LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jam i fejuar, por më pëlqen masturbimi/ Ja përgjigja e mjekut

14 Dhjetor 2016, 22:50, Aktualitet CNA

“Kam pak kohë që kam filluar të kryej marrëdhënie seksuale. Jam 28 vjeç dhe gjatë aktit seksual, ka raste kur penisi nuk kalon plotësisht në ereksion, por përsëri e derdh spermën. Pastaj, ka momente kur e ndaloj aktin seksual. Theksoj se kam kaluar një traumë në fëmijëri. Zakonisht, bëj seks një herë në javë. Më pëlqen të masturbohem dhe e dashura ime ndihet shumë keq kur unë masturbohem duke parë filma dhe nuk kam dëshirë për të kryer marrëdhënie. Ju lutem, më qartësoni pak për problemin tim” pyet qytetari

Përgjigja e mjekut

Nëpërmjet letrës tuaj, kuptoj që keni nevojë patjetër për konsultën e mjekut. Ju po merrni një drejtim të gabuar. Masturbimi, jo se ndalohet, por është i pranishëm më shumë gjatë kohës së pubertetit. Me njohjen e një vajze dhe kryerjen e aktit seksual me të, nuk ka nevojë të merresh më me masturbim. Në rast të kundërt, e fejuara juaj ka plotësisht të drejtë dhe është një shqetësim për të. Kjo gjë duhet të jetë shqetësim edhe për ju, gjë që e shoh se nuk e kuptoni siç duhet. Duhet të shkëputeni patjetër nga masturbimi dhe ta arrini kënaqësinë seksuale, pra, orgazmën, me partneren tuaj, ndryshe, e ardhmja juaj do të jetë me probleme serioze. Kontaktoni me një mjek androlog për t?ju ndihmuar që të shkëputeni nga kjo dominancë.

Lajmet e fundit nga