Skandali/ Prokuroria e lëshoi urdhër – arrestin për Klement Balilin që në maj, policia nuk e arrestoi
Urdhër-arresti ndërkombëtar për Klement Balilin, i lëshuar n...
Forca më e madhe politike në vend 6 muaj përpara ditës së zgjedhjeve ende nuk ka gati strukturat e saj në bazë. Nga jugu në veri, ka përplasje të brendshme, konflikte, përçarje por edhe një ç?organizim të organizuar.
Përgjegjësit mund të jenë disa, që nga baza deri tek veprimet e Lulzim Bashës, por kjo ka pak rëndësi, faktet janë fakte. Situata duket alarmante dhe askush nuk po reagon që ta përmirësoje për të pasur një makine elektorale fituese.
Në qarkun Vlorë së fundi në Bashkinë Vlorë, Selenicë dhe Hiramrë po behen zgjedhjet. Himara ka tani një kryetar më 27% të votave të delegatëve të PD. Pra 1/3 e përqindjes që ka PD në këtë bashki. Në Selenicë, përçarje dhe heqje emrash, në Bashkinë Vlorë pas dy rioganizimeve nga Enkelejd Alibeaj dhe Arben Ristani, vjen ?puna? e Flamur Nokës. Dega e Vlorës po katandis gjysma e asaj që ka qenë në ditën më të zezë. Duke llogaritur edhe kalimin e çamëve me PS, rezultati ka shumë gjata të jetë si në 2013 pse jo dhe më i dobët.
Në qarkun Gjirokastër ka përplasje të forta në kryesi, për shume kohë gjysma e kryesisë ka bojkotuar mbledhjet. Roland Bejko kreu i degës është rikthyer në detyrë në opozitë, por Gjirokastra duket ende tokë pa prodhim për demokratët. Lazarati nuk mjafton. Në këtë qark ku përfshihet edhe Tepelena dhe Përmeti, PD ka probleme të forta organizimi. Përtej përplasjeve të grupeve të brendshme problem janë edhe vetë këto zona me profil të majtë politik.
Në Berat, PD po mbyll një proces riorganizimi. Një degë ku PD ka humbje sistematike. Edhe ky qark ku përfshihet Skrapari dhe Ura Vajgurore janë zona ku PD shkon jo me shumë se 30%. Probleme në degën kryesore, por edhe në ato më të vogla. Genc Pollo ka lënë pas një tokë të djegur. Me heqjen e një mandati për PD behët edhe më e vështirë.
Në Fier, PD duket si një bakllava e ndarë në thela. Votat e çamëve pritet të jenë vendimtare, kalimi i tyre majtas, me një degë ku PD nuk merr dot 25% të votave politike, debate, përjashtime e konflikte të brendshme fushata dhe rezultati ne përfundim duken të frikshme.
Në Durrës prej muajsh e muajsh PD nuk ekziston. Shkarkohet kryetari, ndahet dega, tani ska as zgjedhje. Ribashkohet dega emërohet kryetar i ri, pa kryesi. 3 apo më shumë klane që përplasen. PD në Durrës është në ditën e saj më të zezë.
Në Elbasan, dega ka një kryetar që e ka pasur deputet, por edhe drejtues në opozitë. Në zgjedhjet e fundit rezultati ishte më shumë se i turpshëm. Po të kemi parasysh votat e PDIU dhe peshën në Peqin, PD rrezikon jo pak. Kjo sepse PD ka aleatë të dobët kurse LSI dhe PDIU do përplasen duke mbudhur thesin me vota. Opozita ne Elbasan, Peqin, Librazhd e Prenjas ka struktura mjaft të dobta, jo me probleme publik sa në shumë degë të tjera por organizimi i saj sidomos në Elbasan është mjaft i dobët.
Në qarkun Korçë, dega më e madhe ajo e bashkisë me të njëjtin emër është problemi kryesor. Dega është thuajse e shpartalluar. Një kryetar dhe një kryesi inekzistente. Totalisht në gjumë pa asnjë aktivcitet politik. Gjysma e strukturave në bazë nuk funksionojnë, shumica e drejtuesve janë për ?turizëm? politik. Vetë kryetari ka pasur akuza të forta për korrupsion. Në zgjedhjet e fundit lokale PD pati përfaqësimin më të ulët historik. PD aktualisht drejtohet nga një ish-kryetar i PDR. Ndërhyrjet e Eno Bozdos dhe Fatbardh Kadillit e kanë përçarë më tej. Atje ekzistojnë të paktën tre klane, më i dobti është ai i kreut të degës, organizimi nuk ekziston në degë. Korça mund të jetë shembulli më i mirë sesi një degë e PD mund të shpartallohet pa zhurmë, mjafton të zgjedhësh kryetar ?vëllain? e Niko Peleshit në krye të degës.
Në Devoll ka probleme të forta drejtues grupseksionesh dhe seksionesh kanë ikur me LSI dhe PDIU. Kryebashkiaku Bledar Nallbati ?flirton? me qeverinë. Së fundi ka marrë një fond qindra milionë lekë për një pedonale. Negociatori i tij dhe zv/kryeministrit Peleshi dyshohet të jetë një ish drejtor i lartë i qeverisë Berisha që u përjashtua për korrupsion dhe afera. Së fundi bereqeti i pushtetit të Berishës dhe flirtet me Peleshin po i sjellin HEC-e në veri të vendit.
Në Pogradec ska degë. Kryetari u shkarkua edhe pse fitoi zgjedhjet. Kryebashkiaku Eduard Kapri ka përplasje me degën e PD. Ai vjen vetë nga e majta dhe u sponsorizua në atë bashki nga Fahri Balliu, pasi ja refuzoi Ilir Meta si kandidat për bashkinë e këtij qyteti. Pogradeci është një bastion i LSI ku PD shpesh rrezikon të shkojë forcë e tretë.
Në qarkun e Dibrës analiza nuk ka asnjë vlerë. Zgjedhjet lokale të pak muajve më parë flasin vetë. PD ska degë dhe as organizim. Strukturat janë të braktisura dhe pas përfundimit të zgjedhjeve lokale Dibranët demokratë janë haruar totalisht nga qendra. PD dhe Basha ju ka mbyllur derën.
Në Kukës është një qark ku tani do ketë vetëm 3 deputetë një peshë shumë e vogël. PD mund të ketë probleme dhe përplasje me kryebashkiakun por sërisht në këtë qark demokratët fitojnë një mandat më shumë.
Në qarkun e Shkodrës, bastionin e PD, kemi një opozitë në pushtet, por një opozitë të përçarë dhe me probleme. Zgjedhja e Ramiz Çobajt ka sjellë jo pak probleme. Sikur të mos mjaftonte Çobaj, nga pas vjen zgjedhja e Voltana Ademit. Kjo e fundit nuk pyet degën e PD për punësimet, PD kërkon më shumë hapësirë. Beteja Ramiz Çobaj ? Voltana Ademi çdo ditë klanizon opozitën. Këtu ka dhe një faktor tjetër mjaft të fortë, zë kritik ndaj Bashës por një zë edhe më i ashpër me Ramën dhe qeverinë. Jozefina Topalli duket se qëndron e heshtur, por pesha e saj në Shkodër është ende e madhe. Në këtë zonë mund të thuhet se janë tre rryma që veprojnë. Malsia e Madhe ka jo pak probleme pas shkarkimit të kryetarit dhe riorganizimit, Puka në thesin e votave edhe e mesatarizuar të jetë nuk ndikon.
Në qarkun e Lezhës, po përpiqen që gjërat ti mbajnë në heshtje. Një degë me probleme dhe një kundërshtar të egër dhe të kriminalizuar. PD ka bashkinë dhe jo pak pakënaqësi. Individë nga Tirana po luftojnë të kapin drejtimin e saj. Duhet më ndryshe se në degët e tjera të Shqipërisë, por kjo nuk është garanci për fitore.
Tirana, është thesi i madh i mandateve. Një thes që PD e zbraz pa ndalim. Degë ku kryetarët janë zgjedhur me përplasje. Shumë prej tyre janë inaktive, zonat elektorale nuk mbulohen. Kryetarët sapo kanë marrë detyrat thejsht bejnë mbledhje formale dhe raportimi dhe njohja e realitetit është shumë e dobët. Ndonjë tek-tuk përpiqet të shfaqet apo veprojë, në përfundim Tirana ka një mungesë të theksuar organizmi edhe pse është pranë qendrës. Kavaja bastioni i PD-së, në zgjedhjet e fundit lokale dha një rezultat që as vetë socialistët nuk e besojnë, bashkimi i këtyre diferencave sjell jo pak probleme. Kamza dhe Vora duken më ndryshe, sistematikisht kanë sjellë vota për PD dhe nuk duket të ketë përplasje të forta apo klane që mund të ndikojnë negativisht.
Nga kjo analizë e mësipërme që verifikohet mjaft lehtë ka një përfundim. PD vuan nga përçarja në degë, mungesa e organizimit, apatia dhe vënia në shërbim të qeverisë, largime dhe dëbime diku. Një situatë që PD nuk e ka pasur as në vitin e saj më të keq 1997. Ndoshta sot PD është në ditën më të keqe për nga organizimi, veprimi dhe përfaqësimi elektoral nga baza në qendër.
Ndoshta taktika e Lulzim Bashës është ndryshe nga ajo e Berishës. Dje në opozitë punohej me bazën dhe strukturat, sot punohet me konferenca shtypi dhe përçarje nga organizimi në qendër.
Publikisht flitet dhe pretendohet për hapje, realisht e vërteta në bazë është shumë ndryshe.
Urdhër-arresti ndërkombëtar për Klement Balilin, i lëshuar n...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës...
Partia Demokratike ka dërguar në Kryeministri kërkesën për s...
Nga Idajet BeqiriNë këtë rrëfim të gjatë për eliminimin e kr...
Kryetari i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako doli sot në një de...
Nga David Bowie tek Mohamed Ali apo Fidel Castro, më poshtë ...
Policia e Shtetit ka zbatuar planin e masave për kapjen e sh...
Pedagogia dhe gazetarja Erenestina Halili, i ka kushtuar një...
Menjëherë pas deklaratës për mediat ku kërkoi shkarkimin dhe...
Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin ...
Një shtetas 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka us...
Documents additionally have the motive to speak about things...
Na pyesin:1. Po pse me Parti, a nuk u lodhem me 700 parti?2....
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër pasi dyshohet se...
Bllokimi i një makine nga shoqëria private e parkimit të mje...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot se do të k...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani në një prononcim telefoni...
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njof...
Deputeti i LIBRA, Ben Blushi, shkruan në rrjetet sociale se ...
Policia e Shtetit ne Itali ka prezantuar ne nje ceremoni mod...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...