Connect with Us

Skandali/ Prokurorja akuzon gazetarin e “STOP” për korrupsion aktiv

Aktualitet

Skandali/ Prokurorja akuzon gazetarin e “STOP” për korrupsion aktiv

Publikuar

-

Në fillim të muajit Tetor, kamera e fshehtë e “STOP” mundi të blejë një motor “Vespa” nga Rezervat e Shtetit, aty ku mbahen në ruajtje objektet e sekuestruara apo të bllokuara. Më pas, ky motor u risekuestrua dhe nisën hetimet.

Por në mënyrë të paprecedentë, Prokurorja Ida Ahmetlli guxon të verë nën akuzë për “korrupsion aktiv” gazetarin investigativ të emisionit “STOP”.

Ky i fundit risjell në vëmendje edhe një herë kamerën e fshehtë të transmetuar më datë 4 Tetor 2016, ku bëhet e mundur blerja e motorit.

stoppj32

Magazinieri – Si je?

Qytetari – Mirë, si dukesh?

Magazinieri – Unë jam magazinieri i Rezervës së Shtetit dhe si depozitim i kemi ne këtu, çfarë do nga ato ti? Pëllumbi ka plot. Ka nga nga bllokimi, që është bërë. Lidhu dhe një herë më Pëllumbin.

Qytetari – A do flasësh ti me Pëllumbin?

Magazinieri – Çfarë të them unë? Më lër një numër telefoni, flas unë me atë dhe takohemi bashkë pastaj. Mos të presësh fare ti.

Qytetari 06x xx xx xxx

Magazinieri – Edhe, dëgjo se as nuk njihemi, se shumë muhabet po bëjmë edhe…

Qytetari – Të të bëj një pyetje? Vespa ka këtu? Motorr.

Magazinieri –Vespa ka, janë nja dy copë, një ia kam vënë vetë, ajo s’ka dalë akoma, po ia tërheq unë atë graf, është e imja u them, është një e bardhë pastaj, një e kuqe, një e bardhë, ajo e kuqja është model i vjetër.

Magazinieri – Po ta jap unë dhe me jep sa të duash, mos e vrit mendjen.

Qytetari – Seriozisht?

Magazinieri – Për Zotin! Atë të kuqin po ta jap, të bardhin po e mbaj vetë.

Qytetari – Po sot nuk e shohim dot?

Magazinieri – S’e kam atë çelësin aty, nuk e di. Ja kur të dali ky, i themi a ka ardhur Pëllumbi. Nëse ka ardhur Pëllumbi, të vijë ai ta hapi dhe ta shohim. Atë po e bëmë, do e bëjmë pa letra.

Qytetari – Si ?

Magazinieri – Pa letra do e marrësh.

Qytetari- Ta shoh, sesi është një herë.

Magazinieri – Po shikoje o burrë, unë të thashë ty, mos e vrit mendjen.

Magazinieri – Ne ç’a do bëjmë tani, do shkojmë të shohim vespat po aty janë dërmuar, se kanë ardhur nga Policia Rrugore. Janë të xxx , grupet s’i kanë fare, leshi-preshi , do vish t’i hedhësh një sy, ato që kam përjashta.

Qytetari – Po.

Magazinieri – Mirë, mbarojmë këto dhe çohemi.

Qytetari – Po kështu me këto, ju del gjë?

Magazinieri – Ç’a të lenë ndonjë gjë. Ore magazinieri është aq i rëndomtë, po aq me shumë vlerë, e kupton Visin. Nuk është ndonjë punë, që të thuash të bësh lek, po është një punë, që po nuk rrodhi, do pikojë. Magazina ka një gjë, po nuk rrodhi, do pikojë. Siç do vish ti do thuash, ke për të marrë dhjetë sheqer, lëri dy shokut, bëjnë apo nuk bëjnë këto, për mua kanë vlerë.

stoppj33

Magazinieri – O Pllumbi a e ke atë apo 11, nuk është gjyshi, çelësin e motorëve… hajde po të presim atje.

Magazinieri – Këtë Peugeot kam qejf ta marr për vete. Këtë Peugeot 307.

