Connect with Us

Shteti që emëron oligarkët

Aktualitet

Shteti që emëron oligarkët

Publikuar

-

Keno Kotorri

Po vërehet një dukuri, me siguri që rrënjët i ka të thella në shoqërinë shqiptare. Dukuria e lidhjes së biznesit me përkrahjen qeveritare. Dhe kjo jo si një shtytje e brendshme e individit, për të promovuar veten e tij, mbi bazë të aftësive profesionale, menaxheriale dhe shfrytëzimit të mirë të mundësive për zhvillimin që ka një vend.

Me përmbysjen e ekonomisë shtetërore ishin të shumtë ata që synonin të përfitonin nëpërmjet shtetit, lidhjeve dhe posteve politike të tyre e miqve, për të pasur një pozitë në zhvilllimin ekonomik të vendit, në burimet e tij minerare, energjetike, në tregëti me shumicë, transport e në bujqësi.

Ashtu siç qenë të shumtë ata që filluan nga një tregëti e vogël, nga prodhimi me tokën e tyre me aftësitë e tyre.

Grupi i parë që u faktorizua mund t’i quajmë me plotë të drejtë biznesmenë të emëruar, që hynë në ekonominë e tregut njësoj si të fuste në karrierë dikur tesera e partisë, lidhjet familjare(biografia e mirë)që të jepnin një punë të mirë, shkollim, strehim ndryshe nga shumica.

Pra pati një kundërvënie të biznesmenëve që u futën në ekonominë e tregut me prirjet dhe mundësitë e tyre dhe atyre që u emëruan si të tillë, atyre që iu dhanë kredi, biznese të gatshme(nëpërmejt privatizmit, ndonëse ishin të pakta ato që mund të përballonin e të mbijetonin në kushtet e Shqipërisë).

Vitet e fundit një numri shumë të vogël njerëzish që i mbijetojnë edhe ndryshimeve të qeverisjes iu jepen favrore të mëdha, konçesione, të cilat në mjaft raste nuk janë produkt i punës së sipërmarrësit, por funksione që deri më dje i kishte shteti.  Rasti më flagrant i kësaj janë të themi ai i check up, ku dikujt që nuk kishte asnjë lidhje me mjekësinë, thjesht për përzgjedhje politike a miqësore, apo deal të ndonjë zyrtari, iu dha e drejta që me paratë e shtetit të bëjë punën e shtetit. Ndërkohë që mjekësia shqiptare u zhvillua përmes lejimit të aktivitetit privat të klinikave stomatologjike, laboratorëve, farmacive dhe spitaleve private. Të cilat sollën një rritje për t’u admiruar të cilësisë së shërbimit pavarësisht të metave.

Do të ishte mëse normale që shteti t’i jepte mundësinë laboratorëve ekzistues që plotësojnë kushtet, e madje t’i ndihmonte për ta bërë këtë punë më mirë. Janë po këto njësi te të cilët njerëzit vazhdojnë të shkpjnë për analiza, sa herë kanë nevojë.

Pra me një “ndihmë”, me një mundësi këto laboratorë do të kryenin më së miri shërbimin e check up.

Ky ishte një aktivitet shtetëror që në vend të privatiziohej iu dha një personi pa asnjë lidhje me shëndetësinë për ta kthyer atë në një oligark. E nëjta gjë me dializën e do vazhdojë me siguri me të tjera si sterilizimi e ndonjë tjetër që do shpiket.

LEXO EDHE:  Artisti korçar telendis Edi Ramën/ “Turp për faqe të zezë, për këta intrigantë, servila, hajdutë të djersës së popullit”

Një shembull i dytë është që duke patur një institutt për krimet e komunizmit që paguhet me rroga shteti,mduke patur dy-tre struktura të tjera shtetërore për të përndjekurit, i jepet një personi që as e ka përjetuar Shqipërinë komuniste dhe as s’është muzeolog që të krijojë një biznes me atë ashtuajtrit Bunk’Art.

Sihurisht që ata që e krijuan këtë metodë krijimi oligarkësh, pra që disa individë të bëjnë atë punë që deri më dje e bënte shteti e jo ta bëjnë njerëz të aftë këtë gjë, e mësuan nga deformimi i dhënies me konçesion i aktiviteteve ekonomike prodhuese, pa dhënë garancinë e mjeteve financiare, aftësinë profesionale, moskalimin e konçesiomit te të tretët,  pra dhënie aksionesh pa përfunduar kontratën dhe një afat minimal të arsyeshëm për fillimin e punës. Ndryshe konçesioni bëhet i pavlefshëm pse i bllokon shtetit një aktivitet ekonomik që të është dhënë.

Rezultati i kësaj është që akoma e kësaj dite në tregun e lirë ofrohen licenca për konçesione minierash, hec-esh, universitetesh dhe askush nuk i revokon.

Një mënyrë tjetër për të favorizuar oligarkët është edhe krijimi i nocionit investitor strategjik që mund të kuptphet kur është fjala për shfytëzimin e nëntokës, burimeve energjetike, karburantet. Por është absurde që investitor strategjik është ai që ndërton 50 vila që janë për përdorim personal dhe nuk japin asnjë kontribut në ekonominë shqiptare. Apo të japësh tokën, qindra ha me qira të ulët se do të zhvillojë bijqësi intensive pa qenë bujk, në vend që të përdorej për kompensim dhe të futej në ekonominë e tregut si burim prodhimi.

Të gjitha këto forma të krijimit të oligarkëve kanë rezultuar të pasuksesshme në vendet e tjera sepse kanë vrarë nismën e lirë të qytetarëve. Por për fat të keq këto emërime oligarkësh bëhen nga ata që me të njëjtën mënyrë emërojnë deputetë me lista të hapura, drejtorë etj.. Koha do tregojë që pasojat do të jenë jo të mira dhe për oligarkët.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  “Qeveria e re greke larg aventurave majtisto-populiste”/ Shehu ka një pyetje për Ramën

LEXO EDHE:  Ish-anëtarja e Këshillit Kombëtar “masakron” Bashën/ Ja  rruga e vetme për rrëzimin e Ramës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Protestat në Shkozë/ Lame: Banorët kanë të drejtë, shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit

LEXO EDHE:  Të prekurit nga tërmeti akomodohen në hotele/ Sa do ta paguajë qeveria, çfarë përfshihet

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: