj, e dinë mirë që, Statuti ishte ?Kushtetuta? e Partisë. Para tij dhe Partisë të gjithë anëtarët ishin të barabartë. Në këto kushte Mehmet Shehu edhe pse ishte Kryeministër, kishte gabuar rëndë ?me zbutjen skandaloze të luftës së klasave?, ndaj nuk mund t?i shmangej gjykimit. Aq më tepër kur Ramiz Alia, Lenka Çuko, Simon Stefani, Kadri Hazbiu, Hekuran Isai e ndonjë tjetër, ?i mbushnin mendjen? Enver Hoxhës se njerëzit e bazës ?përflisnin? këtë ngjarje aspak të hijshme të familjes së kryeministrit!

Nëse do të analizohet çdo pyetje, çdo ndërhyrje dhe çdo diskutim i bërë në Byronë Politike të Komitetit Qendror të Partisë në datën 17 dhjetor 1981, duke lexuar me vëmendje procesverbalin e mbledhjes, del se një lukuni ?ujqërish?, me në krye ?kryeujkun? Ramiz Alia, të cilit në fakt nuk i shkon ky epitet, pasi një person me zërin femër, veç ?ujk? nuk mund të bëhet dot, iu vërsulën Mehmet Shehut për ta ngrënë të gjallë! Ramiz Alia, Lenka Çuko, Simon Stefani, Kadri Hazbiu nuk mund të përmbaheshin! Ata ishin më agresivët në atë mbledhje maratonë që në fakt ishte gjyqi politik kundër Mehmet Shehut. I vetmi që ishte nga më të arsyeshmit, më njerëzorët dhe që jepte të kuptohej hapur se do e mbronte Mehmet Shehun, ishte Enver Hoxha. Këtë gjë e kishte nuhatur menjëherë Mehmet Shehu, ndaj gjatë gjithë mbledhjes së lodhshme, me provokime, cic-mice dhe deri fyerje, të cilat për hir të së vërtetës dilnin jashtë karakterit të durueshmërisë së tij, mbajti një qëndrim model gjakftohtë, të logjikshëm, duke treguar jo vetëm maturi dhe pjekuri në përgjigjet që jepte, por edhe duke e paralizuar egërsinë e ?ujqërve?!

Meqenëse skenari nuk po u ecte siç e kishin parashikuar, për shkak se Enver Hoxha e kishte mbledhur mendjen për t?i dhënë Mehmet Shehut vetëm një ?vërejtje të rëndë me shënim në kartën e regjistrimit?, dyshja Alia-Hazbiu, me ndihmën e Fiqret Shehut, zbatuan Planin ?B?!

Mehmet Shehu iku disi i qetë në shtëpi. Ai krijoi bindjen e plotë se shoku më i ngushtë i halleve të mëdha, i punës dhe i luftës, po e mbante. Dy fakte domethënëse e provojnë këtë, e para, sepse i tha Fiqretit se të nesërmen mbledhja e Byrosë Politike do të zgjaste shumë pak, sa të diskutonte Enver Hoxha, dhe pastaj,- i tha Fiqretit,- shkojmë në shtëpinë e Hekuran Isait për ngushëllim, sepse atë ditë i kishte vdekur nëna.

Prova e dytë është se djali, Skënderi, në orën 20.00 të darkës e kishte të fiksuar që marrte në telefon nga Suedia. Meqenëse Mehmet Shehu ende nuk kishte mbërritur në shtëpi, ai i kishte thënë të ëmës që, nëse babi ka nevojë ose dëshirë të flasë me mua kur të mbërrijë në shtëpi, më bëni një zile, se ju marr unë pastaj. Kur erdhi Mehmeti në shtëpi, Fiqreti ia tha këtë gjë.

Mehmeti gjakftohtë i tha që nuk ka asnjë problem se flasim nesër. Nëse Mehmet Shehu kishte bërë plan të vriste veten, do të telefononte menjëherë djalin që të ndahej me të!