Qytetari – Ka motor të madh ?

Magazinieri – 1.9 naftë.

Qytetari – Do me e marrë për vete këtë ti?

Magazinieri – Eeeee, ai slloni, që shitet dhe ky benzi këtu, që janë në shitje katër fenerësh 3.2. Hajde, se erdhi ky, hajde e shohim motorin.

Magazinieri 2 – Si je?

Qytetari – Si je, si dukesh?

Magazinieri – Shoku im.

Magazinieri 2 – Do bëjmë një tip inventari.

Magazinieri– Po mirë.

Magazinieri – Ky dhe ai tjetri është për mua d.mth. Po shikoje, si është shkalafit.

Qytetari – Tani një pyetje, më fal, se ndoshta po flas dhe kështu me dash me….

Magazinieri 2 – Mos e rruaj fare.

Qytetari – Me dashtë me i marrë.

Magazinieri 2 – Jepi drejtim.

Qytetari – Si do…

Magazinieri 2 – Jepi drejtim, ja ku e ke.

Magazinieri – Lëre, se e kam unë. Pllumo ikëm ne. Rrofsh, flasim.

Magazinieri – Hajde e shikoje këtë vespën e kuqe këtu. Kjo është. Komandant ikëm ne, rrofsh.

Magazinieri – Këtë të kuqen ta taksa ty, që e kam timen . Shiko tani, për vespën e ke në dorë. Për punë kohe mund ta marrësh shpejt, unë s’jam vetëm. Por po qe ashtu, flasim prapë. Unë do ta lë diku, a kupton ndonjë gjë, do marrësh në tel, do shoh mundësitë e mia dhe do të të them.

Qytetari – Kur të duash ti.

Qytetari – Çfarë do bëjmë, do e marrim?

Magazinieri – Me rob shpie e ke të marrë, po s’lejnë këta.

Qytetari- Sa lekë do ai?

Magazinieri – Më jep një 10 mijë lekësh, ngelim miq ne të dy, do u jap ndonjë kafe atyre, 2 mijë lekësh, 8000 mijë më ngelin mua, një 2 mijë lekësh do iu jap atyre.

Pas transmetimit të këtyre pamjeve filmike nisën hetimet dhe prokurorja Ida Ahmetlli ka anashkaluar institucionin e Televizionit Klan për të marrë informacion të mëtejshëm, duke marrë në telefon gazetarin.

LEXO EDHE:  STOP/ Skandali, vdekja e 22-vjeçares nga Pogradeci dhe versionet për shkakun

Ndërkohë vetë moderatori Saimir Kodra ka komunikuar me prokuroren, duke i kërkuar që të mos anashkalojë institucionin e Televizionit Klan, pasi gazetari nuk mund të dekonspirohet në këtë formë, sepse të tjera risqe hyjnë në lojë.

stoppj31

Duke e anashkaluar institucionin, prokurorja Ida Ahmetlli ka marrë një vendim, “Për marrjen e personit si të pandehur dhe njoftimin e akuzës”, duke e hetuar gazetarin e emisionit “STOP” në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Pavarësisht se kjo mund të jetë një tentativë e shëmtuar, por aspak e zgjuar për t’i mbyllur gojën pushtetit të katërt, një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur kurrë me emisionin “STOP”.

Kësaj çështjeje do t’i shkohet deri në fund, e po kështu zullumeve të sojit të prokurores Ahmetlli, që numërojnë para e pasurohen mbi hallet ekzistenciale të njerëzve të pashpresë. Kur ky fenomen ndodh me një gazetar investigativ, imagjinoni çfarë i ndodh një individi të pambrojtur.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Dorëzohet Eskobari i Ballkanit/ Klement Balili drejt Tiranës

LEXO EDHE:  Denoncimi në Fiks Fare/Parregullsitë e ndeshjes që shkrinë skuadrën

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Stop publikon skandalin/ Kamera e fshehtë, mësuesja harbute dhunon fëmijët 

LEXO EDHE:  Basha: "Të fortit" e Elbasanit u larguan me ndihmën e Ramës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: