LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video Ekskluzive/ Qytetari kundërshton me forcë policinë, i heq kapelën efektivit

14 Dhjetor 2016, 20:41, Aktualitet CNA

Policia Rrugore ka ndaluar sot në orët e para të mëngjesit një shtetas, i cili kishte parkuar makinën e tij tip Benz, pranë Unazës së Vogël në Tiranë.

Burime nga vendngjarja thanë për citynews se shtetasi në fjalë ka kundërshtuar me forcë efektivët e policisë rrugore.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit të sotëm, ku shtetasi në fjalë nuk ka pranuar të kontrollohet dhe të shoqërohet në komisariat nga policia. Ai ka shtyrë efektivin e policisë rrugore. Gjithashtu, shtetasi i ndaluar i ka hequr kapelën policit.

Pas disa minutash kundërshtimi ndaj forcave të policisë është dashur ardhur e një tjetër patrulle rrugore për të prangosur qytetarin.

Nga ana e policisë nuk ka asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ngjarjen./citynews.al

Më poshtë, video ekskluzive

Lajmet e fundit nga