Aty rreth orës 21.15 minuta, Kadri Hazbiu shkoi në shtëpinë e Mehmet Shehut dhe bisedoi gjatë me Fiqret Shehun për ecurinë e mbledhjes dhe kahjen që ajo do të merrte ditën e nesërme. E dezinformoi Fiqretin, duke ia bërë ecurinë e së nesërmes ?katastrofë.? Madje i tha edhe një intrigë të gjallë të shpifur, sikur Enver Hoxha e kishte porositur që arrestimin e Mehmet Shehut të nesërmen do ta bënte vetë Kadri Hazbiu! Analizuan shpejt situatën me logjikën ?të shpëtojmë? çfarë mund të shpëtojmë. Fiqreti, duke patur përvojën e rasteve të shumta të mënyrës së eliminimit të udhëheqjes së lartë të Partisë para Mehmetit, për të shpëtuar fëmijët, veten dhe gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, e bindur se Kadri Hazbiu dhe Ramiz Alia do t?a ndihmonin, siç i premtuan, e lëshoi veten në dorën e tij?

Mehmeti u vra me dy plumba

Pastaj? kameriere Mimoza i çoi Mehmet Shehut çajin e përgatitur nga ?Jagua? dhe aty pa shkuar ora 03.00 e mëngjesit, kur helmi e kishte bërë të vetin, Kadri Hazbiu inskenoi ?vetëvrasjen?! Mesa duket, nga emocionet e jashtëzakonshme, në vend të një plumbi, pistoleta i nxori dy, duke lënë kështu në çarçafin me të cilin ishte mbuluar ish kryeministri dy shenja plumbi!

Por?

Pistoleta që u përdor dhe që nxori dy plumba , nuk ishte ?Makarovi? i Mehmet Shehut, siç e serviri grupi hetimor i Elham Gjikës. Pistoletën e ish kryeministrit e kishte marrë pak ditë më parë për ta riparuar e pastruar badigardi i dytë i Mehmet Shehut , i quajtur A. Veliaj.

Personi roje, i cili u dislokua atë natë te dera nga brenda e Vilës së Mehmet Shehut që lidhej me tunel me selinë e Komitetit Qendror të Partisë, aty rreth orës 02.30 të natës e hapi atë dhe u fut Kadri Hazbiu. Ai hyri për herë të dytë atë natë në shtëpinë e ish kryeministrit, herën e parë nga dera legale e Vilës, dhe këtë herën e dytë nga tuneli. Më vonë është bërë e ditur se ky punonjës i gardës, i cili bëri roje vetëm natën e mistershme në vilën e Mehmet Shehut, është vrarë! Gjithsesi mund të jetë edhe një ?alibi? për t?i humbur gjurmët. Ndërsa kameriere Mimoza pas viteve ?90 është bërë juriste?!

Këtë akt Enver Hoxha nuk e kuptoi dot kurrë deri në fund të jetës së tij, por ?djajtë? i kishin dalë nga shishja dhe ai tashmë nuk kishte më në dorë asgjë për të mbajtur dhe për të korrigjuar. E gjithë ?ngrehina? e tij kishte rënë. Radhën tashmë e kishte Ramiz Alia, i cili sajoi dhe i serviri Enver Hoxhës ?përrallën? me ?Tablon Sinoptike?, duke e nxjerrë Mehmet Shehun ?poliagjent?, por që në fakt nuk ua besoi askush, derisa në fund të jetës e tha me gojën e tij se ishte një marrëzi hedhja në treg për ?shitje? të  qenurit e Mehmet Shehut ?agjent? apo ?poliagjent?, pasi as një ?blerës? serioz nuk e besoi atëherë këtë gjë, sikurse nuk e besojnë as sot, aq më tepër që dokumentet e shërbimit të fshehtë amerikan të gjithë asaj periudhe kohore dyshuese janë deklasifikuar tashmë dhe asgjë dyshuese nuk ka dhe nuk doli të kishte për figurën e ndritur të Mehmet Shehut ?

Pak fjalë si konkluzion

Në mbyllje të kësaj historie që nuk ka mbaruar duhet nënvizuar fakti se dy nga vrasësit e Mehmet Shehut, pra Kadri Hazbiu dhe Feçorr Shehu, u pushkatuan pa u mbushur një vit nga eliminimi i Mehmetit. Ishte fundi i pashmangshëm i tyre, pasi në vrasje të kësaj natyre duhen fshehur maksimalisht gjurmët e krimit. Ndërsa, i treti dhe kryesori, Ramiz Alia, vdiq natyralist para pesë vjetësh, por pa e rrëfyer asnjëherë enigmën. Megjithatë, ka ende dëshmitarë që m und ta tregojnë të vërtetën deri në fund. Në këtë 35-vjetor të vdekjes së Mehmet Shehut u dhanë disa fakte të reja, por jo të gjitha?

Lajmet e fundit nga